Gjermania ofron 50 mijë vende
pune, profesionet që kërkohen
Gjermania ka shpallur 50 mijë vende të lira pune për këdo që ka një zanat. Lajmi konfirmohet edhe nga Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko. Ai sqaron procedurat që do duhet të ndiqen prej atyre që janë të interesuar. Kualifikimi i duhur dhe njohja e një gjuhe të huaj janë dy kriteret bazë që kërkohen.
Gjermania ka shpallur 50 mijë vende të lira pune për këdo që ka një zanat. Lajmi konfirmohet edhe nga Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko. Ai sqaron procedurat që do duhet të ndiqen prej atyre që janë të interesuar. Kualifikimi i duhur dhe njohja e një gjuhe të huaj janë dy kriteret bazë që kërkohen.
Micko thotë se misioni i SHKP në gjithë këtë proces është thjesht dhe vetëm informues. Në çdo zyrë pune do të jetë një sportel i posaçëm që do të shërbejë për të orientuar qytetarët mbi hapat që duhet të ndjekin. Sa i takon listës së profesioneve që kërkohen, është e larmishme, duke filluar nga mekanik, agronom, hidraulik dhe deri tek infermierë, mjekë dhe farmacistë.
"Portali zyrtar gjerman “Make it in Germany” http://www.make-it-in-germany. com/ publikon prej shumë kohësh vendet vakante në Gjermani, ashtu sikurse publikojmë edhe ne në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, vendet vakante online. Ka profesione të ndryshme që kërkohen, që në shumë raste janë shumë specifike, si për shembull profesionet që kanë të bëjnë me përpunimin e metaleve, mekatronikën, profesionet elektrike dhe elektroteknike, TIK, sigurimi teknik në ndërtesa, mashinist treni, mjekësi dhe kujdesi shëndetësor etj. Procesi i aplikimit është i hapur për të gjithë, nuk ka kritere paraprake, qofshin këto moshore, gjinore etj. E vetmja kërkesë që duhet përmbushur është kualifikimi i duhur për vendin e punës. Pra në këto kushte mund të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë kushtet për të përfituar një vend pune, ku natyrisht kërkohen njohuri të gjuhës së huaj, në të shumtën e rasteve gjermanisht, si dhe një dëshmi profesionale e njohur në Gjermani", thotë Micko për "Panorama".
Të interesuarit mund të informohen për vendet e lira të punës në faqen e internetit http://
www.make-it-in-germany.com, ku edhe mund të aplikoni.
Punëkërkuesit kanë mundësinë që në këtë faqe online të verifikojnë së pari vetë nëse i plotësojnë kushtet e kërkuara. Krahas kualifikimeve të caktuara, këtu luajnë rol edhe diplomat profesionale e njohuritë e gjuhëve të huaja. Por kriteret variojnë në varësi të vendit të punës, kjo duhet parë konkretisht.
Kjo kërkesë e shtetit gjerman për të mbushur boshllëqet e tregut vendës me forcë punëtore të kualifikuar ka ngjallur interesin e shumë të rinjve, të cilët u janë drejtuar zyrave të punës për të aplikuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
27.3%
-
Të gabuar
61.8%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 1273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi, keni të gjithë mbështetjen e BE-së
30 Shtator, 11:00
-
Vangjel Tavo: S'do jem qytetari i parë, por shërbëtori i parë i Himarës! Do i shërbej çdo banori, pa dallim bindjesh politike (Fjala e plotë)
30 Shtator, 10:57
-
Pas bojkotit të Komisioneve, Paloka: Do kërkojmë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, do publikojmë bisedat e SKY dhe lidhjet e politikës me krimin!
30 Shtator, 10:28
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator, 10:20
-
Edison Ypi: Ik ik ik
30 Shtator, 10:13
-
Aksident në Maliq, makina përplaset me motomjetin, dy të plagosur
30 Shtator, 10:09
-
Presion klubeve, dhunë ndaj stewart-ve e tregtim të paligjshëm në San Siro! Arrestohen 16 ultras të Milanit dhe Interit
30 Shtator, 10:07
-
Eduard Zaloshnja: Cikli 3-ditor i lajmeve të rëndësishme
30 Shtator, 10:02
-
VIDEO/ Fitoi zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Do punoj për qytetarët, kundër abuzimeve e korrupsionit
30 Shtator, 09:56
-
Gjoni dhe Peleshi akuza Tabakut: Mbledhja e Integrimit duhej të mbahej me dyer të mbyllura, shkelët procedurën për të mbajtur fjalim politik
30 Shtator, 09:46
-
Nga kafja te ëmbëlsirat dhe mishi, ja ushqimet për përshpejtojnë plakjen
30 Shtator, 09:37
-
“Ne do ta mbështesim integrimin”/ Tabaku në Komisionin e Çështjeve Europiane: Ndodhemi ende larg, po ky është një proces për shqiptarët jo për poltikën
30 Shtator, 09:36