Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha deklaroi se, qeveria shqiptare është e fokusuar te 5 prioritetet që janë vendosur për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian, ku reforma në drejtësi është më e rëndësishmja.
Në një intervistë për "New Europe", Gjosha tha se bashkëjetesa fetare në Shqipëri është mesazhi më i mirë që kemi dhënë gjithnjë për fqinjët tanë.
Turqia, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria, komenton "New Europe", kanë filluar ose janë aktualisht në pritje për të hapur negociatat për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian. E drejta për të vazhduar rrugëtimin e hapjes së negociatave, ju dha Shqipërisë në vazhdim të progresit që qeveria e re e Kryeministrit, Edi Rama, e cila erdhi në pushtet në Qershor 2013, ka bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
28 vendet anëtare të Bashkimit Europian aprovuan dhënien e statusit të vendit kandidat në datën 24 Qershor 2014. Ky është hapi i parë i Shqipërisë në rrugëtimin e gjatë për anëtarësim të plotë në BE dhe një vleresim për reformat e kryera deri me sot në këtë shtet.
New Europe: Ju drejtoni një nga Ministritë më të rëndësishme në vendin tuaj, akoma më e rëndësishme në rrethanat aktuale le të themi edhe se Ministria e Mbrojtjes. Ju duhet ta shtyni vendin tuaj drejt Europës. Sa larg jeni nga ky qëllim?
Gjosha: Ministria e Integrimit kuptohet është një nga ministritë më të rëndësishme, pasi integrimi europian është prioriteti ynë kryesor. Qershorin e kaluar të gjithë vendet anëtare votuan për Shqipërinë. Ne jemi të fokusuar tashmë te 5 prioritetet që na janë vendosur, ku reforma në drejtësi është më e rëndësishmja. Në fakt, Komisioni Europian pëlqen të nisë negociatat me kapitujt më të vështirë si çdo gjë që ka të bëjë me sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë. Ajo që ndodh është se legjislacioni i një vendi arrin të sillet ngadalë në të njëjtin nivel me legjislacionin e BE-së.
New Europe: A ka një afat kohor për një vend për të hyrë në BE? Le të marrim Kroacinë, për shëmbull. Negociatat i vazhdoi për rreth gjashtë vjet, apo jo?Ndërsa Turqia i ka filluar kohë më parë dhe është ende larg qëllimit. Si ndjeheni ju kur është thënë se gjatë këtij mandati të Komisionit nuk do të ketë zgjerim?
Gjosha: Nuk mund të krahasohet situata e Shqipërisë me atë të vendeve të tjera, si Turqia për shembull. Shqipëria është pjesë e Europës jo vetëm gjeografikisht, por me shpirt të plotë.
New Europe: Kush janë aleatët tuaj ? Duhet të ketë disa vende të vjetra anëtare si Italia për shembull , të cilat ju i ndjeni më afër. Kroacia, ndoshta ? Duhet të ketë disa vende që ju ndihmojnë më shumë se të tjerët .
Gjosha: Shqipëria ka një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë vendet anëtare, edhe me ato më të zhvilluarat madje si Gjermania apo Franca, por sigurisht që Italia apo Greqia, vende fqinje me ne, janë më shumë miqësore.
New Europe: Në kontekstin Ballkanik , mendoni se situata e Kosovës është një barrë për ju? A nuk jeni ngadalësuar nga çfarë ndodh atje ?
Gjosha: Absolutisht jo. Ne nuk e shohim Kosovën si një barrë. Ne bashkëpunojmë me të siç e bëjmë me të gjitha vendet që aspirojnë të jenë vende anëtare një ditë.
New Europe: Si i shihni shqiptarët e Kosovës? Cila është pikëpamja e shqiptarëve të Shqipërisë për identitetin e kosovarëve?
Gjosha: Ne gjithmonë kemi komunikuar me ta në mënyrë që të jemi së bashku pjesë e Europës. Ne, shqiptarët kemi projektuar një imazh shumë të mirë kur është fjala për fenë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë . Ky është mesazhi më i mirë që kemi dhënë gjithnjë për fqinjët tanë.
New Europe: E drejtë, Shqipëria është më laike se fqinjët e saj.
Gjosha: Po ne jemi një vend laik, ndonëse kemi shumë besime fetare që jetojnë bashkë në Shqipëri në mirëkuptim të plotë dhe paqe.
New Europe: Ju keni gjithashtu një besim fetar: Bektashinjtë, i cili ekziston vetëm në Shqipëri.
Gjosha: Po, nga ana tjetër ne do të donim që Europa të mos e marrë të mirëqenë këtë bashkëjetesë dhe të kuptojë që besimi fetar mund të keqpërdoret nga faktorë të ndryshëm për qëllime terroriste, siç ndodh të shohim rreth nesh këto kohë. Ne duam që Europa ta kuptojë këtë, duke parë rastin e Shqipërisë dhe të kuptojë rëndësinë e përpjekjeve tona./a.gjonaj//atsh/
/Shqiptarja.com