Kandidati demokrat Gjergji Mero gjatë vizitës së tij në disa fshatra të Korçës të njohura për prodhimet bujqësore në të gjithë Shqipërinë tha se fshati duhet të kthehet në një motor për zhvillimin ekonomik të Korçës.
Gjatë fjalës së tij me banorët e këtyre fshatrave Mero theksoi se politikat dhe programi i bashkisë së re ka përfshirë lehtësi fiskale, mbështetje subvencionesh për fermerët, ngritjen e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore dhe përmirësimin e infrastrukturës si rrugë, kanalet vaditëse,
Banorët e fshatit Dvoran, i njohur për mollët dhe qershitë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me mungesën e një tregu efikas për prodhimet e tyre pasi ata kanë mbetur stok. Ata vunë theksin se importi i produkteve të rajonit, po rrënon punën dhjetëra vjeçare të fermerëve të Korçës.
“Ne jemi braktisur nga qeveria pasi nuk u realizua ngritja e magazinave të grumbullimit, u rritën taksat e transportit, ujit dhe dritave dhe nuk u shpërndanë subvencionet tek fermerët në nevojë”- thanë banorët e Dvoranit.
“Me bashkinë e re, ndër vendimet e para do të jetë ngritja e pikave të grumbullimit dhe tregtimit, kanalizimet e ujërave të zeza dhe përmirësimi i lidhjes së fshatrave me aksin nacional,- u shpreh Mero.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com