Gentian Zenelaj, pasioni
i çmendur jashtë “2XL”-së

Gentian Zenelaj, pasioni <br />i çmendur jashtë “2XL”-së
Dihet tashmë prej kohësh që Gentian Zenelaj, aktori simpatik i shoë-t të humorit “Apartamenti 2XL” është një ‘fans’ i zjarrtë i motorrëve. Është e rrallë të të qëllojë ta shohësh Gentin rrugëve të Tiranës pa motorrin e tij të dashur.

Herë vetëm, e herë me Julin si pasagjer, Genti pjesën më të madhe të punëve që ka gjatë ditës, i kryen me motorrin e tij. Duke njohur mirë këtë pasion të aktorit, organizatorët e maratonës së motorrëve ‘Vespa’ nga Tirana në Shkodër e ftuan Gentin t’i bashkohej këtij aktiviteti në statusin e të ftuarit VIP.

gentjan zenelaj

Në këtë organizim për të apasionuarit e motërrëve ‘Vespa’, kishte pjesëmarrje nga Italia, Kosova dhe Shqipëria. Itinerari që kanë ndjekur të apasionuarit e ‘Vespës’ ka qenë nga Tirana, në Durrës e më tej në Shkodër.

Ky udhëtim ka zgjatur tri ditë dhe për pjesëmarrësit kënaqësia ka qenë e dyfishtë, pasi përveç xhirove të gjata me motorrin e tyre të preferuar kanë shijuar edhe batutat e Gentit përgjatë gjithë rrugës. Gentian Zenelaj është i angazhuar prej më shumë se tre vitesh si aktor në spektaklin e humorit “Apartamenti 2XL”, që transmetohet çdo të dielë në ekranin e “Vizion Plus”, duke u shndërruar kështu në një figurë shumë të dashur për publikun shqiptar.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re