GJIROKASTER- 35 vite më parë, u rrezua monumenti i diktatorit Enver Hoxha në Gjirokastër, duke i dhënë fund simbolit te diktaturës, në qytetin e tij te lindjes.
Një nder protagonistet kryesore, Sokol Karaulli, ne kete vit jubile kujton si u mblodhen dhjetëra antikomunistë në Qafën e Pazarit dhe hartuan në fshehtësi planin për rrëzimin e monumentit.Cuditërisht, vazhdonte të ruhej nga forca policie, edhe pse Shqipëria kishte zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit.
“Ne vendosem që mos lëvizim nga pazari. Po neve në fakt e thamë kot me te qeshur se do rrëzohej monumenti se skishim një plan konkret. Filluam të thërrisnim: Eja mblidhuni këtu, këtu! U mblodhëm mbi 100 veta. Kishte dhe gra. Busti ruhej nga forca të shumta policie. Në fund mbërritëm te themelet, te këmbët e monumentit. Ngrihet një gjirokastrit Mondi Koçiu që kishte shtëpinë këtu në pazar. Thotë kam unë një varre (vegel pune) me të cilën bënte gomat e makinës. Aty filluan njerezit i binin monumentit me varre. Një grumbull i madh policësh me armë qëllonin me plumba manovre”.
Aksioni nisi në errësirë mbremjen e 28 korrikut dhe dhe vijoi deri në orët e para të mëngjesit të 29 korrikut. Siç shihet në këtë foto historike, monumenti prej graniti nuk u rrezua plotesisht por u demtua ne pjesët kryesore.
“U bë një zhurmë e madhe rrëmujë dhe orën 19:00, cuditerisht iken dritat. Kjo na favorizoi shumë neve për të bërë aksionin. Filluam të qëllonim me sende të ndryshme. Qendruam gjithë natën dhe në mëngjes e hodhëm monumentin. U ndjemë si të ccliruar. Në mëngjes erdhen disa gra të zemeruara dhe i hodhën carcaf sipër, ne i vumë flakën”.
Sipas tij dega lokale e Partisë Demokratike nuk pati rol në organizimin e aksionit dhe as kishte marrë vendim për rrëzimin e monumentit. Nisma erdhi nga një grup të rinjsh të përndjekur nga regjimi komunist, ish-të burgosur politikë dhe persona me të ashtuquajturën "biografi të keqe".
"Dega e Partisë Demokratike në atë kohë nuk kishte planifikuar ndonjë gjë, pra nuk u bë ndonjë mbledhje e posaçme që do ta hedhim. Kjo u bë nga populli nga rinia gjirokastrite, nga lagjet Pazari i vjetër, Palorto, Manalat, Dunavat, 18 shtatori. Kishte dhe shumë intelektualë që na u bashkuan".
Sokol Karaulli ishte oficer ushtrie në vitin 1991. Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike punoi si ne dogane deri në vitin 1996, ndërsa më pas u angazhua në aktivitet privat. Në vitin 2007 punoi shef i zjarrfikeses, detyrë nga e cila u largua në vitin 2010. Sot, 67-vjeçari qe vjen nga një familje autoktone gjirokastrite është në pension.
Komente










E paska bere punen PD se te paska çuar te punosh si ne dogane.
Përgjigju