DËMET-SHIFRAT/ 701 objekte të inspektuara në qarkun e Durrësit, 267 të pabanueshme...mbeten dhe 7 objekte për t'u shembur

Kur kanë kaluar 7 ditë nga tërmeti tragjik që mori dhjetëra jetë njerëzish, një pjesë e familjeve janë kthyer në banesat e tyre, ndërsa një pjesë e madhe ende jo, për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar por edhe nga frika për ndonjë lëkundje tjetër.

Grupet e punës kanë dalë në terren ku po bëjnë verifikimin e banesave, nëse janë të banueshme ose të pabanueshme. Ditën e sotme, vetëm në Durrës janë shembur në total 20 objekte, e ndërsa kanë mbetur për t'u shembur 7 të tjera. Më konkretisht, në rang qarku, në Durrës janë 701 objekte të inspektuara, ku Bashkia e Durrësit ka rezultuar më problematika me 237 të pabanueshme.

Megjithatë, dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në Tiranë me qindra pallate të dëmtuar, si dhe Dibra, Kukësi, Fieri, Elbasani dhe Berati. Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë është 2633.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Veliaj: Në Tiranë janë evakuuar 1649 familje, të sistemuar në çadra dhe qendra sociale

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se banorët, banesat e të cilëve janë shpallur të pabanueshme janë strehuar në çadra dhBane qendra sociale.

"370 çadra janë shpërndarë total pranë banesave të familjeve (nuk kanë lëvizur nëpër kampe). 1649 familje janë evakuuar nga të cilat 1003 nga pallatet e dëmtuara. Në qendrat sociale janë sistemuar  488 njerëz. Të gjitha qendrat sociale dhe të strehimit janë pajisur me ndihma sipas nevojave dhe kërkesave gjatë të gjithë kohës. Dëshiroj t’ju informoj se ndërkohë janë inspektuar të gjitha çerdhet dhe kopshtet”, tha Veliaj.

Ora 19:51
Tiranë, Veliaj bën bilancin e dëmeve nga tërmeti: 53 Pallate dhe 390 shtëpi të pabanueshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri edhe një bilanc të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në kryeqytetit. Duke garantuar se Tirana do e kalojë edhe këtë sfidë, Veliaj theksoi se një nga detyrat urgjente është identifikimi i pallateve të dëmtuara në qytet dhe në fshat. 
“Deri tani kemi inspektuar rreth 460 pallate dhe mbi 2800 shtëpi dhe po vijohet përditë me inspektimet e tjera. Nga këto inspektime na rezulton, se kemi të pabanueshme 53 Pallate dhe 390 shtëpi. 

Ora 18:46
Tërmeti/ Ministria e brendshme jep informacion për dëmet dhe inspektimet

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në një deklaratë për mediat, ka sjellë shifrat zyrtare për verifikimet e bëra në terren, shembjet e banesave apo strehimin e të prekurve nga tërmeti deri në orën 18:30.

SHIJAKU

Në Bashkinë e Shijakut deri në orën 17:20 të datës 03/12/2019 janë kryer 820 verifikime të banesave 1 deri në 3 kate, si dhe verifikime të 50 pallateve, ku 30 prej tyre janë të dëmtuara rëndë.

QENDRA E RE DISPEÇER

E risjellim sërish në vëmendje se janë vënë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:

0694114100
0694114101
0694114040

Gjithashtu, ripërsërisim se për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 17:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 199 (Tiranë – 76; Durrës – 101; Lezhë – 21; Elbasan – 1). Shumica dërrmuese prej 169 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, si në vijim:

Bashkia Durrës – 610 Objekte të inspektuara, 237 të pabanueshme, 27 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t'u prishur;

Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t'u prishur;

Në rang qarku, 701 objekte të inspektuara

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 20 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 12 objekte në Durrës.

Grupet e punës në terren:

Durrës        22
Krujë          6
Shijak        6

STREHIMI

FA kanë angazhuar 334 forca dhe rreth 100 mjete për ngritje çadrash e menaxhim kampingjesh, pritje e shpërndarje ndihmash dhe shoqërim të ekipeve të ekspertëve.

SHËRBIMI SHËNDETËSOR

Lidhu me shërbimin shëndetësor për qytetarët e lënduar si pasojë e tërmetit, aktualisht janë 18 pacientë që vijojnë të marrin shërbim në spitalin e Traumës, 3 në spitalin e Durrësit dhe 3 pacientë po marrin një trajtim më të specializuar jashtë vendit. Të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar, drejt përmirësimit. Aktualisht shërbimi është i përqëndruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe me ekipet mjekësore në terren në hotele ku janë sistemuar banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit.

6,269 vizita mjekësore për banorët e akomoduar në hotele dhe në QSH 24/7 të ngritura pranë zonave të prekura. 435 të sëmurë kronikë kanë marrë barna.

435 të semurë kronikë të evidentuar në hotele po marrin trajtimin e nevojshëm me barna.

Në pikat e emergjencës vijon vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.

Ora 15:36
Thumanë/ Shembet pallati i 7-të, banorët të strehuar në Shëngjin e në zonat përreth

Në Thumanë është shembur një tjetër pallat i rrezikshëm për tu banuar. Ky është pallati i 7 në Thumanë që shembet që nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit.

Ndërkohë kampi që ishte ngritur në Thumanë është çmontuar, ndërsa banorët janë strehuar në hotele kryesisht në Shëngjin dhe zonat përreth.

 

Ora 14:09
Bilanci i tërmetit: 1183 shtëpi të shembura e 5497 të dëmtuara rëndë, pallate të dëmtuara gjithsej 558


Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka bërë publike edhe bilancin e përditësuar për sa u përket  dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku po vijon puna për pastrimin e inerteve.

Sipas Ministrisë së Brendshme, qarqet më të prekura nga tërmeti janë Durrësi, Lezha dhe Tirana, por dëme të shumta janë konstatuar edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat.

Sa i takon dëmeve në banesa, bilanci aktual është, 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 558  pallate të dëmtuara rëndë, 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara.

Konkretisht dëmet në banesa:

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar: 3224

Hotele:1961

Çadra: 964

Qendra sociale: 867

Familje: 2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën  29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

Durrës - 9 objekte

Thumanë - 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim: 

Aktualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri  5-katësh në Shkozet, Durrës

Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës

Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)

Vijon puna për prishjen e objektit  5-katësh, hotel “Ljubana”

Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal

Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës

Në kompleksin “Miramare”. 

Ora 12:15
Durrës, lista me 9 objektet që do të shemben pas dëmtimeve nga tërmeti

Report Tv siguron listën me nëntë objektet që janë planifikuar të shemben deri tani, pasi janë shpallur të pabanueshëm në Durrës.

9 objektet që deri tani është vendosur të shemben në Durrës
1. Hotel Lubjana (Vijon puna prej pasdites se te dieles)

2. Banesa në pronësi të Burim Bodlli (mbrapa Koralit) lagja 13   

3. Banesa në pronësi të Agron Demirit te Rrota Kuqe lagja 13. 

4. Janë instaluar mjetet dhe pritet të fillojë te Alush Qoli lagja 14 Shkozet

5 Janë instaluar mjetet te Vladimir Lila, Isuf Kapllanaj dhe Islam Cuni (tre objekte) Shkozet

6. Janë instaluar mjetet dhe pritet të fillojë te Fatos Kajo Rruga "Zef Serembe"

7. Te Kryqi i Kuq vazhdojnë pastrimet e inerteve.

8. Te pallati te shkolla "dy Gjelat" vazhdojnë pastrimet

9. Te Piceri Gostivari lagja 13 plazh po ndërhyjnë forcat xheniere për të realizuar prishjen me plasje.

Ne lidhje me prishjen e objektit 6 katësh (Gostivari) Plazh Durrës, me qellim shmangien e dëmtimeve të objekteve ngjitur, planifikohet që prishja në realizohet me proces të kombinuar, duke përdorur shpërthim të kontrolluar në strukturën e katit të parë dhe të dytë për mundësimin e mënjanimit të objektit në anën lindore (nga rruga Plazh Plepa) dhe pastaj do vijohet prishja totale me mjete dhe makineri.

Ora 11:25
Durrës, gati shembja edhe e pallatit të VIP-ave, u dëmtua nga tërmeti tragjik (VIDEO)

Në Durrës do të shembet një tjetër pallat që është shpallur i pabanueshëm. Ai ndodhet në Rrugën Tregtare, ndërsa njihet si pallati i VIP-ave, pasi kanë jetuar personazhe të njohura  në vite. Pallati që do të shembet është ndërtuar në vitet '80 dhe nga tërmeti i fundit pësoi dëmtime të konsiderueshme duke u shpallur i pabanueshëm. Në këtë pallat kanë banuar këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, aktori Fadil Hasa, por edhe drejtues institucionesh të asaj kohe, hetues dhe prokurorë, raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku.  Edhe se Parashqevi Simaku ka 27 vjet që ka emigruar në SHBA, ai njihet si Pallati i Parashqevisë.

Ora 09:38
DËMET/ Bashkia e Tiranës shemb godinën e vjetër të shkollës së Pezës (VIDEO)

Shkolla e Pezës u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u bërë e pasigurt për të vijuar normalisht mësimin. Ndaj, Bashkia e Tiranës nisi sot prishjen e saj për t’i hapur rrugë rindërtimit sa më parë, në të njëjtin vend, të një shkolle të re, më të madhe dhe më të bukur se e para. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi pasditen e djeshme punimet për prishjen e godinës ekzistuese të shkollës dhe theksoi se i njëjti proces do të kryhet për çdo ndërtesë që nuk ofron siguri, qoftë kjo një ndërtim privat apo një objekt publik.

“Jemi në një situatë ku nuk do marrim asnjë risk në qytetin e Tiranës. Për të gjitha ndërtesat që janë certifikuar si të pabanueshme ose të papërdorshme, do të fillojmë procesin e prishjes, për t’i bërë më të reja dhe më të bukura. Rasti i parë është rasti i shkollës në Pezë, e cila në tërmetin e datës 21 shtator pati pak dëmtime, kurse në tërmetin e 26 nëntorit pati dëmtime në konstruksion. Është një shkollë 40-50 vjeçare, për 200 nxënës, por do ta bëjmë më të madhe, për 300 nxënës, do të shtojmë edhe palestrën”, tha Veliaj.

Ai theksoi se Tirana nuk mund të rrezikojë jetët e qytetarëve të saj për ndërtime që nuk ofrojnë garanci se janë mjaftueshmërisht të qëndrueshme dhe që nuk përbëjnë rrezik për të ardhmen. “Në këtë fazë është shumë e rëndësishme, nëse është shkollë, apo nëse është një ndërtesë industriale, apo nëse është një ndërtesë private, siç mund të jenë pallatet, kur vendimi zyrtar thotë se janë të pabanueshme, nuk do marrim më asnjë risk. Duhet që nga çdo eksperiencë, nga çdo sfidë, të bëhemi më të përgatitur për sfidën dhe eksperiencën e ardhshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se për çdo familje, të cilës do t’i prishet pallati pasi nuk ofron më garanci për qëndrueshmërinë e tij, Bashkia e Tiranës do të ofrojë një qira 1 vjeçare. “Për të gjitha pallatet që do të shpallen të pabanueshme, Këshilli Bashkiak do të miratojë një qira 1-vjeçare, që të sigurohemi që secili ka një strehë të sigurt mbi kokë, që jeta fillon normalisht, që do të ecim përpara dhe rikuperojmë nga e gjithë kjo fatkeqësi; ama, që të na japi edhe kohë 1 vit, që të vendosim se çfarë do bëjmë me këto ndërtesa të pabanueshme”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se për rastet kur dëmtimet janë të lehta dhe nuk kanë prekur strukturën mbajtëse do të behet rikonstruksioni, ndërsa për rastet kur kjo është e pamundur për shkak të dëmtimeve të rënda do të bëhet rindërtimi nga e para. “Ku mund të bëjmë rikonstruksion, do bëjmë rikonstruksion; ku do të duhet që t’i bëjmë të reja, do t’i bëjmë të reja; ku do të duhet që, ndoshta të mos punojmë fare më në atë zonë, do të duhet që të blejmë apartamente, ose të gjemë skema të tjera të strehimit në Tiranë. E rëndësishme është që të ngrihemi më të fortë seç ishim në këto ditët e fatkeqësisë, duke filluar nga rindërtimi i shkollave, deri tek rindërtimi i banesës për çdo qytetar të Tiranës, që sheh te qyteti dhe shteti i tij një mundësi për të rikuperuar nga gjithë kjo tragjedi, jo e vogël që na ngjau”, tha Veliaj.

Ora 09:15
Mbërrijnë Inxhinierët shqiptaro – amerikanë, do vlerësojnë dëmet në shkolla

Një grup inxhinierësh shqiptaro – amerikanë të rinj e të talentuar, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, mbërritën sot në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit he kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale.

Pjesëtarët e grupit janë inxhinierët Sokol Huta, Kreshnik Zalli, Malivin Ndoci, Ediant Martinaj, Ilir Dulaj dhe Delin Bixha.

Udhëtimin e tyre nga SHBA drejt Shqipërisë e mundësoi anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Këshilltari i bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj dhe zv.shefja e stafit Vera Mjeku mbështetën këtë nismë të inxhinerëve dhe bashkërenduan veprimtarinë me pushtetin vendor.

Inxhinierët thonë që e ndjenë si detyrë që të ofronin si ndihmë për familjet e dëmtuara nga tërmeti edhe ndihma financiare edhe ekspertizën e tyre profesionale në këtë situatë të vështirë ku gjendet Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ata premtuan se do të bëjë maksimumin gjatë vlerësimit të objekteve shkollore të Shqipërisë.

Ora 20:52
BIlanci i ekspertëve në terren: Durrësi me 1059 shtëpi të shembura, Tirana me 789 pallate të dëmtuar!

Nga verifikimet që kanë bërë deri më tani ekspertët në terren, në total janë 1183 shtëpi të shembura nga tërmeti. Dëmet më të mëdha të shtëpive janë në Durrës, 1059 të tilla, dhe 131 në Tiranë. Rreth 5 mijë e 500 janë të dëmtuara rëndë, dhe mbi 3500 të dëmtuara lehtë. Ndërkohë problematikë janë edhe pallatet, ku sipas shifrave që Shqiptarja.com disponon, janë në total 558 pallate të dëmtuar rëndë, shumica (461) në Tiranë dhe vetëm 35 në Durrës, dhe 335 pallate të dëmtuara lehtë, sërish shumica në kryeqytet, 328 të tillë dhe 7 në Elbasan. Tërmetit nuk i shpëtuan as shkollat, ku janë pësuar dëme në 28 shkolla, 11 në Tiranë. Ky ësht ënjë bilanc i deritanishëm ndërkohë që verifikimet në terren vijojnë edhe me ekipe ekspertësh të huaj.

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, deri më tani janë evidentuar

1183 shtëpi shembura (1050 në Durrës, 131 në Tiranë, 2 në Dibër)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (1311 në Durrës, 3821 në Tiranë, 168 në Lezhë, 150 në Kujës, 13 në Dibër, 34 në Elbasan)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Në Tiranë 3199, në Dibër 73, në Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Në Durrës 35, në Tiranë 461, në Lezhë 56, në Kukës 4, në Dibër 1, në Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (328 në Tiranë, në Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Në Tiranë 11, në Lezhë 5, në Kukës 3, në Elbasan 9)

Ora 20:51
Çuçi: Verifikimi i dëmeve nga tërmeti do bëhet online me anë të një formulari (PËRMBAJTJA)

Për të përshpejtuar procesin e verifikimit të dëmeve, por edhe për një proces më të shpejt, ministri Bledi Çuçi, njëherazi drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme ka deklaruar se do të bëhet online me anë të një formulari. Nga mbledhja e shtabit të Emergjencave Civile në Durrës, Çuçi tha se nëpërmjet një formulari me një databasë qendrore online do të jetë më e lehtë për të kuptuar sa banesa janë dëmtuar, çfarë dëmesh kanë pasur dhe pozicioni i tyre i saktë gjeografik. 

"Ne kemi marrë edhe vendimet, që çdo problem do adresohet sipas zgjidhjes që ne i kemi dhënë, Problemi i akomodimit, jemi në një fazë pak më të qetë. Vendimi i qeverisë ka filluar, pati një fluks pak të shtuar dje pasdite, i kemi adresuar të gjithë. Në Durrës, Shijak, Krujë është nën kontroll. Tirana ka hapur qendrat sociale dhe besoj se këto dy çështje janë më të rëndësishme. Ajo që ne po zgjidhim tani është finalizim i një formulari që është shumë i rëndësishëm për vlerësimin e dëmeve. Kemi dy modele, që i kemi shkrirë në një, që është baza që përdor gjithë bota si një model për të bërë vlerësimin e dëmeve. Inspektimet që do bëhen do hidhen elektronikisht dhe do të administrohen nga një databaze qendror online dhe do jetë shumë lehtë për t'i administruar, sa janë dëmtuar, ku janë, çfarë problemesh kanë dhe vendodhjen gjeogafike të përcaktuar qartë", tha Çuçi.

Ora 20:51
Lezhë/ 51 pallate e 264 shtëpi të pabanueshme, 1305 banorë të strehuar në hotele

Qendra Operacionale e Emergjencave ka bërë bilancin e banesave të verifikuara deri më tani në Bashkitë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, ku kanë rezultuar 51 pallate të pabanueshme deri më tani. 12 institucione kanë mbetur të dëmtuara, ndërkohë që numrin më të madh e kanë banesat, 264 të tilla në të treja bashkitë.1305 banorë janë strehuar në hotele, përfshi edhe në Thumën.

Ora 18:51
Durrës/ Bilanci i inspektimeve në tre bashki: 180 godina të pabanueshme...21 do të shemben

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri të ditur bilancin e deritanishëm të inspektimeve të godinave nga ekspertët e huaj dhe shqiptarë në qarkun e Durrësit. Në total deri më tani janë inspektuar 469 objekte, ku 150 janë shpallur të pabanueshme në tre bashki, Durrës, Shijak dhe Krujë. 21 prej tyre në Durrës do të shemben - tha Voda.

Deri më tani në Shqipëri kanë ardhur ekspertë nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra dhe Franca, dhe pritet që në ditët në vijim të vijnë të tjerë.

·       Bashkia Durrës – 378 Objekte të inspektuara, 150 të pabanueshme, 21 për tu prishur;

·       Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t'u prishur;

·       Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t'u prishur;

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.

Aktualisht, në Durrës vijon aksioni dhe po punohet në 8 objekte.

Ora 16:47
Durrës/ Pallati mbetet pa shkallë! Banori: Duhet me bo spidermanin me u ngjit sipër

Një pallat në Durrës, sapo kalon Pallatin e Sportit ka pësuar dëme mjaft të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe pasgoditjet që kanë vijuar më pas. I shpallur i pabanueshëm, dhe në pritje të vendimit përfundimtar nëse do të shembet totalisht apo do të riparohen dëmtimet, brenda pallatit kanë mbetur sendet e tyre personale dhe me vlerë të cilat banorët dëshirojnë t'i marrin. Një prej tyre ka hyrë brenda pallatit duke rrezikuar edhe veten e tij, teksa ka dërguar këtë video në Shqiptarja.com. "Këtu nuk ka shkallë, duhet me bo spidermanin me u ngjit sipër", shprehet banori.

Ora 15:05
Dëmet/ AMF: Qytetarët që kanë kredi t’i drejtohen kompanisë së sigurimit për banesat

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që janë prekur nga tërmeti dhe kanë dëmtime në banesat e tyre të kontaktojnë menjëherë me shoqërinë e sigurimit për të njoftuar për dëmtimet e ndodhura. Me anë të një njoftimi AMF informon të gjithë ata persona që kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës nga katastrofat natyrore, si tërmetet, zjarri, përmbytjet, të tregohen të kujdesshëm dhe të njoftojnë siguruesin brenda afateve të caktuara.  Konkretisht çdo qytetar që ka një kontratë të tillë duhet të shikojë afatet e përcaktuara në kontratën e sigurimit dhe të paraqesë dëmet e ndodhura që më pas të marrë edhe dëmshpërblimin. Pasi të kenë kryer hapin e informimit, tek banesa e dëmtuar do të shkojë një ekspert i shoqërisë së sigurimit për të evidentuar dëmet si dhe për të bërë të ditura edhe procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim. Por mes banesave të dëmtuara nga tërmeti ka edhe nga ato që janë blerë me kredi. Në këtë rast qytetarët duhet të kontaktojnë me bankën për t’u informuar nëse keni siguruar banesën apo pronën Tuaj, si dhe për të kërkuar asistencën që iu nevojitet.

Ora 14:42
Inxhinierët e Bashkisë së Tiranës në terren për të vlerësuar gjendjen e objekteve të prekura nga tërmeti

1575294205_lu.jpg

Grupet e punës të ngritur nga Bashkia e Tiranës po kryejnë verifikimet në terren për të vlerësuar gjendjen e objekteve të prekura nga tërmeti.

Inxhinierë konstruktorë dhe ekspertë të ndërtimit po verifikojnë çdo banesë apo pallat,  në mënyrë që të evitohet ndonjë incident.

Ekspertët po kryejnë verifikimin jo vetëm të konstruksionit të pallatit, por edhe të mureve.

Gjithashtu, shërbimet sociale kanë marrë marra për largimin e banorëve në ato pallate që janë shpallur ta pabanueshëm, duke i sistemuar në pikat e akomodimit gjer në zgjidhjen e situatës.

Puna do të vijojë deri në konstatimin përfundimtar të gjendjes për çdo banesë.  

Ora 14:20
Bilanci/ Banesat e dëmtuara nga tërmeti, si paraqitet situata në Tiranë, Durrës e Thumanë

Report Tv, ka siguruar të dhënat nga zyra Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive natyrore për sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i rënë më 26 nëntor në bashkitë, Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë. Të dhënat u komunikuan nga zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila tha se shifrat mund të ndryshojnë pasi verifikimi në terren vijon.

Në terren vijon me intensitet puna për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura. Në Tiranë janë ngritur 27 grupe vlerësimi. Në Durrës, grupi i ekspertëve të vlerësimit të banesave përbëhet nga 70 ekspertë inxhinjerë, nga të cilët 50 të huaj.

Në Kamëz janë 4 grupe pune në terren, në zonën e Bathores dhe atë të Paskuqanit nga tre grupe pune secila. Në Rrogozhinë veprojnë 5 grupe verifikimi, ndërkohë që vazhdon inspektimi në terren edhe në të gjitha zonat e tjera të prekura, si Kruja, Laçi, Lezha, Shijaku apo Vora.

DËMET NË BANESA

Në Qarkun Tiranë, rezultojnë 2 mijë objekte të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Sa i përket pallateve, 202 të dëmtuar dhe 4 të pabanueshëm. Në Qarkun Durrës, është ngritur njësia e koordinimit për vlerësimin e dëmeve në koordinim me zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë z. Artan Shkreli.

Ekipe të vlerësimit me ekspertë kanë ardhur: Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Franca. Ekipe shqiptare: Instituti i Ndërtimit, inxhinierët e Bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 Njësitë Administrative Durrës. Grupet e inspektimit janë shpërndarë përkatësisht në: Ishëm, Manëz, Katund i Ri, Rrashbull, Rajoni 1, Rajoni 2, Rajoni 3, Rajoni 4, Rajoni 5, Rajoni 6, Sukth.

Bilanci paraprak është:

Bashkia Durrës – 187 Objekte të inspektuara, 86 të pabanueshme, 4 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Në rang qarku, 278 objekte të inspektuara

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 13:30, janë prishur 14 objekte të shkatërruara, 7 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.

Aktualisht, në Durrës vijon aksioni dhe po punohet në 8 objekte dhe në Thumanë, në 1 objekt. Me grupet e vlerësimit në terren, raporti për dëmet materiale po përditësohet orë pas ore, por paraprakisht, në rang kombëtar ekziston ky bilanc:

Banesa të shembura:: 131

Banesa të dëmtuara rëndë: 3 811

Banesa të dëmtuara lehtë: 3 149

Pallate të dëmtuar rëndë: 461

Pallate të dëmtuar lehtë: 324

Pallate të shpallur të pabanueshëm pas verifikimit:  20

Strehimi: 

Në hotele: 1 961 qytetarë

Në çadra: 64 qytetarë. Duhet të kujtojmë se shumë nga të dëmtuarit kanë kërkuar vetë të qëndrojnë në çadra në zonat rurale, për të asistuar dhe për t’i qëndruar pranë gjësë së gjallë dhe bagëtisë.

Në qendra sociale: 867 qytetarë

Në familje dhe të afërm: 2 525 qytetarë

Ndërkohë gjatë ditës së sotme: U miratuan nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore; Janë kontaktuar familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit për të diskutuar me ta hapat konkretë për strehimin e tyre të menjëhershëm dhe fillimin e procedurave për marrjen e pensioneve speciale;

Vazhduan të funksionojnë Shtabet e Emergjencës; në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, të cilat menaxhojnë të gjitha aspektet e punës për adresimin e pasojave afatshkurtra dhe afatmesme të tërmetit; Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim; Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633; U liruan katër palestra në Durrës, pas verifikimeve të bëra me Njësitë Administrative. Banorët që janë bërë të pastrehë nga tërmeti u sistemuan në strukturat hoteliere.


Ora 12:37
Tiranë/ Mbyllen katër godina në Qytet Studenti nga dëmet e tërmetit

Katër godina, konvikte në Qytet Studenti janë dëmtuar dhe mbyllur si pasojë e tërmetit, mes të cilave 20 dhe 21. Report Tv sjell pamjet e godinave, dëmet që kanë pësuar dhe shiritin që janë rrethuar duke u mbyllur.

1575286665_konvikte.jpg

Ora 12:03
Durrës, u ndërtua dy vite më parë, shikoni si është shkatërruar pallati (VIDEO)

Report Tv sjell pamje nga gjendja dramatike e një pallati 12-katësh në lagjen nr. 13 pranë UKD në Durrës që është dëmtuar nga tërmeti duke u bërë i pabanueshëm. Edhe pse është ndërtuar vetëm dy vite më parë muret janë rrëzuar e tullat kanë dalë nga vendi. Si ky pallat janë dhe shumica e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

Ora 12:03
Kavajë-Golem/ Dëmtohen 4 pallate nga tërmeti i fuqishëm

Në territorin e Bashkisë Kavajë, nuk ka patur evidentime të personave të dëmtuar, nuk ka patur humbje jete dhe të plagosur. Kanë rezultuar me dëmtime një sërë objektesh, kryesisht pallate banimi. Konkretisht në qytetin e Kavajës evidentohen dëmtime të rëndësishme në dy pallate (ndërtime të vjetra), si dhe dy pallate në Golem (ndërtime të vjetra). Janë konstatuar dhe dëmtime të karakterit më të lehte në rreth 20-objekte të tjera, kryesisht pallate. Janë në fazë verifikimi. Deri në këto momente nuk ka asnjë referim. Janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet e Policisë të cilat shoqërojnë specialistët e Bashkisë për evidentimin e shkallës së dëmtimeve, dhe nëse do të konkludohet për raste penale, do të referohen.

Ora 11:51
Vlorë/ Banorët e larguar rikthehen në Durrës


Janë larguar sot drejt Durrësit pjesa më e madhe e banorëve që kanë qenë të akomoduar në Vlorë këto ditë, pas tërmetit që u shkatërroi banesat më 26-nëntor.  Ky rikthim në qytetin e Durrësit vjen edhe për shkak të nisjes së vlerësimit të banesave të dëmtuara në Durrës, nga ekspertë të huaj, nëse janë apo jo të banueshme. Më shumë se gjysma e tyre janë rikthyer ne Durrës, aktualisht nga 1300 banorë që gjendeshin në Vlorë, sot kanë mbetur vetëm 600 banorë. Këta të fundit, vijojnë të jenë të akomoduar në hotelet e qytetit. Ditën e djeshme pati  kthime të shumta në qytetin e Durrësit dhe të Thumanës apo edhe në qytete e tjera të prekura nga tërmeti.

Ora 11:41
Lezhë, 9 pallate të ndërtuara gjatë viteve '70 të pabanueshme (VIDEO)

Në rrethin e Lezhës, rezulton se ka patur vetëm dëme materiale në 9 (nëntë) pallate dhe 145 apartamente, të cilat aktualisht janë në proces verifikimi nga grupi i punës nëse janë apo jo banesa të banueshme. Të gjitha pallatet e dëmtuara janë të ndërtuara gjatë viteve 70. Deri në këto momente nga Policia nuk rezulton se ka patur ndonjë akt konstatimi që ndonjë nga pallatet të jetë shplluar i pabanueshëm pas tërmetit të datës 21.09.2019. Po ashtu nga verifikimet e deritanishme nuk ka patur shtesa apo ndërhyrje të mëvonshme në pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

Ora 11:38
Tiranë/ Report Tv në pallatin që i mori jetën 20-vjeçares, banori: Po flemë në makinë (VIDEO)

Report Tv ishte paraditen e sotme në zonën e Kombinatit, në pallatin që i mori jetën 20-vjeçares Xhesika Biqiku. Një banor i tha gazetarit të Report Tv, Elis Memelli se pallati ka pësuar disa herë goditje dhe se ishte ndërtuar në vitet e komunizmit me punë vullnetare. Ai tha se ekspertët shqiptarë e shpallën të pabanueshëm, ndërsa grekët nuk u futën. Pallati është me 5 kate dhe 2 hyrje.

"Unë jam banor në këtë pallat që nga viti 1973 dhe deri në sot. Pallati ka pësuar disa goditja në '79. '82, 85, në shtator dhe nëntor, është ndërtuar me punë vullnetare. Erdhi një vajzë 23-vjeçe i binte suvatimit dhe tha nuk është i banueshëm. Ekspertët grekë u futën nga hyrja tjetër, por jo këtu, thanë se është i pabanueshëm.

Na morën emrin dhe kartën dhe nuk na kanë thënë ku do të futemi, po flemë në makinë. Banorët kanë ikur të gjithë. Mbase janë futur se nuk kanë ku shkojnë. Pallati është me dy hyrje" tha një banor për Report Tv. Edhe pse i janë vendosur shiritat, banorët vijojnë që të futen për të nxjerrë sende personale.

Ora 10:41
Krujë/ 26 pallate e 100 shtëpi private të pabanueshme, banorët: Të na strehojnë tek konvikti i ri (VIDEO)

25-pallate në qytetin e Krujës janë shpallur të pabanueshëm nga tërmeti i fuqishëm që ra të martën e 26 nëntorit. Në këtë qytet janë 106 pallate gjithsej ndërsa 26 prej tyre janë dëmtuar më së shumti prej tërmetit dhe sipas ekspertëve janë shpallur si të rrezikshëm për banim.

Ndërkohë nga ana tjetër janë bërë rreth 1000 sinjalizime për dëmtime nëpër banesa private ndërsa grupet në terren kanë vlerësuar si të pabanueshme 100 prej tyre. Ndërkohë në terren vijon puna e vlerësimit nga ekspertë të huaj edhe shqiptarë.

Ndërkohë strehimi i banorëve që kanë mbetur pa banesa është bërë në palestrën e shkollës nr4 në Krujë. Aktualisht në këtë palestër janë strehuar 108 persona përfshirë fëmijë dhe dy foshnje. Ndërsa banorët e tjerë shprehen se i kanë kaluar këto ditë tek të afërmit e tyre, madje ka pasur nga ata që edhe janë zhvendosur në qytete të tjera.

"Është një konvikt ktu, të strehohemi atje. Ai është bë i ri, të hymë të flemë të paktën. Aty nuk jeton njeri, është bërë për gratë e dhunuara por nuk jeton njeri." tha një banore.

"Banojmë në hotel. Jemi dy familje kjo është e çunit po kështu edhe e imja është bërë keq. Kanë ardhur ata francezët e na thanë se ky krah del i pabanueshëm. Kemi fjet një javë në makinë. Nusen e madhe e kam çu në Lushnje me keq s'ka." shtoj më pas ajo.

"Unë shkoj te një gocë axhe që e kam këtu afër" tha një banore tjetër.

Ora 08:46
Raporti: 2633 banorë janë strehuar në hotele, 17 banesa u shembën në Durrës dhe Thumanë

Zyra qendrore e menaxhimit të emergjencave njofton se gjithsej janë 2633 persona të prekur nga tërmeti që janë akomoduar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë. Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim. Gjithashtu vijon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, në qarkun Durrës janë prishur 12 banesa të shkatërruara dhe 5 të tilla në bashkinë Krujë, në Thumanë.

Komunikata e plotë nga zyra qendrore e menaxhimit të emergjencave
E hënë, 2 dhjetor 2019, ora 08:00am: Sot është dita e gjashtë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, i cili solli tragjedinë e humbjes së jetës për 51 bashkëqytetarët tanë, dhe shkaktoi të lënduar dhe dëme të mëdha në shumë banesa në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë, Lezhë.

Kjo komunikatë e përditshme për media ofron informacion mbi punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, pa pasur pretendimin që kjo pasqyrë të jetë shteruese, duke qenë se veprimet e ndërmarra janë në proces, dhe ecin përpara me shpejtësi.

Gjatë ditës së sotme:
U miratuan nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore;

Janë kontaktuar familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit për të diskutuar me ta hapat konkretë për strehimin e tyre të menjëhershëm dhe fillimin e procedurave për marrjen e pensioneve speciale;

Vazhduan të funksionojnë Shtabet e Emergjencës;

në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, të cilat menaxhojnë të gjitha aspektet e punës për adresimin e pasojave afatshkurtra dhe afatmesme të tërmetit;

Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim;

 Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633;

U liruan katër palestra në Durrës, pas verifikimeve të bëra me Njësitë Administrative. Banorët që janë bërë të pastrehë nga tërmeti u sistemuan në strukturat hoteliere.

Në Tiranë pesë Qendrat Sociale vazhduan të ofrojnë strehim dhe ushqim për banorët e pastrehë për shkak të termetit.

Vazhdoi gjatë ditës së sotme shpërndarja e ushqimeve, veshjeve, barnave, produkte higjenike, për të gjithë qytetarët e akomoduar në hotele dhe për ata që kanë zgjedhur të qendrojnë në çadra pranë shtëpive të tyre, kryesisht në zonat rurale.

Kjo përfshin bashkërendimin e ndihmave të ofruara nga shumë bashkëqytetarë, biznese, organizata jofitimprurëse vendase dhe të huaja (Itali, Greqi, Zvicër, etj.), vëllezër dhe motra nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga disapora;

Në hotelet ku janë strehuar qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, vazhdoi të ofrohet shërbim mjekësor dhe ndihmë psiko-sociale pa ndërprerje, u përgatitën listat e fëmijëve dhe vazhduan përgatitjet për transportin e tyre për në shkolla dhe të prindërve për në vendet e tyre të punës;

Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, të organizuar në 11 grupe, mbështetur edhe nga Mekanizmi i Përbashkët i Emergjencave Civile të Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara, vazhdoi vlerësimin teknik të ndërtesave duke e çuar në 400 numrin e objekteve të vlerësuara;

Vazhdoi shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, në qarkun Durrës janë prishur 12 banesa të shkatërruara dhe 5 të tilla në bashkinë Krujë.

Ora 19:31
Durrës, ndërpriten punimet për shembjen e hotel 'Lubjana', rifillojnë nesër në mëngjes

1575225213_Screenshot9.jpg

IKMT pezullone për sot punimet për shembjen totale të hotel 'Lubjana' në Durrës. I vlerësuar si i pariparueshëm, hoteli do të shembet nesër dhe punimet do të fillojnë menjëherë në orën 08:00 të mëngjesit të 2 dhjetorit. Për sot IKMT ka vendosur mos vijojë më prej errësirës. 

Ora 19:09
Pas tërmetit 2843 qytetarë që ngelën në qiell të hapur janë strehuar në hotele

1575224066_ho1.jpg

Shtabi i Emergjencës i drejtuar nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka informuar përmes një raporti të plotë në ditën e pestë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në raport bëhet me dije se 2843 qytetarë janë strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Tiranë, Shëngjin, Shkodër, Vlorë, Pogradec, Gjirokastër dhe Kukës. Vetëm në Durrës, numri total i të akomoduarve në strukturat hoteliere është 1064.

Në raport theksohet se në hotelet ku janë strehuar qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, ka filluar të ofrohet shërbim mjekësor dhe ndihmë psiko-sociale.

Gjithashtu, po përgatiten listat e fëmijëve dhe janë bërë gati planet për transportin e tyre për në shkolla dhe të prindërve për në vendet e tyre të punës, duke filluar nga dita e hënë.

Zyra e ministrit  për adresimin e pasojave të tërmetit shkruan se Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, do të bëjë vlerësimin e gjendjes së të gjitha banesave në bashkitë e prekura nga tërmeti.

Gjyshe e akomoduar në hotel bashkë me nipin
Ora 18:31
Tiranë, Veliaj: 1950 familje do i kalojmë me qira! Rama: Këtë do të bëjmë edhe në Durrës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nga tërmeti janë 1950 familje të prekura në kryeqytet. Veliaj u shpreh nga Qendra Sociale Multidisiplinare ku ishte së bashku me kryeministrin Rama se familjet e prekura do të kalojnë në qira, që do të paguhet nga bashkia. "Ne kemi vendosur që javën tjetër për 1950 familjet në total që nuk futen në shtëpitë e tyre. 20 janë pallate të pabanueshme dhe mbi një mijë shtëpi. Ne do të kalojmë 1950 qira. Na lekët e qirasë për një vit sa të merren vendimet deri në zgjidhje ku do të blihen shtëpitë e reja apo ndërtohen" tha Veliaj.

"Këtë gjë do të bëjmë edhe në Durrës. Por në Durrës kemi nevojë të kemi qartësi se ka edhe spekulim. 3 mijë veta janë në hotele. Tani do të fillojnë verifikimet, ata që janë nga frika do të kthehen vetë edhe ata me qira. Për ata që kanë probleme me shtëpinë do të gjejmë një sistem të njëjtë, që pak nga pak se nuk mund të rrinë në hotel pa fund. Ta kalojnë këtë traumën" tha Rama.

Ora 17:28
Durrës, vijon rrafshimi me ekskavator i hotel Lubjanës

1575217820_Screenshot1.jpg
Prej orës 14:45 vijon shembja e hotel Lubjanës në zonën e Plazhit në Durrës. IKMT po rrafshon ndërtesën me ekskavator me kujdes për të mos dëmtuar banesat e tjera dhe bizneset që ndodhen pranë.

Ora 17:04
Qytetarët para bashkisë së Durrësit: Nuk duam ushqim, por strehim! Shtëpinë 80 mln lekë s'e gëzova

Përpara bashkisë së Durrësit pasditen e sotme vijonin që të qëndronin ende rreth 200 persona që kërkonin zgjidhje. Ata kërkojnë që bashkia të vendosë se cfarë do të bëjë me ta dhe ku do të zhvendosen, pasi thonë se kanë disa ditë jashtë. "Këtu vijoj që në orën 10:00 jam me djalin. Edhe thonë mos hyni brenda edhe nuk veprojnë. Dje isha në urgjencë, jam bërë gjak" tha një e moshuar.

"Mua më thanë ik këtu, ik atje se do të marrim me autobus. Kështu nuk punohet. Nëse nuk bëhet gjë sonte le të na thonë. Një pjesë futen, një pjesë dalin, asnjë përgjigje. Ka anashkalime" tha një tjetër. "Kam pesë ditë që fle në çadër. Nuk dua as ushqim dhe asgjë, vetëm të më strehojnë, jam 77-vjeç. Jemi strehuar te shkolla tani na nxorën. Këtu po pres se cfarë do të bëjnë këta të bashkisë" tha një tjetër banor i qytetit të Durrësit.

"Edhe për ndihmë kam nevojë. Ishim në katin e pestë, pallati është i pabanueshëm. Banor te lagja nr. 12 te tregu i frutave". "9 muaj sa e kisha blerë shtëpinë vajti 80 mln leke dhe nuk e gëzova. Tani po bëjmë një javë jashtë, shpresoj të na ndihmojnë" theksoi një tjetër banore për Report Tv.

Ora 14:54
Durrës, IKMT-ja nis shembjen e hotel Lubjanës pas dëmtimit nga tërmeti (VIDEO)

Mesditën e sotme ka nisur shembja me ekskavator e hotel Lubjanës në Durrës që u shkatërrua nga tërmeti tragjik i së martës në mëngjes. Inspektorët e IKMT-së në orën 14:45 nisën punën për të rrëzuar hotelin.

Fillimisht u diskutua se mund të kishte një shembje me eksploziv, por kjo pistë ra duke pasur parasysh ndërtesat e tjera që ishin pranë. Gradualisht po bëhet edhe shembja e hotelit, ku fatmirësisht nën rrënoja nuk pati asnjë person, pasi dolën me shpejtësi. Hotel Lubjana ishte ndërtuar pa leje në zonën e plazhit në Durrës.

1575207129_lubjana001.jpg

Ora 14:02
Fushë-Krujë/ Rrezik nga infeksionet, zjarrfikësit e Krujës aksion për të pastruar bodrumet me ujë

Zjarrfikësit e Krujës vijojnë punën në zonën e Fushë-Krujës dhe zonat përreth. Ata po punojnë edhe gjatë natës duke boshatisur bodrumet nga uji i depozitave që janë çarë nga tërmeti pasi përbëjnë rrezik infeksionesh.

Ora 13:55
Fushë-Krujë/ 30 familje të një pallati e kalojnë natën jashtë, banorët: Vijnë disa persona dhe restaurojnë ilegalisht çarjet (VIDEO)

Banorët e pallatit "Lami.coo" në lagjen punëtori në Fushë Krujë ankohen se pallati i tyre ka pësuar plasaritje dhe çarje nga kati 1 deri në kat të 8 . Ata shprehen para kameras se askush nuk ka shkuar të konstatoj gjendjen apo për tu siguruar atyre strehim dhe ushqim . Janë 30 familje të  këtij pallati të cilët po e kalojnë natën jashtë pasi askush nuk pyet për to. Ato thonë se një grup ustallarësh të dërguar nga firma  kanë filluar të restaurojnë dëmtimet nga jashtë pallatit në mënyrë të kundraligjshme. Ata janë drejtuar në polici për këto drejtime ku kanë bërë dhe denoncim , fill pas kësaj.

'Të vijë një ekspert që të na thotë , se kemi një jave që flemë në makina." tha një banor.

"Jemi trondit sesi kemi dalë gjallë nuk e di." tha një banore tjetër.

Ora 13:34
Kurbin/ Qindra banorë lënë banesat pas tërmetit: Shtëpitë janë të degraduara (VIDEO)

Pas tërmetit të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë, me qindra banorë e Mamurrasit dhe Kurbinit janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak se ato janë bërë të pa banueshme, për shkak të dëmtimeve që kanë marrë. Ata shprehen se jetesa e tyre është mjaft e rëndë në çadër, ndërsa i ftohti po vështirëson edhe më te për atë.

“Që me 26 po qëndrojmë jashtë. Mbrëmë ka qenë shumë ftohtë. 5 pjestar të familjes. Shtëpia është plasarit komplet. As në punë nuk mundem të shkoj se nuk kam si të lë kalamajt. Burri thotë se i ka thënë kryeplakut por s'ka ardhur njeri. Dimri duke ardhur është. 2 dit nuk kam hy brenda” tha një banore.

“Shtëpia është e mbaruar. E degraduar komplet. Po qëndrojmë tek njerëzit e nuses. Na kanë sjellë adrën, por babi nuk rrinë në adër sepse është invalid nuk luan fare” deklaroi një banor. 

“Unë nuk rri në çadër me 7 pjestarë. Familjarët i kam çuar tek njerëzit. Mbrëmë më kanë sjell një dyshek. Ka plas komplet. Nuk mundemi me qëndruar në këto shtëpia më. Falenderoj Allahun shumë herë se na shpëtoi”. tha një banor tjetër.

Ora 12:36
Tiranë, paraqiste rrezik për dhjetëra familje, Veliaj jep lajmin e prishjes së oxhakut të dëmtuar nga tërmeti

1575200254_oxhaku.jpg

Bashkia e Tiranës ka nisur prishjen e objekteve të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe përbëjnë rrezik për qytetarët. Një nga objektet e para është edhe një oxhak industrial ku ka filluar menjëherë prishja e ndërtesës, ndërkohë që ngjitur me të janë ndërtuar edhe vila 3-katëshe. Fotot nga prishja janë publikuar nga vetë kryebashkiaku Veliaj në twitter. 

“Që një oxhak industrial i krisur përbën rrezik shembje e duhet rrëzuar nga Bashkia Tiranë, kjo s'do mend dhe po bëhet sot! Por gjithashtu s'do mend ndërtimi pa leje i vilave 3-katëshe në rrëzë të oxhakut që me ose pa tërmet është një marrëzi epike e me kosto për qytetin”, thekson Veliaj.

Ora 12:06
Thumanë/ Vijon shembja e 'Pallatit të Kuq' (VIDEO)

Edhe në qytetin e Thumanës që ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti që la pas 51 viktima, po vijon shembja e ndërtesave që kanë pësuar dëme të mëdha dhe janë kthyer në rrezik për jetën pasi mund të shemben nga çasti në çast. Ndërkohë po punohet për shembjen e 'Pallatit të Kuq'.
 

Ora 12:01
Dëmet nga tërmeti/ Evakuohen 10 mijë banorë në të gjithë Shqiperinë!

Shifrat paraprake flasin për rreth 10 mijë banorë të evakuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa vijojnë verifikimet edhe në disa zona në Durrës.

Banorët  e banesave të dëmtuara janë evakuuar dhe strehuar

-964 banorë në çadra;
-2329 banorë në hotele; 
-4816 banorë janë strehuar pranë të afërmve.
-838 banorë në qendrat sociale;

Ora 11:29
Durrës, 6 pallate dhe 20 banesa të shembura nga tërmeti, dëmtohen 4 shkolla

1575196184_durres.jpg

Nga tërmeti i 26 Nëntorit nga verifikimet e deritanishhme rezulton se janë shembur 6 pallate dhe 20 banesa, ndërsa 185 pallate kanë pësuar dëmtime, 38 prej të cilëve rëndë. 

Demet

6 pallate të shembura

20 banesa të shembura

185 pallate të dëmtuara (38 të dëmtuara rëndë)

728 banesa të dëmtuara (620 me dëmtime të rënda)

4 shkolla të dëmtuara

Ora 11:07
Pamjet nga aksioni i IKMT-së, inertet e 'Vila Verde' shemben vetëm pak metra larg fadromës (VIDEO)

Pamje spektakolare vijnë nga Durrësi  përgjatë aksionit të IKMT për shembjen e hotel Vila Verde, i cili është shpallur i rrezikshëm dhe i pabanuar pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit.

Teksa fadroma e IKMT punonte për shembjen e kësaj Vile 5 katëshe, një pjesë e banesës është shembur dhe ka rënë pak centimetra larg fadromës, duke vënë në rrezik jetën e fadromistit. Fatmirësisht një lëvizje mbrapa e fadromës ka bërë që inertet të mos shemben mbi çatinë  e saj por të bien para saj. Pas kësaj shembje është ngritur një re e madhe pluhuri.



Ndërkohë fadroma e IKMT pas kësaj ngjarje ka pushuar për disa minuat dhe më pas i është rikthyer punës për shembjen e Vila Verdes.

Goditja e tërmetit në këtë vilë dëmtoi rëndë kolonat e katit të parë  duke e bërë shumë të rrezikshme mbajtjen në këmbë të saj.

Ora 10:51
Haki Çako për Report Tv: Do të bëjmë vlerësimet shtëpi më shtëpi për çdo rast dëmtimi nga tërmeti (VIDEO)

Në një prononcim për Report Tv Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, teksa vëzhgonte prishjen e hotel Vila Verde në Durrës që ëhstë shpallur e pabanueshme si pasojë e dëmeve nga tërmeti i 26-nëntorit, ka thënë se të gjitha grupet e inspektimit janë në terren dhe po bëjnë vlerësimet banesë në banesë.

"Bazuar në vendimin nga shtabi i emergjencave dhe komuniteti ndërministror, të gjitha objektet e godinat për shkak të rrezikuat do të eliminohen për shkak të goditjeve të marra nga tërmeti. Procesi ka filluar.  Po ashtu ekspertët shqiptarë dhe të huaj vijojnë punën në të gjithë Durrësin dhe në qarqet  e tjera, po identifikojnë çdo dëm banesë më banesë që janë identifikuar nga banorët. "

"Të gjitha objektet të përcaktuara për tu shembur do të procedohen më protokoll të veçantë, ndaj cd veprim është i harmonizuar. Çuçi dy herë në dit në shtabin në Durrës merr dhe jep orientime. Cdo godinë ka protokoll të veçantë" tha më pas Cako.

Ora 09:01
Bulqizë/ Tërmeti u çan pallatin, 45 familje braktisin banesat (VIDEO)

45 familje që jetojnë në një pallat të dëmtuar, në Lagjen e Re në Bulqizë, janë detyruar të braktisin apartamentet e tyre për shkak të rrezikut që ju kanoset nga shembja e tij.  Pallati i cili ka qenë vazhdimisht problem, me tërmetin e 26 Nëntorit është bërë i pasigurt për të banuar në të.

Ndërkohë ka edhe nga ata që nuk kanë mundur ku të gjejnë një strehim tjetër dhe kanë sfiduar fatin duke u kthyer në banesat e dëmtuara.

Ata shprehen se bashkia ju ka thënë vetëm dilni nga shtëpitë por nuk ju ka ofruar një vend strehimi të sigurt. Banorët thonë se nuk është vendosur as shiriti i bllokimit të pallatit e në këtë mënyrë disa prej familjeve vijojnë të qëndrojnë në këtë ndërtesë të rrezikshme.

1575187115_pallatibulqize001.jpg

Ndërkohë të kontaktuar nga gazetari i Report TV, Artan Rizvani, inxhinierët gjeologë në Bulqizë dhe ato të ndërtimit thanë se pallati duhet të evakuohet dhe të mos bëhet gabim të lejohen familjet të qëndrojnë aty, pasi mund të shkaktohet tragjedi.

"Janë familjarë që janë largu. Kati i katërt është më pak i dëmtuar. Specialistët nuk kanë ardh me na thënë është apo jo i banueshëm. Shirit nuk ka." tha një banore.

"Ku të shkojmë. Erdhën e panë e fotografuan dhe ikën" tha një tjetër.

"Frikë kemi, të rrezikuar jemi." shtoj një banore tjetër.

Ora 20:02
Durrës, kryebashkiakja: Banesa të reja për të prekurit nga tërmeti

Familje të cilat kanë banesa të klasifikuara si të pabanueshme do të kenë një strehë të re. Lajmin e mirë e dha kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako e cila deklaroi se Bashkia Durrës në bashkëpunim edhe me qeverinë  dhe shoqatën e ndërtuesve po kontrollon të gjithë stokun e banesave, të cilat do të përdoren më pas për strehimin e familjeve.

Aktualisht përveç strehimit në hotele që është mënyra e shpejtë për të akomoduar pjesën e qytetarëve të cilët e kanë të pabanueshme banesën, po shihet mundësia e studimit të stokut të banesave në qytetin tonë. Faktikisht në shtabin qëndror është një strukturë e veçantë që po konstaton përmes Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë të cilët qeveria do t’i kontraktojë për t’i vënë këto objekte në funksion të qytetarëve që nuk kanë sot një banesë”, tha ajo.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit u shpreh se 17 pallate janë evidentuar deri më tashmë të pabanueshme dhe do të shemben, ndërsa theksoi se në terren janë dhjetra grupe që po merren me evidentimin e banesave. “Që ditën e dytë kemi evidentuar të gjitha banesat e pabanueshme. Janë 17 që janë disa katëshe, ka filluar prishja e tyre që dje IKMT-ja qendrore është sot këtu e mbështetur nga policia e shteti.

Mund të ju them që këto banesa që ditën e dytë kanë qenë të rrethuara, jo vetëm me forca policie por dhe me shirit dhe ideja ka qenë për të mos lënë që të futeshin qytetarët. Dhe për hir të të vërtetës kanë tentuar për të hyrë dhe për të marrë sendet e tyre personale. Banesat po kontrollohen nga grupe dhe me ngjyrën e kuqe janë të pabanueshme me ngjyrën e verdhë që ka dëmtime dhe ngjyra jeshile që vërteton që këto banesa janë të banueshme”, tha Sako.

Kryebashkiakja nënvizoi se janë marrë të gjithë masat që qytetarët të cilët janë të pastrehë po akomodohen në hotele. “Aktualisht kemi akomoduar 1150 individë, kësaj shifre i shtohen edhe 100 qytetarë të tjerë dhe siç mund ta shikoni procedura është me vërtetimin që marrin nga njësitë administrative. Vijnë këtu paraqiten dhe shkojnë drejt pikave të akomodimit ku do të qëndrojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre, mbas ndërtimit të banesave”, tha kryebashkiakja Sako.

Ora 20:01
Tiranë, pallati me plasaritje dhe çarje, banorët: Sillni një ekspert, të na thotë ç'të bëjmë

42 familje vijojnë që të jenë në një pallat te Shkolla e Kuqe në Tiranë edhe pse apartamentet janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit. Banorët kërkojnë përmes Report Tv që institucionet të dërgojnë ekspertët për të vlerësuar gjendjen nëse duhet të vijojnë që të jetojnë në atë pallat apo të largohen.

"Po qëndrojmë se nuk kemi ku të shkojmë, po rrimë e derë hapur, po flemë në makina, duam të vijë një ekspertë që të thotë të rrimë apo të dalim, fëmijët i kemi larguar" tha njëra prej banorëve. Ndërsa një tjetër banore theksoi se "Nuk kemi informacion, pasi organet nuk kanë ardhur të na thonë të banojmë apo jo, jemi edhe me fëmijë të vegjël. Po flemë në makina. Ju lutem sillni një ekspert të dimë të jetojmë apo jo në këtë pallat" tha ajo.

Ora 19:15
Durrës, dëmtohet edhe banesa e drejtueses së prokurorisë, 300 pika të nxehta drejt hetimit

1575033968_termeti.jpg
Tërmeti që goditi Durrësin nuk ka kursyer as banesën e drejtueses së Prokurorisë së këtij qyteti, Anita Jella. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se nga një komunikim që ka pasur me Jellën ka mësuar se banesa e saj, një hyrje apartamenti 2+1 në një pallat të ndërtuar në vitet e fundit është dëmtuar.

Ndërkohë që prej ditës së hënë dy grupe të Task Forcës do të bëjnë një hetim të plotë, pasi vetëm në Durrës llogariten paraprakisht 300 pika të nxehta, që do të referohen. Gjithashtu ka nisur dhe sekuestrimi i dosjeve ndërtimore dhe leje e kolaudimet. Pa harruar materialet nga mediat, video që janë sekuestruar për të nxjerrë përgjegjësit.

Ora 17:15
Durres, tërmeti copëton kolonat e 4 katëshes, shikoni si janë shkatërruar

Banesa e dëmtuara dhe që pritet që të shemben në Durrës janë 22. Report Tv sjell njërën prej tyre, në lagjen 14 në Shkozet, rruga 'Luigj Gurakuqi'. Banesa është 4 kateshe me dy hyrje dhe me pesë familje. Sadik Kllogjri thotë se prej mëngjesit të së martës, kur ra tërmeti janë larguar nga banesa. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se kolonat e katit të parë janë të gjitha të dëmtuara si pasojë e goditjes së tërmetit.

Ora 17:08
Tiranë, pallati shpallet i pabanueshëm, 12 familje qëndrojnë brenda...Ku duhet të drejtoheni për strehim

Një pallat në Tiranë pranë ish-Uzina "Dinamo" është rrethuar me perimetër sigurie pasi nga verifikimet e para të Emergjencave Civile dhe Institutit të Ndërtimit është shpallur i pabanueshëm. Disa prej familjeve në këtë pallat të ndërtuar në vitin 1993 janë larguar pranë të afërmve të tyre, ndërsa të tjerë kanë qëndruar brenda duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Të tjerë qëndrojnë jashtë pallatit në qiell të hapur, pasi kanë frikë se mos banesat e tyre bien pre e hajdutëve. Brenda tyre kanë të gjitha orenditë, ndërkohë që për 4 ditë ata kanë fjetur në këtë pallat, i cili sipas ekspertëve ka rrezikshmëri. Verifikimi paraprak është bërë ditën e sotme, prej nga dhe është marrë vendimi për tu rrethuar dhe për të mos lejuar banorët të jetojnë në të. Dëmet janë të dukshme, siç dhe shprehen banorët për mikrofonin e Report Tv, ka të çara në dhoma dhe dëmtime të jashtme.

Administratori i pallatit, i cili është me profesion gjeolog, thotë se pallati është ia pabanueshëm pasi është ndërtuar jashtë parametrave teknikë. Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret ditën e hënë kur ekspertët e Institutit të Ndërtimit të bëjnë verifikimet nga afër të godinës, dhe nëse do të shihet e nevojshme do të kërkohet edhe një verifikim tjetër, që është faza e dytë përmes pajisjeve specifike të evidentimit të dëmeve.

Administratori i pallatit: "Është ndërtuar me materiale shtuf, pa fut parametrat teknikë, është punuar pa cilësi, pothuajse i shkatërruar. Pësoi goditje edhe në shtator, është bërë thuajse i pabanueshëm. Ka risk të madh dhe nuk i banueshëm na thanë, por do vinë inspektorët e institutit të ndërtimit dhe do të merret vendim përfundimtar,. kanë ngelur 10-12 familje këtu që nuk kanë ku të shkojnë. Duke nisur nga ajo çfarë ndodhi në Thumanë, drejtori i emergjencave dha urdhër të jepet shenja rrezik dhe premtoi që deri të hënën do të vijnë inspektorët. Është djersa dhe mundi i fëmijëve tanë, unë jam gjeolog, ky pallat për mendimin tim është i pabanueshëm".

Një tjetër banor tregon se në pallat ka ende 12 familje që po jetojnë brenda pallatit.

"Banesën nuk e kemi braktisur se nuk ka ardhur vendimi përfundimtar. Ose të na thonë që këtu nuk banohet më dhe të na thonë se ku të shkojmë. se kjo nuk ka kuptim. ka banorë që jetojnë akoma se nuk kanë ku të shkojnë, plus kanë merakun e shtëpisë, se tani që është vinë shiriti nuk ka as roje asgjë. bashkia duhet të na kthejë një përgjigje përfundimtare", shprehet ai.

Të gjithë banorët duhet të drejtohen pranë njësive bashkiake përkatëse për të bërë regjistrimet, e më tej shërbimet sociale merren me strehimin e tyre.

1575129997_banore.jpg

1575129985_pallatitirane.jpg

Ora 16:44
Durrës, Rovena Voda për Report Tv: Në do shemben 22 objekte

Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda, që është kryetare e shtabit të Emergjencave për Durrësin në një prononcim për Report Tv nga qyteti bregdetar u shpreh janë 22 objekte që duhet të shemben. Ajo theksoi se gjithsej janë 176 objekte të dëmtuara, por pjesa tjetër pritet që të marrin certifikimin nëse do të riparohen apo do të klasifikohen si përfundimisht të pabanueshme për t'u shembur.

"Ky shtab nën kujdesin e qeverisë u ngrit si masë e shtuar. Është caktuar edhe një ministër i plotfuqishëm për Durrësin, që është Çuçi. Ditët e para ka qenë mbyllja e operacionit të kërkim shpëtimit me 46 viktima në Durrës dhe Thumanë. Akomodimi ka qenë pjesa tjetër. Ne jemi në tre struktura 625 banorë të strehuar. Në Durrës kemi edhe psikologë për t'u ndenjur njerëzve afër dhe mjedise rekreacioni për fëmijët. 22 janë objektet që duhet të prishen, kanë filluar që dje shembjet, kanë vijuar edhe sot.

Deri tani 200 shtëpi dhe 85 kopshte janë verifikuar. U bëj thirrje qytetarëve, bizneseve dhe të tjerëve drejtohuni te qendra kombëtare operacionale me staf të plotë me numra telefoni në dispozicion për ndihmat. Pallate të dëmtuara, numat ndryshojnë, janë mbi 176, por deri tani që duhen shembur 22. Pjesa tjetër do të vlerësohen për riparim" tha Voda për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi.

Ora 16:33
Durrës, tërmeti këputi kolonat, shemben dy banesa në Kënetë

1575127119_Screenshot1.jpg
Në Durrës edhe ditën e sotme ka vijuar shembja e banesave që janë shkatërruar nga tërmeti dhe rrezikojnë jetën e njerëzve nëse nuk rrafshohen totalisht. Në zonën e Kënetës sot janë shembur dy banesa, ndërsa rreth orës 16:00 operacioni është ndërpresë për shkak të reshjeve të shiut. Njëra nga dy banesat që është shembur mesditën e sotme ka qenë në pronësi të dy vëllezërve që janë larguar së bashku me familjet.

Vila mësohet se kishte pësuar dëme që nga tërmeti i 21 shtatorit duke u braktisur dhe të martën në mëngjes kur ra tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë nuk kishte njeri brenda fatmirësisht, pasi kolonat kanë rënë duke u mënjanuar. Madje vila ka rrezikuara edhe një objekt tjetër 3 katësh. Në këtë zonë janë planifikuar që të prishen rreth 10 banesa, raporton gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra, pasi janë të pabanueshme, si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar te kolonat. Ndërsa për banesat që do të vendosen që të riparohen më parë do të merret certifikimi nga inxhinierët e huaj dhe ata vendas.

Ora 16:09
Milot/ Lleshaj: Ngrihet Qendra Operacionale për menaxhimin e situatës pas tërmetit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njofton se në Milot është ngritur Qendra Operacionale për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit në Qarkun e Lezhës. Lleshaj shkruan se përfaqësuesi I Prefekturës është përgjegjësi kryesor i kësaj qendre e cila sipas ministrit, do të shërbejë për grumbullimin e gjithë informacionit të problematikave.

Në Milot u ngrit Qendra Operacionale për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit, në qarkun Lezhë. Përfaqësuesi i Prefekturës është përgjegjësi kryesor dhe kjo Qendër do të shërbejë për grumbullimin e gjithë informacionit e problematikave, me qëllim koordinimin e veprimeve për zgjidhjen në kohë të tyre.

Në Qendrën Operacionale janë anëtarë nga të gjitha institucionet shtetërore, Bashkitë, Policia, Shëndetësia, Arsimi, Zjarrfikëset.  Një kënd i posaçëm do të jetë në dispozicion të gjithë organizatave apo aktorëve të tjerë vendas dhe të huaj që do të bashkohen në aksionet e përbashkëta.  Qendra do të funksionojë 24/24 dhe do të drejtojë dhe koordinojë gjithë veprimtaritë në funksion të menaxhimit të emergjencës në Qarkun e Lezhës” thotë Lleshaj.

Ora 15:55
Tiranë, 'Llaç e tulla zëvendësohen, jeta jo!', Veliaj thirrje për të gjithë banorët që nuk dalin nga shtëpitë e pabanueshme

1575125947_veli.png

Pas humbjes tragjike të njerëzve, shumë banorë kanë ngelur pa një çati mbi kokë. Qindra banesa janë kthyer të pabanueshme dhe në to është vënë shiriti I policisë, ku banorët nuk duhet të futen brenda.

Por disa banorë kokëfortë kanë krijuar debate me policinë duke u futur brenda për të marrë sendet që u nevojiten. Shumë prej tyre kanë frikën e grabitjes së sendeve me vlerë që kanë brenda.

Kryebashkiaku Veliaj nisur nga kjo ngjarje ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët, që të mos hyjnë brenda në banesat e dëmtuara. Ai ka theksuar se oficerët e Policia Bashkiake Tiranë do të marrin përsipër shoqërimin për çdo të moshuar.

JU LUTEM! JU LUTEM! JU LUTEM! Respektoni urdhërat për evakuim nga uniformat e policisë pas vendimit të inxhinierëve! Nuk lipsen heroizma pa llogjikë! Llaç e tulla zëvendësohen, jeta jo!
Oficerët e Policia Bashkiake Tiranë marrin përsipër shoqërimin për çdo të moshuar!”
, ka shkruar Veliaj.

Foto nga oficeri me të moshuarën
Ora 15:40
Rrogozhinë, shemben 68 banesa, 222 të tjera me dëmtime të rënda

1575125015_termeti2675x450.jpeg

68 banesa në Rrogozhinë janë shembur si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit. 222 banesa kanë pësuar dëmtime të rënda ndërkohë që 62 të tjerë janë dëmtuar lehtë.

Bashkia Rrogozhinë

68 banesa të shembura,

222 banesa të dëmtuara rëndë,

62 banesa të dëmtuara lehtë,

1 pallat i dëmtuar rëndë,

4 pallate të dëmtuara lehtë,

3 shkolla të dëmtuara,

1 biznes i dëmtuar.

Ora 15:35
Vorë, 46 pallate të dëmtuara rëndë! Dëme edhe në 1 qendër shëndetësore, 2 shkolla dhe 93 biznese

1569149444_temreti.jpg

Në Bashkinë Vorë 46 pallate kanë pësuar dëmtime të rënda. Dëme kanë pësuar dëme edhe 2 shkolla, 1 qendër shëndetësore dhe 93 biznese.

Bashkia Vorë:

Nuk ka shtëpi të shembura, të dëmtuara rëndë dhe lehtë,

46 pallate të dëmtuara rëndë,

1 qendër shëndetësorë e dëmtuar,

2 shkolla të dëmtuara,

93 biznese të dëmtuara.

Ora 15:22
Bubq/ 'Më fal shoku Erion...' Rama hyn brenda shkollës gati të shembur, Braçe 'alarmohet' dhe e thërret: Hajde, hajde, është e ndaluar

Kryeministri Rama së bashku me zv.Kryeministrin, Erion Braçe në kuadër të takimeve me banorët në zonat më të prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së martës, kanë shkuar edhe në fshatin e Bubqit. Në këtë fshat pasojat e tërmetit janë të dukshme fare qartë, pasi 234 shtëpi janë shkatërruar nga lëkundjet. Fatkeqësisht 1137 banorëve pas tërmetit kanë mbetur pa strehë, disa nga frika e disa për shkak se banesa e tyre është bërë e pabanueshme.

Ndërkohë që edhe shkolla e këtij fshati ka dalë jashtë funksionit këtë e ka konfirmuar edhe Erion Braçe i cili thotë se pas inspektimit të punonjësve të ministrisë kjo shkollë u shpall jashtë kushteve për mësimdhënie për shkak se ka dëme të mëdha në strukturë.

Në bisedë e sipër teksa vëzhgonte shkollën në fjalë, kryeministri Rama në një moment është futur brenda shkollës edhe pse kjo është e palejueshme. Në këtë moment një zë gruaje njofton se është e palejueshme që të hyhet brenda për shkak të riskut që sjellë kjo shkollë e dëmtuar. Ramës i drejtohet edhe Braçe i cili e thërret të dalë jashtë. Kryeministri pasi e dëgjon i kthehet me batutë duke i kërkuar ndjesë.

Dëgjohet një zë: O Erjon nuk lejohet të hyjë...

Braçe: Kryeministër, Kryeministër, është e ndaluar me u fut brenda, hajde, hajde, është e ndaluar.

Rama: Ndjesë, më fal shoku Erion.

Ora 15:17
Ekspertët zviceranë në terren/ Ambasada: Kontrolle në Durrës dhe Krujë! Puna vazhdon për të përcaktuar veprimet e mëtejshme

Ambasada e Zvicrës në Tiranë njofton se ekspertët zviceranë kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmet.

"Ekspertët zviceranë vazhdojnë punën në terren. Në Durrës dhe Krujë ata kontrolluan ndërtesa të dëmtuara për të vendosur nëse duhen hequr menjëherë. Puna vazhdon sot për të përcaktuar veprimet e mëtejshme në bashkërendim me autoritetet përkatëse", shkruan Ambasada e Zvicrës.

Ora 15:15
Zall Herr, Veliaj: Ata që e kanë shtëpinë të rrezikuar të mos futen brenda! Do nisë procesi i rindërtimit

1575123459_zallherr.jpg

Për të gjitha familjet të cilat kanë banesa të dëmtuara në Zall Herr, Bashkia e Tiranës po ngre çadra dhe ka nisur nga puna për rindërtimin e tyre. Kreu i Bashkisë kërkoi prej të gjithë qytetarëve që të zbatojnë urdhrat e autoriteteve dhe nëse shtëpia është klasifikuar si e pabanueshme, të largohen në qendrat sociale. “Me u fut vetë në një shtëpi që është gjysmë e rënë, është risk që ia bëjmë vetes. Për të gjitha këto arsye, do të dua një listë nga njësia administrative dhe të sigurohemi që ata që realisht e kanë të rrezikuar shtëpinë, të mos marrin këtë risk përsipër. Vëmë një çadër, ajo ka hapësirë pastaj për krevat, shtrojë, janë të bollshme. Sigurisht, e vëmë tek bahçja, pra kush ka bagëti, s’ka nevojë të largohet nga bagëtia; kush ka tokën, s’ka nevojë të largohet, kush ka orendi, nuk ka nevojë t’i braktisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se të gjitha banesat e klasifikuara si të pabanueshme do të rindërtohen nga e para, ndërsa ato që kanë dëmtime të pjesshme do të marrin dëmshpërblime.

“Do nisim procesin e rindërtimit, një nga një do kapim secilën nga shtëpitë. Çfarë janë meremetime do i bëjmë me pagesë, çfarë janë për t’u bërë nga e para do i bëjmë nga e para. Mund të ketë raste që themi: Nëse kjo tokë nuk mban më se mund të ketë rrëshqitur e gjitha dhe mund të marrim apartament në një vend tjetër, mund të marrim në Kamëz, në Tiranë, pra do i shohim rast pas rasti, por tani të kalojmë me dinjitet këtë pjesën e parë. Nëse është dikush që akoma nuk e ka vënë emrin në listë, ju lutem njoftojeni se mund të jetë në një fshat akoma më të largët”, theksoi Veliaj.

Te gjitha grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren, duke bërë verifikimet nëpër ndërtesa, ndërsa vijon paralelisht edhe ofrimi i gjithë mbështetjes në qendrat sociale që janë të hapura 24 orë ku qytetarët krahas një vakti të ngrohtë dhe strehe, kanë edhe psikologë dhe mjekë.

Ora 14:52
Durrës/ IKMT shemb një tjetër pallat të rrënuar në ish-Kënetë

IKMT ka shembur banesën e dytë në Durrës, nga 12 të cilat janë shpallur shumë të rrezikshme. Ditën e djeshme është shembur edhe një ndërtesë tjetër pranë zonës së Ish-Kënetës.

Sipas IKMT këto banesa nuk kanë nevojë që të inspektohen për vlerësim pasi janë të shkatërruara dhe rrezikojnë jetën e banorëve që mund të kalojnë aty pranë.

Ora 14:45
Ja procedurat që duhet të ndiqni për të përfituar ndihma dhe strehimin në hotele/ DOKOMENTET

1575115264_thumbsbc4bb19613aa4728201d7143b0e412e833.jpg

Njësitë lokale të bashkive të prekura nga tërmeti kanë shpërndarë një njoftim se si mund të sigurohet ndihma dhe strehimi në hotelet.

Njoftimi

Nëse ka njerëz që janë ende në kërkim të strehimit, mund të kryejnë këto hapa për t'u sistemuar në hotele. Ka vende në hotele pa fund, por nuk mund të abuzohet. Ndaj duhet të ndiqet kjo procedurë

-Drejtohuni tek njësia administrative

-Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim

-Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli

-Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit

1575121697_vertetim.jpg

Vërtetimi me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim

1575121738_vertetim.jpg

Vertetim qe jeni banore e zones qe ka pesuar deme
Ora 14:20
Krujë, 8 pallate shpallen të pabanueshme, në verifikim edhe dy të tjerë

1575120340_kruje.jpg

8 pallate në Krujë janë shpallur të pabanueshme. Ndërkohë janë në verifikim edhe dy pallate. Ndërsa në Fushë Krujë dhe fshatra apo në banesat private ende nuk ka një shifër zyrtare. Në terren janë inspektorët e bashkisë së Krujës, ndërsa pritet mbërritja e ekspertëve të huaj.

Ora 14:14
Durrës/ 712 shtëpi private e 178 pallate të dëmtuara, 12 të shkatërruara plotësisht!


Në qytetin e Durrësit, 712 banesa kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i të martës në mëngjes, 12 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht. Po kështu dëme të mëdha kanë pësuar edhe 178 pallate.

Këto shifra janë të përkohshme pasi në orët ne vijim pritet që të ndryshojnë për shkak se grupet e punës me inspektorë të jashtëm dhe të huaj janë në terren ku po vlerësojnë të gjitha ndërtesat e prekura nga tërmeti.

Ora 14:10
Qarku i Lezhës/ Tërmeti ka dëmtuar 56 pallate e 181 banesa private

Një nga qarqet e prekura nga tërmeti i të martës, është edhe qarku i Lezhës. Në këtë qark janë dëmtuar 56 pallate e 181 banesa private ku mijëra banorë kanë mbetur pa strehë. Konkretisht në bashkinë e Kurbinit janë dëmtuar 28 pallate me 560 apartamente ku në to jetojnë rreth 2200 banorë. Banesa private në Kurbin të dëmtuara janë 75 ku strehoheshin 300 banorë. Për të verifikuar të gjitha rastet dhe për të shpallur nëse banesat janë të banueshme apo jo janë ngritur tre gupe me specialistë nga Tirana dhe të huaj.

Në bashkinë e Lezhës janë 15 pallate të dëmtuara me 250 apartamente ku në to jetonin rreth 1 mijë banorë.Banesa private të dëmtuar anë bashkinë e Lezhës janë 79, ku në to strehoheshin 300 banorë.

Në Bashkinë e Mirditës po ashtu janë dëmtuar 13 pallate me 250 apartamente, ku në to jetonin rreth 1 mijë banorë. Banesa private në bashkinë e Mirditës janë 27, ku në to jetonin 100 banorë.  Në njësinë administrative Rubik është dëmtuar një çerdhe.

Në bashkinë e Lezhës dhe atë të Miriditës, pritet që të vijnë ekspertë nga Tirana për të bërë të mundur vlerësimin e të gjitha objekteve të dëmtuara nga tërmeti.

Ora 14:06
Tiranë, shemben 15 shtëpi nga tërmeti! 621 të tjera dhe 212 pallate të dëmtuar rëndë

15 shtëpi në Tiranë janë shembur si pasojë e tërmetit të mëngjesit të së martës, ndërkohë 621 të tjera kanë pësuar dëmtime të rënda.

Bashkia Tiranë

15 shtëpi të shembura, 
621 shtëpi të dëmtuara rendë,

212 shtëpi të dëmtuara lehtë,
212 pallate të dëmtuara rëndë,

211 pallate të dëmtuara lehtë,

13 kabina elektrike të dëmtuara,

41 biznese të dëmtuara

1 shkollë e dëmtuar.

Ora 13:58
Durrës, stafi i inxhinierëve me zjarrfikësit francezë në terren për identifikimin e banesave në lagjen 5

1575118929_durress.jpeg

Stafi i inxhinierëve të Fondit Shqiptar tw Zhvillimit ndodhen ditën e sotme në terren në bashkëpunim me grupin e zjarrëfikësve të Francës. Të dyja grupet janë dukë bashkëpunuar për identifikimin e banesave në lagjen nr5 në Durrës pas dëmtimeve të shumta të tërmetit të 26 Nëntorit.

Përveç dëmeve materiale nga lëkundjet e forta humbën jetën 51 persona.

 

Ora 13:57
Lezhë/ Banesa e të moshuarve prishet nga tërmeti, natën e kalojnë në kasolle

Dëme të mëdha tërmeti ka shkaktuar edhe në Lezhë. Në fshatin Krajen të njësisë administrative të Blinishtit në Lezhë është dëmtuar plotësisht. Të zotët e shtëpisë, Pjetër e Mark Ndoj po jetojnë në një kasolle për shkak të dëmtimit të madh që ka pësuar banesa e tyre.

Ora 13:46
Durrës, banorët largohen nga shtëpitë! Në radhë për të marrë ndihma: Po na sorollasin

Disa banorë të Durrësit ankohen se nuk kanë marrë ndihma pas tërmetit, ndërsa një pjesë e tyre shprehen se kanë marrë shumë pak ndihma ndërsa tani kërkojnë t'i ndërtohet banesa.

"Unë nuk kam marrë ndihma. Nuk futem dot në radhë. Grupi i verifikimit nuk ka ardhur të shohë shtëpinë. Kam frikë të futem në shtëpi. Kemi marrë për të ngrënë. franxhollë, supë. Është prekur komplet shtëpia. Nuk e rrashfon inspektorati e rrafshon zoti. Djali është dëmtuar në shtyllën kurrizor. Nuk po them njeriu, po them tërmeti që mos të kuptohem, 31 vjeç.

Shteti të mendojë për Durrësin. Edhe nga lufta e dytë botërore Durrësi nuk ka qenë në këtë gjendje. Qeveria ta lërë politikën për më vonë. Nuk kam marrë asnjë ndihmë. Jetoj në katin e pestë. Këto ditë kam dalë në rrugë. Kam marrë batanijet nga shtëpia. Nuk më kanë ndihmuar. Kam një javë që më sorollasin", thonë një pjesë e banoreve.

Ora 13:39
Durrës, inspektorët në zonën e Kënetës: Një pjesë e pallateve të pabanueshëm

Inspektorët që do të vlerësojnë dëmet në pallate kanë nisur vëzhgimet në zonën e Kënetës në Durrës. Ata thonë se një pjesë e tyre janë të pabanueshme, ndërsa pjesa e tjetër nuk kanë dëmtime të rënda

"Ne sigurohemi për sistemin e objektit. Në bazë të dëmtimeve vlerësojmë nëse ndërtesa ësghtë në gjendje të riparohet, ose për të bërë rindërtimin e saj. Pjesërisht banesat në Kënetë janë të pabnueshme dhe duhen çmontuar, një pjesë nuk ka probleme të rënda. Kemi rastet kur objektet kanë dëmtime të vogla. Në fund do përgatitet një raport i plotë", thanë inspektorët.

Ora 13:38
Golem, pallati vlerësohet i pabanueshëm, evakuohen 3 familje dhe një italian

Pallati “Olimpik” tek ish posta e policisë e plazhit Golem, si pasojë e tërmetit të rënë me 26 nëntor, pas inspektimit objekti ka rezultuar i pabanueshëm.

Për këtë arsye, janë larguar nga pallati 3 familjet dhe 1 shtetas italian që banonin aty, ku bashkia ka bërë të mundur akomodimin e tyre, tek Hotel “Bonita” pranë Shkëmbit të Kavajës.

Ora 13:33
Kamëz, 47 shtëpi të shembura, dëmtohet edhe një shkollë

1575117542_pallate.jpg

Si pasojë e tërmetit në Kamëz janë shembur 47 shtëpi, ndërsa janë dëmtuar rëndë 118 shtëpi.

47 shtëpi të shembura,

119 shtëpi të dëmtuara rëndë,

181 shtëpi të dëmtuara lehtë,

13 pallate të dëmtuara lehtë,

1 shkollë e dëmtuar.

Ora 11:28
Tiranë, Durrës dhe Kavajë- Shkollat që kanë pësuar dëme nga tërmeti

1575055700_samiu.jpg

7 shkolla në Tiranë, Durrës dhe Kavajë kanë pësuar dëme si pasojë e tërmetit. Nga 75 ndërtesa kopshte dhe çerdhe, 3 ose katër paraqiten me disa plasaritje. Sipas një verifikimi nga bashkia nuk paraqesin rrezik .

Këto janë disa nga shkollat të cilat kanë pësuar dëmtime:

Kongresi i Lushnjes -Tiranë

Sami Frashëri- Tiranë

Pal Ëngjëlli- Tiranë

Ismet Nanushi Kulle-Durrës

Shaqe Mazreku -Durrës

Xhelal Shtufi- Durrës

Shtodher- Kavajë

Ora 11:16
Durrës/ Spiropali: Në Durrës edhe 7 pallate për tu prishur, po vlerësohen të tjerët!

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka deklaruar se të gjithë ata persona që kanë ndërtuar ilegalisht dhe në shkelje të projekteve të ndërtimit do të mbajnë përgjegjësi. Spiropali ka thënë ndër të tjera se ka në Durrës pallate që e  kanë marrë lejen për tre kate dhe janë bërë 7 katësh.

"Në mbledhje u diskutua. Ë rëndësishme të bëhet një analizë e ndërtimeve. Disa objekte janë ndërtuar në vitet 70, por edhe pallate që planifikuar për tre dhe janë bërë 7.  Të gjitha rastet do mbajnë përgjegjësi. Janë grupe  ekspertësh. Jemi në fazën e parë ndërsa në të dytën do bëjmë verifikimin." tha ministrja.

Ora 10:24
Tiranë/ 'Gjithçka është e shkruar...unë nuk iki nga tërmeti', Rama takohet me banorët e Kombinatit: 8 objekte të dëmtuara, do të vlerësohen

Mes debatesh të mëdha është zhvilluar ditën e sotme takimi i Ramës me banorët e Kombinatit, palatet e të cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti i rënë më 26 nëntor.

Banorët duke qenë se kanë kaluar një dramë të vërtetë kanë patur shumë pyetje për kryeministrin ku shqetësimi kryesor ishte se ku do të jetojnë. Kryeministri i ka udhëzuar banorët e kësaj zone që të mos kthehen në banesat e shkatërruar si dhe të mos rrinë jashtë në të ftohtë e në shi, por tu drejtohen qendrave sociale.

Rama ishte i pranishëm në këtë zonë së bashku me zv.kryeministrin Braçe dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Pjesë nga debati i Ramës me banorët e kombinatit:

Rama: Sa do zgjasi nuk ta them dot sot. Ju kemi ofruar të shkoni në qendrat e pritjes. Pallat gati tani për tani nuk kemi. Një vend ku të fusësh kokën është në qendrën sociale të pritjes. Më ke mua përballë, merre gocën dhe ikim bashkë."

Banorja: Qendrat sociale janë plotë. Jemi me gocën, me të moshuarit. Duam një zgjidhje"

Rama:  Nuk është e vërtetë. Hajde ikim bashkë. Do të bjëm ëanalizën e gjendjes nëse bën do të futesh nëse s'bën do gjejmë tjetër. Merre gocën dhe puthe cdo minut. Sot mund të ishe duke qarë.

Banorja: Unë këtu do rri.

Banori: Presim ekspertë nga ju banohet apo nuk banohet. Tek kryetari i bashkisë nuk kam marrë përgjigje.

Veliaj: Përgjigjen ta kam dhënë para kryeministrit.

Rama: Dua të mbaroj punë këtu se do iki tek të tjerët. Mos më merrni kohë me falenderime. Më doli shpirti mo, se nuk kam fuqi. Rrini urtë. Shyqyr që jeni mirë më të gjithë ça keni rrotull. 22 veta i kemi çuar në dhe dje. Edhe unë ktu kam qenë. Edhe unë jam tundur nga tërmeti.

Banorja: Mund të ketë viktima të radhës.

Rama: Pse të ketë viktima të radhës.

Banorja: Jam në punë, këtu ka plasur vjedhja.

Rama: Nuk të ndaloj dot nëse do të rrish në shi. Qendra sociale të mban me bukë do të kesh edhe dyshek.  Do më lini ta mbaroj. S'po më lini të flas. (ngre zërin)

Rama: O Erjon, po të lutem, edhe ty do të flas. Nga ky moment do të vijojnë punën ekspertet. Nëse do shemben në kombinat. Qendrat Sociale janë të përkohsshme. Mos më vdisni parakohe. Se nuk do gjeni zgjidhje. Me durim dhe qetësi do bëhen gjërat. Shkoni tek të afërmit. Tërmeti ka rënë edhe në Itali. Janë akoma nëpër kabina.

Rama: Është e shkruar kjo. Unë nuk lëviz nga krevati ra nuk ra, nuk lëviz. Edhe unë shpi një katëshe kam. Dole me vrap jashtë, ja rrëshkite tek lëvorja e portokallit dhe ja.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore.

Ora 10:15
Tiranë, Rama në Kombinat për dëmet nga tërmeti, thirrje banorëve: Shkoni në qendrat sociale

Kryeministri Rama ka qenë në zonën e Kombinati në Tiranë, për të inspektuar nga afër dëmet nga tërmeti.

Në Kombinat të paktën 8 pallate janë të dëmtuara që duhet të vlerësohen nëse janë të banueshme apo jo.

Banori: Në total 8 pallate të dëmtuara, në Kombinat. Kemi 30 vjet që qëndron nën ujë. 

Rama: Ca prisni ta ngjisim të çarën me pështymë? Duet të bëhet vlerësimi. Do të zgjasi në kohë. Të gjithë ata që i kanë banesat e dëmtuara të shkojnë në qendrat sociale.

Ora 09:41
Lezhë/ 81 banesa të dëmtuara rëndë, banorët e kalojnë natën në hotel dhe tek të afërmit

Dëme nga tërmeti ka patur në shumë pallate edhe në qytetin e Lezhës. Nga verifikimet disa rezultojnë të pabanueshëm. I tillë është  pallati numër 47 në bllokun e banimit pranë lumit Drin në qytetin e Lezhës. Objekte ka pësuar çarje nga të gjitha anët dhe rrezikon shembjen. Pjesa më e madhe e banorëve po qëndrojnë jashtë, por ka dhe prej atyre që sfidojnë frikën dhe vijojnë të jetojnë aty.

Në Bashkinë e Lezhës deri më tani rezultojnë 81 objekte të pabanueshëm, ndërsa qytetaret e ngelur të pastrehe një pjese po qëndrojnë tek të afërmit e tyre e të tjerë janë strehuar në hotelet e Shëngjinit.

"Jam banor i hershëm i Lezhës, tek lagjia 'Beslidhja'. Unë nuk jam specialist por ka pësuar dëmtime të rënda pallati. Dhumë dëmtime, plasje, çarje. Të bashkisë kanë ardhur deh thonë që nuk e përcaktojmë dot. Shyqyr që kemi një makinë dhe flemë në të. Është ndërtuar që në 79. E kam vujt edhe tërmetin e parë të madh që ra në atë kohë. Aty është bërë një shkatërrim total tek banesa ime. " tha një banor.

Ora 09:33
Thumanë, 700 banorë akomodohen në hotel në Shëngjin


Tërmeti, në zonën turistike të Shëngjinit janë akomoduar në hotele afro 700 banor të Lezhës, Kurbinit dhe Thumanës. Të akomoduar janë banorët të cilët kanë mbetur të pastrehë. Ende nuk ka një shifër përfundimtare të dëmeve, ndërkohë grupet e punës vijojnë verifikimet. Për shumë objekt,  kryesisht pallate që kanë pësuar dëmtime serioze pritet të verifikohen nga ekspertet për të parë nëse paraqesin rrezik. Në bashkinë Kurbin deri tani janë 22 pallate të pabanueshme.

Ora 09:11
Fushë-Krujë, pallati i çarë në të gjitha anët, banorët prej tre netësh e kalojnë natën jashtë

Tërmeti i tre ditëve më parë ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në qytetin e Fushë Krujës ku të paktën tre pallate kanë pësuar çarje. Gazetari i Report Tv Jul Shota ditën e sotme ka qenë tek njëri prej pallateve të dëmtuara në Fushë Krujë. Ashtu si quhet Ish pallati i elektrikut është dëmtuar rëndë.

Disa nga banorët e këtij pallati po qëndrojnë me çadër plazhi poshtë tij pasi kanë frikë të hyjnë brenda, disa të tjerë janë larguar e disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë brenda, duke sfiduar vdekjen.

"Ktu kena nejt. Bashkia ska pyet për ne. ka tre ditë përjashta. Bashkia na tha mos hyni mrena. Është hap më shumë shtëpia. S'ka ardh njeri me thën ca ka bo vaki. Është hap totalisht pallati. Nga kati i parë deri në kat ta katërt. Ka prerje kryq." thanë në banorët.

Ora 08:16
Rama: 1192 banesa, 8 shkolla, 1 qendër shëndetësore në Tiranë me dëmtime! 265 pallate kërkojnë vlerësim!Në Durrës do të shemben 12 ndërtesa

Kryeministri Edi Rama ka përmendur zonat më të dëmtuara në tërmeti. Ai tha se në Tiranë 1192 banesa kanë pësuar dëmtime.

"Në bllokun e pallateve në Urën e Daljanit, rruga Aleksandër Goga, Shkozet, thumanë Bubq dhe Manzë. Në Tiranë 1192 banesa që kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8  shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësorë", tha Rama.

Ndërsa në Durrës Rama tha se 19 ndërtesa të dëmtuara janë të pabanueshme 12 prej të cilave do të prishen.

"Në Durrës kemi 19 ndërtesa të mëdha të dëmtuara, të pabanueshme, 12 prej tyre do prishen. Dje është shembur i pari për 7 të tjerët do presim një raport të huaj që të kemi garanci të plota. Duhet të angazhojmë të gjithë inxhinierët, por duhet të kemi kujdes nga abuzimi. Kjo do të monitorohet nga një kontroll i dyfishtë", tha Rama.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 01/12/2019 22:26

    Asaj zonjes me shtepi 50 milionshe do ti them se ky ka qene rrisku juaj i keq! Shteti po bon te pa mujturen per tju sistemuar.

    Përgjigju
  • Emi: 01/12/2019 13:31

    Ska faj termeti por na vete si kena nertu pa kriter e ven pa ven e pa klolitet punete. Tash kena mete si peshku pa uje.

    Përgjigju
  • Artan: 30/11/2019 20:49

    O kafshe SARANDA PARA 90 ISHTE NJE QYTET I MREKULLUESHEM ASHTU SIC ISHTE TIRANA,DURRESI,,SHENGJINI,,GOLEMI,ELBASANI,SHKODRA,;POR MENJEHERE PAS 1990 ,,U LESHUAN ZULUTE NGA MALET DHE ME INJORANCEN DHE DASHAKEQESINE E TYRE SHKATARRUAN ARDHMERINE E KETYRE QYTETEVE QE ISHTE TURIZMI.....POR ZOTI I SHIKOKA TE GJITHA....

    Përgjigju
    • Kafsha: 01/12/2019 13:38

      Për ate po flas edhe une, për haurin e sotem te bajgave qe quhet Sarande dhe jo për qytezen e mrekullueshme qe ishte dikur. Fshatarët qe e shkaterruan iu versulen pasi u prish ligji i P A S A P O R T I Z I M I T qe i mbante larg qyteteve. Duhet instaluar perseri ky ligj qe te pengoje bajgat tu afrohen qyteteve se na shkaterruan!

  • Kafsha: 30/11/2019 11:30

    Po Saranda shpifësira kur do dërrmohet të shpëtojne te gjithë ata qe duan harmoni urbanistike dhe jo haure bajgash?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur