Gigi Hadid së bashku me të motrën, Bella Hadid, e kolegë të tjerë, do të duhej të shkonte në 28 nëntor në pasarelat e Shangait në Kinë, për të performuar për të famshmen Victoria's Secret.
/Shqiptarja.com
Ndonëse shumë e lumtur për këtë fakt, ëndrra e Gigit është shkëputur në mes sepse ajo nuk lejohet të udhëtojë në Kinë.
Shkak për këtë është bërë një video e postuar në rrjetet sociale nga modelja, shkurtin e kaluar, ku shfaqet duke luajtur me një biskotë në formën e Budës.
E trishtuar për këtë fakt, modelja shkruan në Twitter se e adhuron familjen e Victoria's Secret, dhe se ndonëse jo e pranishme, do ti mbështesë ata me zemër.
Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com









