Shpallet fajtore për korrupsion gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka, GJKKO e dënon me 2 vite shërbim prove! 1 vit e 4 muaj burg për avokatin që do i jepte 400 mijë lekë

Shpallet fajtore për korrupsion gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka, GJKKO e dënon me 2 vite shërbim prove! 1 vit e 4 muaj burg për avokatin që do i jepte 400 mijë lekë

Zamira Vyshka

Gjykata e Posaçme ka vendosur dënim me 2 vite shërbim prove ish gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion. Gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare, ndërsa SPAK kishte kërkuar dënim me 4 vite burg. 

Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj. Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ular dënimin me 6 muaj të të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, nuk kishin pranuar. Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: "Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja."

Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë. Ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, para se të ekzekutohej në Itali në 14 mars 2015, ka rrëfyer ndër të tjera para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka ishte mikeshë e grupit Çapja në Elbasan dhe se merrte vendime për llogari të tyre.  Duke treguar aktivitetin kriminal te Çapjave dhe konfliktin me ta që solli shumë viktima, ish oficeri i policisë Fadil Mema ka thënë para ish prokurorit Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka, me një dosje të falsifikuar, kishte shpallur të pafajshëm Sokol Çapjan, i akuzuar për një vrasje në vitin 1993. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 05/07/2023 12:02

    SI NUK KANE TURP ME KETE DENIM QESHARAK...JO VETEM BURGU MBI 5 VJET < MINIMUMI>, POR EDHE KONFISKIMI I PASURISE, SE KJO DUKE VJEDHUR E KA BERE PASURINE

    Përgjigju
  • Turi: 04/07/2023 20:00

    Kapet nje fukara duke vjedhu energji elektrike dhe e keputni ne mes kurse kjo pise per korrupsion denohet vetem me sherbim prove , kjo eshte drejtesia ? Ska per tu ber kurre ky vend sado gjoja u be reforma ne drektesi

    Përgjigju
    • Don Joni: 04/07/2023 22:18

      kjo bajga te paktrn meriton 10 vjet burg me skonto

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen