Në periferi të qytetit të Gjirokastrës, në lagjen Grehot, Bashkia ka ndërhyrë këtë të hënë për të liruar hapësirën publike të zënë prej vitesh nga tregu i improvizuar i komunitetit rom.
Ardhja e fadromave ka nxitur reagimin e dhjetëra anëtarëve të komunitetit, të cilët e konsiderojnë këtë treg si të vetmen mundësi për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.
“S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët në shtëpi. Duam të bëhet një punë e mirë e rregullt, votën e dhamë”, tha një një qytetar.
“Ne me këtë vend në buzë të malit nuk pengojmë asnjë këtu. Na lini të shesim, se vetëm bukë duam”, tha një tjetër.
Ndërkohë nga ana tjetër disa tregtarë kanë falenderuar bashkinë teksa kanë kërkuar që të kenë një treg me kushte të mira,
“Falenderojmë bashkinë për pastrimin që bëri. Bashkia duhet të na rregullojë një treg për ne romët. Jemi hallexhinj, kërkojmë një treg si të gjithë të tjerët. Për aksionin e sotën na kanë lajmëruar para katër ditëve", shprehen ata.
Bashkia e Gjirokastrës e justifikon aksionin me nevojën për pastrim dhe rregullim e territorit. Por deri më tani, nuk ka asnjë plan për ndërtimin e një tregu të ri apo sistemimin e këtyre tregtareve ambulante qe janë ne kushtet e mbijetesës. Ndërkohë, të njëjtat masa nuk janë ndërmarrë në zonat e tjera të qytetit, përfshirë zonën muzeale, ku tregtia informale vijon.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.6%
-
Do ndahet nga PD
29.5%
-
Do shuhet
45.8%
Vota total: 552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të kalonte përmes doganës së Kakavijës 22 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 54-vjeçarin
4 Dhjetor, 10:31
-
Greqia e ‘paralizuar’, fermerët vijojnë të bllokojnë rrugët kombëtare! Aksi Kakavijë-Janinë i pakalueshëm nga ora 18:00-21:00
4 Dhjetor, 10:11
-
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: S’ka pushim
3 Dhjetor, 14:44
-
Greqia e ‘paralizuar’, fermerët vijojnë të bllokojnë rrugët kombëtare! Aksi Kakavijë-Janinë i pakalueshëm duke filluar nga ora 19:00
3 Dhjetor, 11:43
-
Vlorë/ Lirimi i hapësirave publike, vijon aksioni në zonën e Transballkanikes! 251 struktura të hequra që prej nisjes së operacionit
3 Dhjetor, 09:52
-
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do të çlirohen të tëra, pa përjashtim
2 Dhjetor, 10:04
-
Greqia e ‘paralizuar’, fermerët vijojnë të bllokojnë rrugët kombëtare! Aksi Kakavijë-Janinë i pakalueshëm deri në 20:00
2 Dhjetor, 08:51
-
Greqia paralizohet nga protestat e fermerëve, aksi Kakavijë-Janinë 6 orë i bllokuar (VIDEO)
1 Dhjetor, 09:51
-
Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave, Rama: Vijojmë punën (VIDEO)
30 Nëntor, 17:15
-
Bllokohet kalimi në Kakavijë, protestat e fermerëve grekë priten të zgjasin deri më 5 dhjetor
30 Nëntor, 08:25
-
Rikthehen ndërhyrjet kirurgjikale në Otorinolaringologji në Spitalin e Gjirokastrës
29 Nëntor, 13:56
-
Gjirokastra nderime për 81-vjetorin e Çlirimit, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)
29 Nëntor, 11:39