Dhe kjo falë falë zbatimit të projekteve të financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, deklaroi Gjermeni për mediat.
“Ky qytet është përfshirë edhe në projektin më të ri të Bankës Botërore për urbanizimin e qyteteve të Jugut të vendit, që pritet të zbatohet përgjatë 5 viteve në vijim. Ndërkohë, gjatë vizitës time në Gjirokastër u njoha edhe me punën që po bëhet për hartimin e planit të përgjithshëm vendor, i cili përfundon së shpejti, plan i cili bashkë me planet e 25 bashkive të tjera financohet nga qeveria shqiptare”, tha ministrja, e cila inspektoi këtë të premte projektet e financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas të dhënave zyrtare nga MZHU, në bashkinë Gjirokastër për vitin 2014–2016, nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve janë alokuar rreth 904.686.420 lekë, për zbatimin e shtatë projekteve. Katër prej tyre kanë përfunduar, dy janë në në fazë zbatimi, ndërsa rikonstruksioni i bulevardit “18 shtatori” është në fazë prokurimi.
Redaksi Online
(m.b/shqiptarja.com)