PRISHTINË - Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të mbledh nesër në Graçanicë, të gjithë kryetarët e komunave që janë të banuar me shumicë serbe.
Sipas KosovaPress, kjo u bë e ditur sot përmes një komunikate për media të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ndërkohë që kjo është mbledhja e parë e këtij lloji.
Mbledhja do të mbahet në Qendrën e Kulturës në Graçanicë. "Përveç Drejtorit Gjuriq, në mbledhjen e anëtarëve të kuvendeve të komunave me shumicën serbe do të jenë të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri krahinor, Branimir Stojanoviq, ministrat serbë dhe deputetët në institucionet krahinore, kryetarët e komunave dhe të ftuar të tjerë", thuhet në këtë komunikatë./ATSH/
/Shqiptarja.com