Në protestën e tretë kombëtare të PD, nënkryetari Agron Gjekmarkaj ka vijuar me akuzat kundrejt qeverisë duke thënë se Rama po mbron Ballukun.
“Në pushtet për të ruajtur veten është gati ta asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë, ta marrë peng atë, të marrë peng parlamentin, të grisë kushtetutën nëpërmjet tiranisë së shumicës abuzuese. Ne nuk do ta lejojmë. Dje, Edi Rama hoqi dhe maskën e fundit, për të mbrojtur zëvendësen e vet Belinda Ballukun, për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur një labirint prej minotauri që e ka ndërtuar vetë, në të cilin po humbet shpresën një shoqëri e tërë. Në këtë labirint, alternativa e vetme që u ofrohet njerëzve është depersonalizimi, të mos mendosh, të mos ndjesh, të mos reagosh, të jesh i nëpërkëmbur, t'i bësh të gjitha këto siç i kërkon sistemi. Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia fillon të vdesë ngadalë”, tha Gjekmarkaj.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta/ Breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë sapo Berisha mbyll fjalimin! Militantët hedhin lëndë piroteknike në mes të policëve te Kuvendi












