Gjenerali Piro Ahmetaj i ashpër ndaj Bashës: Vish opingat e Sheros dhe largohu kokulur! Shko shkruaj librin 2 me dështimet e tua

Gjenerali Piro Ahmetaj i ashpër ndaj Bashës: Vish opingat e Sheros dhe largohu kokulur! Shko shkruaj librin 2 me dështimet e tua

Lulzim Basha dhe Piro Ahmetaj

Gjenerali Piro Ahmetaj është bërë bën thirrje Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen dhe të largohet nga posti kryetarit të PD pasi humbi në zgjedhjet e 25 prillit, duke u bërë pjesë e demokratëve të zhgënjyer. Ahmetaj ka shpërthyer disa herë ndaj Bashës ku fillimisht i premtoi se do të bëhej deputet dhe më pas nuk e futi fare në lista.

Për gjeneralin zgjedhjet e 25 prillit janë dhuruar dhe janë shitur nga Lulzim Basha dhe se përtej përpjekjeve të Bashës me ankimimet kërkon të justifikojë humbjen e tij. Ai shkruan se është fakt që Rama do të qeverisë edhe 4 vite të tjera dhe se tashmë zgjedhjet janë certifikuar nga ndërkombëtarët.

Ahmetaj ka ironizuar edhe librin e Lulzim Bashës dhe deklaratat e tij ku shkruan se tashmë duhet të ik nga PD dhe të shkruajë librine dytë me misionet e humbura, ashtu si përrallat me meritat për anëtarësimin në NATO dhe vizat.

Ai shpreh bindjen se demokratët do ta çlirojnë partinë e pushtuar për 8 vjet nga Basha me grupin e tij.

“Kam marrë disa mijëra mesazhe me vlerësime dhe rezerva të forta mbi qëndrimet e mija para/pas humbjes turpëruese të radhës të Lulëzim Bashës ! Në pamundēsi tju përgjigjem emër për emër, b/l po ndaj artikullin e fundit, ndërsa në vijim gjeni 5 mesazhe përmbledhëse:

Së pari, për demokratët e dëshpëruar por me arsye të shëndoshë: “Zgjedhjet e 25 prillit edhe janë dhuruar, edhe janë shitur edhe janë humbur nga Lulezim Basha”. Ndërsa siç dihet, zgjedhjet janë çertifikuar nga faktorët ndërkombëtarë dhe kështu megjithëse i besdisur nga “Gjonmarkaj në vend të Gjuzit”, është e sigurt që “Sulltan-Rama” do kalërojë edhe 4 vitet që vijnë ! 

Arkat me ankimimet në SPAK për vjedhjet e Ramës, Doshit, Qifes dhe shpërdorimi i metëjshëm i PD për të justifikuar humbjen, është akt i fundit i papërgjegjshmërisë  cinike të kryetarit në ikje!

Kujtoni hetimet për Dushkun 01, Tërmetin 2017, etj që shërbyen si rekomandime për zgjedhjet pasardhëse por në asnjë rast nuk e ndryshuan rezultatin!!

Histeritë se: “beteja vazhdon, do vesh opingat dhe ngjesh gjerdanët për të dalë malit” apo mashtrimet cinike të anal-istëve të punësuar me byrek në portalet e kunatit, se: “udhëheqësi i lavdishëm dhe kostum Euroatlantike”, por pa këllqe dhe pa asnjë fitore në 8 vjet:  “në mos në Tetor 2021 në Mars 2022”, do ta rrëzojë Ramën etj, janë si pabesi tinëzare të mavro kapitenit të mbytur që kapet pas …,  karriges le të themi deri në vdekje!

Duke parë në sy këtë të vërtetë, çdo ditë e humbur nuk i shërben as karriges së vulëhumburit dhe as të ardhmes së PD që nëse vijon me: “grusht bashkuar rreth udhëheqësit të rrethuar nga agjentët e Ramës” dhe kauzat cinike të Markut të Komisionit i thënçin tē drejtuar/poshtëruar nga një spiun i sigurimit dhe diskretituar për produktet, PD kërcënon seriozisht të humbasë edhe zgjedhjet e 2025!

Së dyti, kështu (fatkëqësisht për karrierën) si ish-këshilltar, e përsëris thirrjen publike për Lulin, që pas humbjes turpëruese të 25 prillit, kokëulur para demokratëve të japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të PD, post që siç e dinë edhe muret e selisë së PD i është dhuruar në 2013 dhe është vetë-emëruar pa asnjë meritë dhe pa asnjë dinjitet në 2017!

Komedia e “kamikazit pas karrikes” s’do ti shërbejë as PD, as vendit por si lëndë e parë për librin-2 me misionet e humbura, ashtu si përrallat me meritat e Lulit për anëtarësimin në NATO, vizat, rrugën e kombit, tunelin e Elbasanit, që nuk besoj se do i lexojë askush, përveç kompanisë familjare, e vetmja që ka dalë me bilance të majme nga kjo opozitë 8 vjeçare.

Kështu, Basha është përgjegjës jo vetëm për humbjen rraskapitëse të zgjedhjeve në 2021, për humbjen dëshpëruese 2017; për 2 zgjedhjet lokake (2015 & 2019), për mungesën foshnjarake të përballjes me oponentët dhe kontribuesit, por mbi të gjitha për keq-katandisjen e PD-2021!

Për demokratët qëndrestarë, kujtoj vetëm zgjedhjet e 2017, ku Basha shpërdoroi PD në një qeveri delirantësh pa emër dhe fitoi vetëm 43 deputë sekserë, ndërsa Lulezimi u zgjua vetëm për të mbajtur me dhëmb por pa integritet karrigen e Kryetarit.

Së treti, një mesazh për skuadrën me 12 kryetrimat e deleguar, që pas dopios së rakisë konfirmonin se do fitonin mbi 84 deputëtë; porositën Kalin e Kryeministrit për Bashën, ndanë postet për 150 ministra, 500 zëvendësa, 3000 drejtorë/e doganash, policish, etj si dhe çdokush nga të emëruarit e listës që kanë fituar më pak se 25 % të herësit (ose më pak se 2500 vota) = të japin dorëheqjen nga mandati deputetit, që u është dhuruar pa asnjë meritë por në kurriz të demokratëve!

Të tjerat janë pallavra inferiorësh që do e turpërojnë kuvendin e RSh dhe PD edhe për 4 vitët që vijnë!

Së katërti, ndersa PD është themel i pluralizmit, mbetet nevojë ulëritëse dhe mision fisnik për ta shëruar, transformuar dhe frymëzuar si një projekt fitues për demokracinë funksionale si gjithë europa.

Nuk është e lehtë, është një ndërmarrje shumë e vështirë por jo mision i pamundur për njerëzit e lirë!

Uroj dhe besoj që demokratët, veçanërisht gjenerata e lindur në liri do ta çlirojnë kështjellen e pushtuar për 8 vjet nga Basha@co & garda e rambo-seksereve! 

Së pesti, ri-konfirmoj se nuk i jam bashkuar asnjë grupi apo individi që ka si qëllim, vetëm karrigen e Kryetarit humbës.

Në të kundërt mbetem ushtar i Atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri dhe përunjësi për mbrojtjen e interesave Kombëtare dhe vlerave euroatlantike në RSh si në SHBA dhe në të gjithë Evropën!”– shkruan Ahmetaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tafili: 15/05/2021 19:30

    Ç farë demokrat janë këta?! Këta janë llumi i Shqipëtarve , asgjë më shumë!

    Përgjigju
  • Fshati: 15/05/2021 18:26

    Basha ka vetem nje zgjidhje, mos te pranoje mandatet.

    Përgjigju
  • Vicidi: 15/05/2021 17:36

    Rrnofte Berisha rrnofte Flamur Noka kryministri i duhur per Shqipnin

    Përgjigju
    • Shkodran: 16/05/2021 11:48

      Ti qenke me trap se Flamur Noka Ai eshte xhubleta antiplumb i kriminelit shqiptar Berisha

    • Rrodhe: 16/05/2021 10:46

      Flamur Noka haaaaa do jete turpi i vendit ai eshte kriminel

  • Kasem gahinji: 15/05/2021 16:58

    Nje shembull i keq se si mund te degradoje nje ushtarak ,aq me teper madhor. Police kemi pare.

    Përgjigju
  • Beni: 15/05/2021 15:09

    Po pse duhet t"ju votoje populli juve,,pd dhe lsi,,per te vjedhur e per te vrare,,kurre me.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre