Getoar Selimi "hapet" mbi jetën private, mohon lidhjen me Marina Vjollcën

Getoar Selimi
Getoar Selimi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit mbi dyshimin që mund të ishte në një lidhje të re.

Ai ka ndarë së fundmi një foto në faqen e tij zyrtare Facebook ku shihen disa gota me verë, ndërsa në mbishkrim shihet shkronja “M”, e cila tashmë është këmbyer me MMV.

Sipas mediave kosovare kjo “M” i drejtohej Marina Vjollcës dhe për të konfirmuar të vërtetën nga goja e Getoarit, mediat kosovare kanë realizuar një intervistë me yllin e muzikës Hip Hop.



Getoari ka mohuar që është në një lidhje me Marinën duke thënë që e ka mikeshë të mirë, ashtu siç ka edhe shumë të tjerë në Shqipëri miq ose kolegë.

Shkronja “M” sipas tij i drejtohet këngës “MMV”, por ka ndodhur që ka shkruar vetëm njërën shkronjë siç mund të kishte shkruar vetëm “V”.



Getoari shprehet se në karrierën e tij artistike e ka ngritur puna dhe jo skandalet mediatike, ndaj dëshiron që publiku ta dojë për muzikën dhe jo thashethemet.

Këngëtari shprehet se ndodhet në Tiranë për punë, por nuk ka dashur që të flasë për projektet e ardhshme.

E sigurtë është që ai po punon për të sjellë diçka të re ndaj edhe është në lëvizje.
Redaksia Online
(g.m/Redaksia Online)
 
 

88/2
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol