Gjonaj: Drejtësia e re do dëshmojë se e meritojmë anëtarësimin në BE

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj theksoi se reforma në drejtësi mbetet pasaporta më e mirë për të ardhmen e vendit dhe rikthimin e shpresës te qytetarët. Sipas Gjonajt, realizimi i saj dhe drejtësia e re në veprim, janë prova të vendosmërisë për të qenë një anëtare e denjë e familjes europiane.

 “Qytetarët e këtij vendi shpresojnë që pritshmëritë e tyre për reformën të realizohen. Është përgjegjësia jonë ta kthejmë shpresën e tyre në besim. Institucione të reja tashmë janë ngritur dhe kanë filluar punën. Prokurori i ri Përgjithshëm ka filluar ushtrimin e detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë sapo është zgjedhur, Kuvendi ka zgjedhur anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Janë bërë hapa pozitiv përpara, por që kërkojnë ritme shumë më të mira për të përmbyllur sa më shpejt ciklin e formatimit të institucioneve të reja dhe funksionimin tërësor të tyre. Viti 2020 besoj fort se do të jetë viti i funksionimit të Drejtësisë së Re. Viti që do të shohim të jetësuar arkitekturën e plotë të saj, që do të përmbyll ngritjen e të gjithë institucioneve të saj,viti që do të shohim rezultatet e para të shumë prej tyre”, u shpreh ajo.   


Lajmi kryesor:

Soreca- Kim: Reforma në drejtësi pasaporta e Shqipërisë në BE! 2020, viti kritik i zbatimit të saj


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit