‘Gjenerali’ i Tiranës Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu: Jam sëmurë

‘Gjenerali’ i Tiranës Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu: Jam sëmurë

Nehat Kulla

Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu, kur i ka mbetur edhe një vit për të vuajtur nga dënimi. Ai u arrestua 13 vite më parë, ndërsa u dënua me 20 vite, por pas disa uljesh, i kanë mbetur edhe 12 muaj, që kërkon ti vuajë në shtëpi. Pak javë më parë Kulla përmes avokatit i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë me kërkesën për lirimin nga burgu. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga avokati i tij, Detar Hysi.

I ashtuquajturi ‘Gjenerali’ që krijoi një ‘komisariat policie’ në Kinostudio në vitin 1997, përmes avokatit që ka përgatitur raportin kërkon lirimin me arsyetimin e sjelljes së mirë, por edhe problemeve me shëndetin. Kërkesa e Kullës, që po vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës po gjykohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri.

Nehat Kulla u dënua për vrasjen e Halim Gjuzit, ish-shofer i ish-zv/ ministrit të Arsimit Halit Shamata. Ngjarja ndodhi më 29 korrik të vitit 1998 në Golem të Kavajës, në kohën kur Gjuzi po udhëtonte drejt Durrësit me gruan dhe fëmijët. Ai u arrestua në vitin 2005, ndërsa u dënua me 20 vite burg, por 5 vite iu ulën.

Banda e Nehat Kullës
Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej ‘Gjenerali’ pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.


Regjistrimi i shqyrtimit te kerkeses se Nehat Kulles

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noci: 24/07/2018 22:23

    Rri o trim

    Përgjigju
  • Fredi: 24/07/2018 09:46

    Keni harruar te thoni qe Komisar Edmond Koseni ne Elbasan ja nxorri qumshtin e nenes ketij bastardi vrases kur e arestoi megjithe eskorten e leshit. Pastaj ju bente postbllok pa hypur ne qaf krrabe cubave qe vinin e vizitonin. Ne kohen qe u vra shoferi, Hali Shamata ka qene minister i brendshem dhe vrasja nuk qe rastesore. I vellai i ketij vrau pa shkak komisionerin e Edi Paloqes ne zgjedhje. Ne ate kohe i mbeshteste Shpetim Idrizi sepse ishte me PS. Mallkuar qofshin amnistite qe bene keta dy here rresht duke nxjerre sa e sa kriminele nga burgu. Asnje dite mos ti falin, ti bej te plota ndyresira. Gjithe ato vrasje dhe del i lire mbas 12 vitesh, cfare skandali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë