Gjermania shënon rekord historik të suficitit tregta

/ATSH-DPA/ - Suficiti tregtar i Gjermanisë arriti rekordin e 216,9 miliardë eurove në vitin 2014 duke mundur ndjeshëm rekordin e mëparshëm prej 195,3 miliardë euro të vitit 2007, njoftoi sot Zyra Gjermane e Statistikave.
"Eksportet arritën një total prej 1133,5 miliardë eurosh, në ndërkohë që importet arritën në 916,6 miliardë euro", theksoi kjo zyrë.
Suficiti aktual tregtar është shumë pak më pak nga vlerësimi fillestar prej 217,0 miliardë eurosh.
"Rishikimet e mëtejshme do të bëhen në tetor", tha zyra e sipërcituar.
Prirja e përgjithshme për vitin 2014, sidoqoftë, nuk pritet të ndryshojë.
Ekonomistët presin që kjo prirje të vazhdojë gjatë vitit 2015, kryesisht për shkak të një euroje të dobësuar kohët e fundit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni