Gjirokastër, mbetjet pushtojnë
ambientet e jashtme të spitalit

Gjirokastër, mbetjet pushtojnë<br />ambientet e jashtme të spitalit
GJIROKASTER-  Mund të konsiderohet si spitali i vetëm në vend, ku mbeturinat spitalore, nuk trajtohen në një zonë të vecantë apo krematorium, por në rastin më të mirë, bashkohen me ato urbane në një zonë pranë shtratit të lumit Drino.

Nëse do të kesh kurreshtje për të parë mbetjet e rrezikshme të cfarëdollojshme që nga shiringat, ampulat, preparatet e rrezikshme që transmetojnë sëmundje ngjitëse, apo deri tek mbeturina humane pas-kirurgjikale, nuk është vështirë t’i kërkosh. Ato ndodhen rreth e rrotull Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër në ditën me diell. Panorama është mjaft e zymtë aq më tepër kur bëhet fjalë se është një spital që gëzon statusin rajonal.
spital <a style=mbetje spitalore " src="http://www.shqiptarja.com/foto/58287.jpg" />
(Ne foto mbeturinat jashte godines se spitalit te Gjirokastres)

Një automjet qëndron i parkuar pranë spitalit në të cilin, depozitohen fillimisht mbeturinat spitalore e pastaj, degdisen gjetiu se ku, nuk merret vesh. Ne kërkuam një informacion tek drejtori i këtij spitali Genci Sinojmeri, por ai nuk pranoi të prononcohej.
spitali i gjirokastres
(Spitali i Gjirokastres)
Të gjendur përballë mungesës totale të informimit nga të gjitha hallkat drejtuese të spitalit, kamera e A1 Report, ka mundur të shkëpusë disa pamje fshehtas në ambientet e brendshme të spitalit, pasi nuk u lejua me urdhër të drejtorit Sinojmeri. Ndërkaq kur kamera xhironte në ambjentet e jashtme ku ndodheshin togjet e mbeturinave spitalore, u afrua vrullshëm kryeinfermierja e spitalit Rakela Hoxha e cila edhe kjo nuk pranoi sërish të prononcohej apo të jepte informacion.

“Jemi në pastrim” - thotë kryeinfermierja Rakela Hoxha, ndërsa gazetari jonë ka konstatuar se prej 5 ditësh situata mbetet e njëjtë.

Gjendja vërtetë është katastrofale dhe aq më tepër kur bëhet fjalë se shpeshherë ambjentet e jashtme të spitalit, shndërrohen në terrene që luajnë fëmijët e dy pallateve pranë tij apo zonës së banuar në pjesën e kodrës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë