Gjiknuri: Presidenti i ri të jetë mbi palët, Meta ekstremi politik i kreut të shtetit! Pas Kongresit zgjedhim krerët e rinj të degëve! Të gatshëm të ulemi me PD për ‘Zgjedhoren’

Gjiknuri: Presidenti i ri të jetë mbi palët, Meta ekstremi politik i kreut të shtetit! Pas Kongresit zgjedhim krerët e rinj të degëve! Të gatshëm të ulemi me PD për ‘Zgjedhoren’

Damian Gjiknuri

TIRANË- Socialistët e kanë të qartë qëndrimin e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri, ai duhet të jetë ekstremisht i kundërt nga Ilir Meta. Damian Gjiknuri, pjesë e grupit të PS për zgjedhjen e presidentit thotë se në krye të shtetit duhet të vijë dikush që është mbi palët dhe nuk ka si qëllim ta kthejë zyrën e Presidencës në një laborator për interesa personale, njëjtë siç ka vepruar Ilir Meta.

Sipas Gjiknurit, Meta është ekstremi politik i Presidentit, pasi ai ka qenë në shërbim të opozitës, si edhe ka përdorur potin e presidentit për interesa personale por edhe për të krijuar terrenin që pasi t’i mbarojë mandati të futet në lojën politike. Gjiknuri thekson se nëse nuk do të ketë një konsensus mes grupeve parlamentare, PS i ka votat e nevojshme për ta zgjedhur presidentin. Por pavarësisht kësaj, ai thotë se PS do të synojë një njeri që di të qëndrojë mbi palët pavarësisht se kush e ka propozuar dhe pavarësisht se në të kaluarën ka pasur apo jo qëndrim politik.

“PS ka autorizuar tre anëtarë kryesie për të negociuar me grupet e ndryshme parlamentare për të gjetur një kandidaturë. Ne synojmë të kemi një president që di të qëndrojë mbi palët. Të jetë një figurë që nuk ka interesa politike kur shkon në atë zyrë. Për ne nuk ka rëndësi përkatësia e kaluar politike, bindjet e majta apo djathta sesa karakteri i tij dhe sa do të dijë ai të ushtrojë detyrën shumë në ndryshe se ç’bëri presidenti i fundit që është aktualisht në detyrë.

Ne do donim të ishte një emër që të ketë mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare, ky grup do synojë që emrat të caktuar që mund të dalin apo që mund të kenë mbështetje të grupimeve të caktuar të deputetëve me firma, do kemi mundësi të identifikojmë kandidaturën e përshtatshme, nëse do ketë vullnet, natyrshëm PS do donte të kishte një president me sa më shumë mbështetje, por formula kushtetuese e është e tillë që eviton çdo lloj krize, tashmë zgjidhet me 71 vota dhe PS  e ka detyrë kushtetuese si maxhorancë që t’i japë vendit një president. Synimi jonë nuk është të çojmë një zgjatim të PS në presidencë por një njeri që di të qëndrojë mbi palët dhe mos ta përdorë zyrë për interesa politike si Meta që ka qenë një president politik, njeri në shërbim të opozitës dhe interesave të tij pas detyrës së president për tu rikthyer në politikë, ne do donim të kundërtën e asaj", tha Gjiknuri. 

Në një komunikim me gazetarët, Gjiknuri tha se probabiliteti për të vendosur një grua në krye të shtetit është shumë i lartë, kjo sipas nuk është më habi pasi PS e ka treguar qartë që në pozicionet drejtuese shumica janë gra.

“Probabiliteti është i lartë që një grua ta kemi në krye të shtetit. Nuk mendoj që në Shqipëri do ishte habi që një grua do ishte presidente se ne gratë i kemi në shumë pozicione drejtuese, për mua ka të bëj personaliteti, qoftë grua qoftë burrë mbi ato objektiva dhe pritshmëritë që kanë shqiptarët pas eksperiencës jo të mirë me presidentin e viteve të fundit që ka qenë për mua ekstremi politik i ushtrimit të detyrës nga një president”, tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste sqaroi edhe pikat që do të diskutohen në Kongresin që do të zhvillojë Partia Socialiste më 9 prill dhe që kanë të bëjnë dhe me riorganizimin e kësaj force për t’iu përgjigjur sfidave të ardhshme. Menjëherë pas mbajtës së Kongresit, Gjiknuri bëri me dije se do të nisë puna për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PS-së në të gjitha qytetet.  

Partia Socialiste, sipas Gjiiknurit është e gatshme që të ulet në tryezë me opozitën për të diskutuar në lidhje me punën e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atij për reformën zgjedhore dhe atë administrative-territoriale. Por sekretari i Përgjithshëm PS-së theksoi se opozita duhet ët bëjë fillimisht ët qartë strategjinë që do ndjekë, pasi ajo është në një gjendje kaotike.                                                                             

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:31
Gjiknuri: Ndryshimet në qeveri kompetencë e kryeministrit, pas Kongresit nisim zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve

Në një konferencë me gazetarët, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i pyetur nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, tha se kjo është një kompetencë e kryeministrit Edi Rama. Ai thekson se në Kongresin e 9 prillit do të miratohet statuti i ri i PS-së, ndërsa menjëherë pas mbajtjes së kongresit do të nisë puna për rizgjedhjen e të gjithë kryetarëve të degëve të PS në të gjitha qytetet.

“Një nga pikat e Kongresit do të jetë miratimi i Statutit të ri ku ne përshtatim shumë elementë të karakterit organizativ me ato çfarë kërkon koha me eksperiencat që ne kemi krijuar dhe mbi të gjitha me sfidat që ka Partia Socialiste në mandatin e tretë.  Do të synohet rizgjedhja e të gjithë kryetarëve të partive në të gjithë Shqipërinë menjëherë pas Kongresit. Pra, për të rifreskuar të gjithë strukturën e Partisë menjëherë pas Kongresit. Do të thotë se do hyjmë në një proces rinovimi pasi janë plotësuar afatet. Njëkohësisht është momenti që një vit përpara zgjedhjeve vendore, edhe në kuadër të reflektimit të ecurisë së mandatit të tretë, Partia Socialiste të jetë një forcë elektorale fituese siç ka qenë. Një nga synimet e ndryshimit të statutit është pikërisht kjo gjë.

Nga ana tjetër Kongresi do të trajtojë edhe çështje të tjera politike dhe organizative të Partisë Socialiste. Platformën e re digjitale që ne kemi ngritur në komunikim me qytetarët dhe komunikim me anëtarësinë. Ky është një mjet dhe instrument shumë i nevojshëm për sfidat që çdo parti ka sidomos në kontekstin e sotëm përfshirë edhe mediat sociale”, tha Gjiknuri.

Ora 17:22
Reforma zgjedhore/ Gjiknuri: PS gati të ulet në tryezën e bisedimeve me PD, po presim qasjen që do ketë opozita

Partia Socialiste është e gatshme që të ulet në tryezë me opozitën për të diskutuar në lidhje me punën e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atij për reformën zgjedhore dhe atë administrative-territoriale. Gjiknuri thotë se PS është e gatshme të nisë punën, por opozita është në gjendje kaotike.  Ai thekson se PS është në pritje të strategjisë që do ndjekë opozita.

 “Opozita ka qenë promotore e këtyre Komisioneve. Unë e thashë pak më parë që opozita është në një gjendje kaotike. Janë shumë flukse 'pa kokë' pa sjellë një drejtim të caktuar. Kjo mbase ka sjellë vështirësinë e tyre për t'u ulur në këto Komisione dhe për të pasur një qasje për këto Komisione. Nga kjo pikëpamje ne presim dhe kur ata të dëshirojnë ne jemi të gatshëm. Ne i ngritëm Komisionet. Unë e kam thënë edhe më parë që nuk rrezikohet mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale apo funksionimi i pushtetit vendor nga mosfunksionimi i këtyre Komisioneve sepse në fund të fundit ne kemi një ligj për pushtetin vendor dhe kemi një pushtet vendor funksional. Mendoj se ka ardhur momenti që të shkohet te varianti me komisionerë jo politikë. Këto mund të jenë çështjet që do adresohen, por nuk kemi urgjencë. Ne jemi në pritje të qasjes që do ketë opozita. Kur ato të riformatojnë flukset e tyre dhe të kenë një strategji të qartë i mirëpresim në Komisione. Megjithatë nuk është se ka ndonjë panik”, tha Gjinkuri.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP DEBIL REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/03/2022 18:51

    O Gjiknur e keni qelb Shqiprin e keni bër të pa jetushme turp tju vi nga vetja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës