Gjata rrëzon Manastirliun: Rritja e të infektuarve jashtë parashikimeve, mjekët u 'relaksuan' në drejtim të Covid-it

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata ka rrëzuar pretendimet e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka deklaruar se shtimi i rasteve me koronavirus në Shqipëri është brenda parashikimeve. Sipas Gjatës, me hapjen e vendit dhe rifillimin e aktiviteteve rritja e rasteve pritej, por ajo është më e lartë sesa parashikimet.

Në një intervistë për emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv Gjata tha se  relaksimi i shqiptarëve, por edhe i personelit mjekësor ishte një nga arsyet kryesore të përhapjes në masë të koronavirusit.

"Pas hapjes, fillimet të aktiviteteve pritej një rritje dhe kjo rritje ndodhi, por është një rritje më e lartë sesa parashikimet. Kjo tregon që nuk janë duke u zbatuar masat, distancimi social, mbajta e maskave etj. Pati një lloj relaksimi të shoqërisë pas hapjes. Unë besoj që kjo është arsye kryesore. Virusi ka qenë gjithmonë këtu nuk ka ikur. Virusi është duke u përhapur dhe kjo është në dorë të qytetarëve. Duhet të zbatojmë rekomandimet që mos ndodhemi në situatë të papëlqyeshme", u shpreh Arben Gjata.  

Gjatë nuk beson në rikthimin e karantinës, pasi sipas tij rritja e rasteve do të ndërgjegjësojë shqiptarët.

"Nuk besoj që do kthemi në karantinë. Unë shpresoj që shqiptarët të ndërgjegjësohen. Njerëzit, por jo vetëm njerëzit  dhe personeli shëndetësor patën një relaksim. U duk sikur virusi iku. Por duhet të mësohemi me normalitet të ri, jo me normalitetin e dikurshëm", deklaroi Gjata. 

Sa i takon spitaleve, të cilat kohët e fundit janë kthyer në vatra infkesoini, Gjata u shpreh se është e vërtetë që spitalet jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën janë rrezik potencial për përhapjen e virusit.

"Ja më larg se pardje spitali i Romës kishte 93 raste me koronavoirius. Pra spitalet janë qendrat më të riskuara dhe mund të shërbejnë si burim infeksioni. QSUT duke patur numrin më të madh të shtretërve gjithmonë ka qenë i riskuar. Me hapjen e QSUT është shtuar fluksi i pacientëve dhe fluksi i punës dhe mund të ketë pacientë bartës, por pa shenja klinike. Pra çdo spital është nga vendet më të risktuara për të përhapur covidin", u shpreh Arben Gjata.

Sipas rektorit të Universitetit të Mjekësisë, kurba do të fillojë të bjerë, pasi edhe është edhe sezoni që e bën virusin mos jetë shumë agresiv.

"Unë besoj se kjo ka të bëjë me sezonin. Sipas kolegëve tanë të infektivit rastet nuk janë shumë të rënda dhe ndryshimet që vihen re në analiza janë më të lehta. Është sezoni që përmirëson imunitetin e organizmit. Nëse ne këtë situatë do ta kishim në dhjetor do të ishte shumë më e rëndë sesa tani, sepse përveç covidit do të kishim edhe viroza të stinës", u shpreh më tej Gjata.

Nëse rregullat që janë shkruar në letër zbatohen, Gjata tha se plazhet nuk përbëjnë problem për përhapjen e koronavirusit.  Ndërsa theksoi se deri në daljen e vaksinës të gjithë duhet të mësohemi me një mënyrë të re jetese, duke mbajtur distancim nga persona të tjerë dhe duke respektuar higjienën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia