KËSHTJELLA ELMAU (Gjermani), 7 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti sot në Bavari për të marrë pjesë në samitin e G7-s të përqendruar te dhuna në lindje të Ukrainës, por gjithashtu dhe negociatat për zgjidhjet e borxhit grek.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot presidentin amerikan, Barack Obama në Bavari duke vlerësuar miqësinë gjermano-amerikane pavarësisht mosmarrëveshjeve të shfaqura këto vitet e fundit.
"SHBA-ja është miku ynë edhe pse kemi pasur ndonjëherë mosmarrëveshje", deklaroi Merkel, pas pritjes së presidentit amerikan, Barack Obama në fshatin Krun, në Bavari, ku do të zhvillohet samiti i G7-s sot dhe nesër.
Edhe presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti, në praninë e kancelares gjermane, Angela Merkel, lidhjet e forta mes SHBA-së dhe Gjermanisë, dy aleatë të pandashëm./
/ec/