‘Pa kontroll’ është kënga që fitoi çmimin e parë në festivalin ‘Kënga Magjike’, ku erdhi në një bashkëpunim të Aurela Gaçes dhe Young Zerkës. Kjo këngë u kthey në pak kohë në hitin e shqiptarëve pasi spikati për energjinë deh ritmin që përçonte.

Së fundmi, këngëtarja shumë e dashur për publikun ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku shihet se kënga e saj dhe pikërisht kërcimi i Aurelës përdoret në Gjermani në një klasë ku mësohet zumba.

“Kjo ishte e fortë. Jo po si ma morën lëvizjen. Trefazori hyn në punë për zumba”, ka shkruar Aurela pranë videos ku shihet instruktori duke i mësuar të pranishmëve lëvizjen.