Gjirokastër - Ish drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Adriatik Onjea është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim prej një muaji.

Ndaj 54-vjeçarit rëndon vepra “Shpërdorimi i detyrës”, pas vdekjes së një punonjësi të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet. Sipas njoftimit të policisë Onjea u vetdorëzua në pikëm kufitare të Kakavijës.

55 vjeçari, u rrëzua nga kati i dytë i një objekti, teksa ishte duke pastruar. Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Për këtë rast policia ka arrestuar edhe tre të tjerë, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas u vetëdorëzua në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së”, njoftoi sot policia.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë