/ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel premtoi sot se do ta shoqëronte në mënyrë konstruktive procesin e reformimit të Bashkimit Evropian kërkuar nga Britania e Madhe, pa përjashtuar modifikimin e traktateve evropiane që shqetësojnë shumë vende anëtare.
Duke e ftuar të flasë tashmë për reformat e kërkuara nga Londra, më pas për përfshirjet institucionale, ajo u shpreh në një konferencë të përbashkët shtypi me David Cameron, se kur dikush është i bindur për një ide, nuk mund të themi se një modifikim i traktateve është i pamundur.
Merkel, nga ana e saj, ka mbështetur idenë e ndryshimit të Traktatit të Lisbonës gjatë viteve të kaluara, në mënyrë që të sigurohet një integrim edhe më i mirë i vendeve të Eurozonës.
"Atje ku ka vullnet, ka një rrugë", konfirmoi kancelarja dhe më pas kryeministri britanik.
Ky i fundit ka vijuar në Berlin turneun evropian për të mbështetur planin e tij për reformimin e BE-së, para një referendumi mbi qëndrimin e Britanisë në BE.
Një ditë më parë në Paris, David Cameron u kërkoi partnerëve të Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të tij të jenë më fleksibël dhe imagjinativë për reformimin e BE-së.
Ai përsëriti sërish dëshirën e tij për të qëndruar në një Bashkim Europian të reformuar, por e bëri të qartë se asgjë nuk mund të përjashtohet, nëse kërkesat e Britanisë nuk përmbushen.
/Shqiptarja.com