Gjuhë diskriminuese në tekstet
shkollore, Pampuri: Nxisin dhunë

Gjuhë diskriminuese në tekstet<br />shkollore, Pampuri: Nxisin dhunë
Zezak, femër, mashkull, verior, jugor, janë vetëm disa nga konceptet që gjenden nëpër tekstet shkollore.

Përdorimi i tyre sipas psikologes Orjola Pampuri nxit diskriminimin gjinor, seksual, ndasinë mes zonave, shtresave apo grupimeve të ndryshme shoqërore. Ato që ndikohen drejtpërdrejt sipas saj janë fëmijët, të cilët krahas prindërve dhe shoqërisë i referohen tekstit si burim vërtetësie.
 
“Ajo që nxisin këto tekste është nxitja e diskriminimit. Ato bëhen më stigmatizues, fillojnë të formësojnë grupet. Pra nuk janë drejt asaj shoqërie që ne kërkojmë, drejt shoqërisë së hapur, pranuese por vazhdojnë të krijojnë një shoqëri të mbyllur jo pranuese dhe kur ata të jenë adut apo edhe adoleshent”, tha për Report Tv Pampuri.
 
Edhe ky përkufizim i martesës që gjendet në sociologjinë e klasës 11 sipas psikologes Pampuri është jo i plotë dhe problematik.
 
“Nuk ka vetëm një martesë. Ka disa martesa sot. Pra ajo sot nuk është vetëm midis burrit dhe gruas por mund të jetë midis dy meshkujve apo edhe midis dy femrave. Pra është koncept më i gjera nga ç’e kanë menduar. Këtë duhet ta mësojnë edhe fëmijët tanë”, u shpreh psikologjia.
 
Po cila do të ishte zgjidhja për të shmangur gjuhën diskriminuese në tekstet shkollore?
 
“Jo më kot për të hartuar tekste në mbarë botën nuk ka vetëm një përkthyes, nuk ja vetëm një specialist por përkrah tyre ndodhet dhe një psikolog i cili përpos përshtatjes në shqip apo profesionale e përshtat atë edhe psikologjikisht”, tha Pampuri.
 
Sipas Pampurit sa më pak përdorim i termave paragjykues në tekstet shkollore, aq më afër i afrohemi një shoqërie të hapur e demokratike.  


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e Modric dhe Kroos