GJIROKASTER - Një 32-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër i ri është plagosur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ku automjeti tip 'Mercedes Benz' me targa AA976OX ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 3 metra poshtë saj, në pjesën përballë liqenit të Viroit.

Si pasojë e aksidentit 32-vjeçari B.B, ka humbur jetën, ndërsa një 24-vjeçar me iniciale S.L është plagosur rëndë.

Përplasja ka qenë aq e fortë, sa që makina ka shkulur nga vendi një bordurë mbrojtëse me gjatësi 2 metra.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas hetimeve të para, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës, duke e nxjerrë jashtë rrugës. 

blerim bizhga
(32-vjeçari Blerim Bizhga)

NJOFTIMI I POLICISE:
Në datë 14.11.2016, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore dhe ka rënë në kanal  mjeti tip “Benz”, me targa AA976OX, ku drejtues mjeti ishte shtetasi B.B, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Në këtë mjet udhëtonte dhe shtetasi S.L, 24 vjeç, banues në Tepelenë,  i cili është shoqëruar në spitalin Gjirokastër në gjendje të rëndë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


[gallery]19645[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)