TIRANË- “Demi i vëllait, gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm!”, ky ka qenë mesazhi që i ka cuar mesazhin e sotëm Romeo vëllait të tij binjak Donald, brenda shtëpisë së “Big Brotherit” ku ndodhet prej 4 muajsh.
Ky mesazh i Romes erdhi pikërisht një ditë pas “Prime” të djeshëm kur Donaldi ishte mjaft i “sulmuar” nga banorët e tjerë për konfliktin e tij me Einxhel.
Duket se vëllai i Donaldit donte t’i tregonte se ai është pranë tij edhe në këtë moment të vështirë dhe e mbështet në qëllimin e tij drejt fitores.
“E di që nuk ka qenë e thjesht për ju, por ja ku jeni dhe jeni më të mirët. Ju uroj të gjithëve suksese. Demi i vëllait gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm!”, ka thënë Romeo në mesazh.
“Të dua”, i ka thënë Donaldi me zë të lartë.