Tiranë/ 'Gjithçka është e shkruar...unë nuk iki nga tërmeti', Rama takohet me banorët e Kombinatit: 8 objekte të dëmtuara, do të vlerësohen

Mes debatesh të mëdha është zhvilluar ditën e sotme takimi i Ramës me banorët e Kombinatit, palatet e të cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti i rënë më 26 nëntor.

Banorët duke qenë se kanë kaluar një dramë të vërtetë kanë patur shumë pyetje për kryeministrin ku shqetësimi kryesor ishte se ku do të jetojnë. Kryeministri i ka udhëzuar banorët e kësaj zone që të mos kthehen në banesat e shkatërruar si dhe të mos rrinë jashtë në të ftohtë e në shi, por tu drejtohen qendrave sociale.

Rama ishte i pranishëm në këtë zonë së bashku me zv.kryeministrin Braçe dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Pjesë nga debati i Ramës me banorët e kombinatit:

Rama: Sa do zgjasi nuk ta them dot sot. Ju kemi ofruar të shkoni në qendrat e pritjes. Pallat gati tani për tani nuk kemi. Një vend ku të fusësh kokën është në qendrën sociale të pritjes. Më ke mua përballë, merre gocën dhe ikim bashkë."

Banorja: Qendrat sociale janë plotë. Jemi me gocën, me të moshuarit. Duam një zgjidhje"

Rama:  Nuk është e vërtetë. Hajde ikim bashkë. Do të bjëm ëanalizën e gjendjes nëse bën do të futesh nëse s'bën do gjejmë tjetër. Merre gocën dhe puthe cdo minut. Sot mund të ishe duke qarë.

Banorja: Unë këtu do rri.

Banori: Presim ekspertë nga ju banohet apo nuk banohet. Tek kryetari i bashkisë nuk kam marrë përgjigje.

Veliaj: Përgjigjen ta kam dhënë para kryeministrit.

Rama: Dua të mbaroj punë këtu se do iki tek të tjerët. Mos më merrni kohë me falenderime. Më doli shpirti mo, se nuk kam fuqi. Rrini urtë. Shyqyr që jeni mirë më të gjithë ça keni rrotull. 22 veta i kemi çuar në dhe dje. Edhe unë ktu kam qenë. Edhe unë jam tundur nga tërmeti.

Banorja: Mund të ketë viktima të radhës.

Rama: Pse të ketë viktima të radhës.

Banorja: Jam në punë, këtu ka plasur vjedhja.

Rama: Nuk të ndaloj dot nëse do të rrish në shi. Qendra sociale të mban me bukë do të kesh edhe dyshek.  Do më lini ta mbaroj. S'po më lini të flas. (ngre zërin)

Rama: O Erjon, po të lutem, edhe ty do të flas. Nga ky moment do të vijojnë punën ekspertet. Nëse do shemben në kombinat. Qendrat Sociale janë të përkohsshme. Mos më vdisni parakohe. Se nuk do gjeni zgjidhje. Me durim dhe qetësi do bëhen gjërat. Shkoni tek të afërmit. Tërmeti ka rënë edhe në Itali. Janë akoma nëpër kabina.

Rama: Është e shkruar kjo. Unë nuk lëviz nga krevati ra nuk ra, nuk lëviz. Edhe unë shpi një katëshe kam. Dole me vrap jashtë, ja rrëshkite tek lëvorja e portokallit dhe ja.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore.


Lajmi kryesor:

DËMET-SHIFRAT/ 701 objekte të inspektuara në qarkun e Durrësit, 267 të pabanueshme...mbeten dhe 7 objekte për t'u shembur


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut