Ndërsa Tiranën e ka mbytur shiu, një panoramë piktoreske e mrekullueshme më kapi syri në sfondin e korrespondentes së CNN ndërsa raportonte live nga Montreux i Zvicrës mbi konferencën Gjeneva II, ku zyrtarisht po zhvillohen bisedimet e paqes për Sirinë. Ishte padyshim një pamje e mrekullueshme e liqenit Gjeneva që ndodhet në këmbet e alpeve në kantonin zviceran Vaud, që ta qetësonte mendjen, aq sa nuk më la të përqëndrohesha shumë tek fjalët e korrespondentes së CNN. Por ndërsa ajo fliste, para syve mu shfaqen disa pamje makabër.
Natyrisht nuk ndodhi gjë aty për aty, të kuptohemi, por më erdhën në mendje fotografitë e publikuara vetëm një ditë më parë po nga gjigandi amerikan CNN, dhe e përditshmja The Guardian, të torturave çnjerëzore në Siri. Bëhet fjalë në fakt për një raport të publikuar nga një grup prokurorësh ndërkombëtarë dhe ekspertë të mjekësisë ligjore që denoncon hapur e me prova vrasjet në shkallë masive nga regjimi i Bashar al Assad. Trupa të gjymtuar nga torturat dhe mbushur me plagë tregojnë qartë se nuk është më një konflikt por një luftë dhe siç thonë autorët e raportit vërtetojnë makinën e vdekjes të këtij regjimi.
Një nga autorët e këtij raporti është edhe David Crane, i cili pati qënë në krye të procesit kundër diktatorit liberian Çarls Tejlor, i gjykuar në gjykatën speciale të Sierra Leones. Sipas tij këto fotografi të tmerrshme mund të mbështesin akuzat për krime kundër njerëzimit pa asnjë dyshim. E ndërsa unë kujtoja këto imazhe të tmerrshme, korrespondentja e CNN vazhdonte të raportonte për bisedimet në konferencë duke shfaqur shpesh pamje të “kokave” që janë mbledhur në Montreux.
Me mendjen tek fotografitë makabre, po shihja sekretarin britanik William Hague ndërsa buzëqeshte për gazetaren duke i thënë hapur se nuk duhet pritur shumë nga kjo konferencë bisedimesh, çka në fakt është thënë e stërthënë edhe përpara se të niste ky eveniment ku janë mbledhur delegatët e 40 vendeve të botës e po shijojnë mes bisedimesh intensive e dramatike padyshim edhe peisazhin e liqenit Gjeneva në një prej hoteleve më luksoze të kantonit zviceran. Por përtej buzëqeshjeve që më ngatërrohej me imazhet që të kujton tmerrin që po përjeton një popull i tërë, më duhet të them se bëhet fjalë për një tjetër iniciative që në fillim e dështuar. Por jo sepse kështu e mendoj unë por për disa arsye logjike.
Së pari, kjo është Gjeneva II, çka do të thotë se ka patur një tentativë të mëparshme për bisedime e cila nuk arriti dot një zgjidhje për luftën në Siri. Po çfarë ndodhi në Gjeneva I? Bisedimet u zhvilluan në qershor të 2012-ës po në Montreux e bukur të Zvicrës dhe natyrisht me qëllimin e mirë për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën civile që kishte kapluar Sirinë, i njëjti refren që po dëgjojmë dhe sot në fakt. Natyrisht ministrat e jashtëm të 5 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit bashkë me shumë vende të Lindjes së Mesme dënuan dhunën kundër popullsisë civile dhe miratuan një deklaratë të përbashkët për këtë ku shpallnin publikisht e botërisht angazhimin e tyre për të punuar urgjentisht dhe intensivisht për ti dhënë fund dhunës dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut në Siri si dhe për të nisur një proces politik.
U ra dakord që të gjitha palët në këtë konflikt do të implementonin planin 6-pikësh të hartuar nga i dërguari i paqes në Siri Kofi Anann. Por marrëveshja nuk u implementua kurrë dhe në fakt Anann, ish shefi i suksesshëm i OKB-së madje hoqi dorë nga ndërmjetësimi i konfliktit sepse nuk pa asnjë rrugëzgjidhje diplomatike për situatën. Në atë që u ra dakord në Gjeneva I, përfshihej edhe një draft për një proces tranzitor politik me krijimin e një qeverie tranzitore në Damask ku do të përfshiheshin përfaqësues të regjimit dhe të opozitës, çka tani tingëllon sa qesharake aq edhe absurde. E si mund të bashkëqeverisin vendin diktatori me viktimat e tij? Pra Gjeneva I ishte një dështim i pastër, duke mos krijuar dot as kushtet më minimale për të vijuar bisedimet mes palëve. Dhe këtë e vërtetoi mënyra se si degradoi edhe më shumë konflikti në muajt që pasuan për të arritur deri sot kur flasim për tortura çnjerëzore.
Së dyti, në konferencën aktuale janë të gjithë, jo të gjithë në fakt , mungon një shtet i rëndësishëm, Irani, pa ndihmën e së cilit duket se kjo krizë vështirë të zgjidhet me diplomaci. Irani nuk u ftua në këtë konferencë me kundërshtimin e SHBA-ve, pavarësisht se për të dërguarin e paqes nga OKB dhe Liga Arabe, Lakhdar Brahimi, Irani duhej të ishte në atë tryezë, çka është pohuar më pas edhe nga vetë shefi i OKB-së Ban Ki-moon.
Ky i fundit në dhjetor e pranoi se Irani është një fuqi e rëndësishme rajonale kështu logjikisht duhet të ishte pjesë e bisedimeve, pa harruar faktin se është aleati më i fortë në rajon i Bashar al Assad dhe është thellësisht i përfshirë në këtë konflikt. Dihet që Teherani ka qënë aleat i familjes së Assad që prej 1979 dhe e furnizon regjimin me para, karburant, armë e madje edhe luftëtarë. E ndërsa kjo gjë ka bërë që Irani të kritikohet ndërkombëtarisht, pikërisht për këtë arsye duhej të ishte në atë tryezë. Sepse siç është dhe ajo shprehja që paqen nuk e bëjnë spektatorët por palët në luftë, dhe një palë e rëndësishme është edhe Irani.
Aq më tepër që Teherani ka deklaruar hapur se ka për qëllim të arrijë një marrëveshje paqe duke lënë të kuptohet se është i gatshëm të tërheqë shiitët islamikë që luftojnë përkrah Assadit. Natyrisht pati shumë kundërshtime për të mos e ftuar Iranin dhe interesa të pastra strategjike nga disa vende siç janë shtetet arabe të Gjirit që duan të reduktojnë ndikimin iranian në rajon. Por pavarësisht të gjithave, kishte më shumë arsye për ta ftuar se sa për të mos e ftuar Iranin në këtë konferencë. Aq më tepër që motivi zyrtar i përdorur për të mos e ftuar ishte se Teherani nuk pranoi marrëveshjen e Gjeneva I, që i referohet deklaratës së 30 qershorit 2012 pas përfundimit të konferencës së parë.
Në fakt Teherani nuk i pranoi konkluzionet e konferencës së parë të dështuar, por në mënyrë ironike, arsyeja ishte thjesht sepse asnjë delegacion iranian nuk u ftua në takimin e 2012-ës. Dhe rezultati ishte krejt e kundërta nga çfarë donin të arrinin pjesëmarrësit, Teherani e ka rritur edhe më shumë përfshirjne e tij në konfliktin në Siri. Izolimi i Iranit pra nga bisedimet e paqes nuk është dhe s’ka qënë kurrë një alternativë realiste dhe e dobishme, çka përbën një tjetër motiv për të besuar se kjo konferencë e radhës është gjithashtu e dështuar.
E ndërsa Irani nuk është i ftuar, në konferencë marrin pjesë disa vende që jo vetëm s’kanë asnjë lidhje me konfliktin por të duket absurde që ato janw në atë tryezë përveçse për ta bërë më pompoz evenimentin.
Dhe pikërisht tek pjesëmarrësit qëndron dhe arsyeja e tretë që na nxjerr sërish tek logjika e dështimit të kësaj iniciative. Të gjitha vendet pjesëmarrëse padyshim që duan paqen e ti jepet fund vrasjeve të njerëzve të pafajshëm por interesat e tyre në konflikt dhe mbi të gjitha qëndrimi ndaj luftës është i ndryshëm, çka do të thotë se nuk kemi një qëndrim të unifikuar të shteteve më të rëndësishme për të përballuar arrogancën e Asadit që u shfaq live përmes qëndrimit të ministrit të Jashtëm sirian Walid al-Moallem.
Që në fillim u pa qartë se të ashtuquajturat fuqitë e botës kanë qëndrime të ndryshme ndaj mënyrës se si duhet t’i jepet fund këtij konflikti por të fokusuar më shumë tek fati i Bashar al Assad. Për SHBA-të, presidenti sirian nuk duhet të jetë më pjesë e qeverisë tranzitore që duhet të krijohet, por në krahun tjetër është Rusia, që nuk ka lejuar deri më tani dhe as nuk duket se do ta bëjë, që Asad të dalë jashtë loje, duke insistuar që presidenti të përfshihet në këtë proces. Ndërsa Kina shfaqet disi më e kujdesshme për të mos mbajtur anë duke deklaruar se i takon popullit sirian të caktojë fatin e vet. Nga ana tjetër vendet arabe nuk kwrkojnw që Asad të hiqet nga pushteti por duan dobësimin e tij.
E vetmja arritje, të paktën e deritanishme por që duket se do të jetë edhe deri në fund të kësaj konference është se për herë të parë, që prej fillimit të konfliktit në 2011-ën, janë ulur ballë përballë njëri tjetrit përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës siriane. Por edhe në këtë përballje ka dy probleme që pengojnë arritjen e ndonjë marrëveshje. Së pari është qëndrimi krejt i kundërt dhe pa asnjë pikë takimi, që pamë të gjithë nga deklaratat në hapje të konferencës.
E ndërsa ministri i Jashtëm sirian Walid al-Moallem paralajmëroi se askush jashtë Sirisë nuk ka të drejtën të heqë presidentin e vendit duke akuzuar madje disa vende pjesëmarrëse se i kanë duart të lara me gjak, nga ana tjetër kreu i Koalicionit Kombëtar Sirian, grupit opozitar që mbështetet prej perëndimit, Ahmed al-Jarba, tha se çdo diskutim që përfshin qëndrimin e Asad në pushtet, për ta i jep fund bisedimeve. Ndërsa problemi i dytë është problemi i legjitimetit me të cilat përballen të dyja palët sepse shumica e popullit sirian në fakt nuk është e përfaqësuar në këtë konferencë.
Shumica e sirianëve duan ti jepet fund gjakderdhjes ndërsa regjimi dhe opozita i besojnë mbi të gjitha alternativës ushtarake. Assad e ka humbur legjitimitetin pas këtyre krimeve makabre por as opozita nuk është legjitime sepse s’ka votën e popullit. Kështu as protagonistët më të rëndësishëm të këtij takimi nuk mund të thuhet se përfaqësojnë vullnetin e popullit sirian. Ndaj në fund të kësaj konference, pjesëmarrësit do të dalin sërish me një deklaratë, do të premtojnë sërish që duan ti japin fund konfliktit e do të buzëqeshin para kamerave nën sfondin e mrekullueshëm të liqenit Gjeneva. Por ndërkohë në Siri, njerëz të tjerë të pafajshëm do të jenë vrarë ndërsa agonia e këtij populli vazhdon….
Shkrimi u publikua sot (24.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com