Një vogëlush gjeni është shpallur specialisti më i vogël në botë për kompjuterat. Ai quhet Ayan Qureshi dhe është vetëm 5 – vjeç. Qureshi kaloi provimin Microsoft Certified Professional, themelor për qualifikimin si ekspert IT.

Ky test i Microsoft normalisht bëhet nga të rriturit, përpara se ata të diplomohen nga Universiteti, pasi është shumë i rëndësishëm për punëdhënësit. Alyan fillimisht rrezikoi të mos pranohej për këtë test për shkak të moshës së tij të vogël.

Vogëlushi i talentuar nga Coverty, Britani e Madhe, e kaloi provimin jo vetëm në mënyrë të shkëlqyer por edhe në një kohë rekord. Ai e përfundoi atë dy orë përpara limitit. Deri më sot, gjeniu më i vogël në kompjutera ishte 6 vjeç e gjysëm. ATSH