Gjithmonë me stil, Dua Lipa zbulon
kush qëndron pas dukjes së saj 

Gjithmonë me stil, Dua Lipa zbulon<br />kush qëndron pas dukjes së saj <br>
Gjithmonë bukur e me një stil të veçantë, Dua Lipa ka zbuluar se kush qëndron pas përsosmërisë së saj. Bëhet fjalë për Lorenzo Posocco, për të cilin Dua nuk ka kursyer fjalët duke i shprehur të gjithë vlerësimin e saj.

Në një postim në Instagram bukuroshja i shkruan: I dashur e dua këtë fotografi sepse është në formën më të vërtetë tonën në një restorant italian duke pirë dhe duke festuar si gjithmonë. Të falënderoj për dy vite shumë të mira duke punuar së bashku. Kjo është për momentet tona të çmendura, nga vënia në flakë të xhinseve e deri te xhirimet 14 orëshe në Manolos, derisa më janë ënjtur këmbët sikur një shtatzënë tetë muajshe. Të dua.

E ku ka gjë më të bukur se sa kur te vlerësojnë e të bëjnë të ndjehesh i rëndësishëm. Të lumtë Dua! 

 

dua
 (Postimi i Dua Lipas në facebook)

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt