Kryeministri Edi Rama e quajti shfaqje të një sistemi krejt të ri, vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Rama tha se është rast unikal, kur një prokuror e një gjykatës ulen kokë më kokë dhe pezullojnë një anëtar të qeverisë. Rama tha se kjo është një ndërhyrje brutale në pushtetin e ekzekutivit.

“Pavarësia e gjyqësorit nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm. është shkëputje nga e kaluara. e realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi ka sjellë risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga varrosja 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmerisë. Ka shfaqur edhe dobësi të natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëminor nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike, dua të theksoj se pavarësia dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte, janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë. Këtu vi tek e treta. pezullimi nga detyra i një ministri në këtë rast edhe zv.krueministrit, drejtpërdrejtë për drejtimin e  qeverisë është shfaqje e as këtyre dobësive, të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike. Rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit. S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por nëse një prokuror special dhe një gjykatë special i shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësor edhe në këtë rast ekstrem. nuk i përgjigjemi këtij arbitrariteti me asnjë lloj arbitraritetit, as nuk angazhohemi në betejë politike, retorike me drejtësinë, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik, do ta ruajmë mbështesim, do ta respektojmë vendimin e pezullimit dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionalitetit të cenuar të qeverisë tek drejtësia. Këta jemi ne, ky jam unë. Do e respektojmë deri në fund. Mbrojta e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante sa kjo situatë për të cilën po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen në kushtetuese.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Pezullimi i Ballukut/ Qeveria i heq të drejtën e firmës, por ankimon vendimin në Kushtetuese! Rama: Ndërhyrje brutale, por do ta zbatojmë! Vendi mbetet pa zv.kryeministër