1763729576_belindaballukuedirama.jpg

Belinda Balluku dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të zbatojnë vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dje, qeveria i ka hequr me VKM Ballukut edhe të drejtën e firmës, pasi janë njohur me vendimin e gjykatës. Tashmë, Balluku nuk mund të shkojë as në zyrë. Ndërkohë, qeveria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për një interpretim final, nëse gjykata ka të drejtë të pezullojë një anëtar qeverie nga detyra.


Lajmi kryesor:

Pezullimi i Ballukut/ Qeveria i heq të drejtën e firmës, por ankimon vendimin në Kushtetuese! Rama: Ndërhyrje brutale, por do ta zbatojmë! Vendi mbetet pa zv.kryeministër