Zbardhet mënyra se si 4 djem dhe 1 vajzë grabisnin qytetarët në rrugë.

Fillimisht duke përdorur një makinë tip gol Fatjon Bushgjokaj, Ndue Bushgjokaj, A.Bushgjokaj, Elton lekën, dhe vajza Kristina Pjetri ndiqnin njerëzit në rrugë.

Kur ata shikonin një person vetëm, atëherë makina kalonte përpara dhe Kristina Pjetri zbriste dhe i kërkonte qytetarëve telefonin sa për të bërë një telefonatë.
 
Madje burime nga Policia bëjnë me dije se vajza shpesh qante në mënyrë që të ishte sa më e besueshme.

Në momentin që merrte telefonin në dorë Kristina pjetri, atëherë nga makina tip 'Golf' dilnin 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe shoku i tyre Elton Leka, të cilët duke kërcënuar qytetarët i merrnin edhe sendet me vlerë, kryesisht varëset, unazat, telefonat dhe orët.
 
Në rast se qytetarët i kundërshtonin atëherë 3 vëllezërit i dhunonin, ndërkohë që më pas u merrnin me forcë lekët dhe sendet e tjera. Në këtë moment vajza që kishte telefonin në dorë vraponte drejt makinës, ndërkohë që 4 djemtë e tjerë pasi e grabisnin qytetarin largoheshin me shpejtësi.
 
Për të mos u zbuluar ky grup përdorte një makinë me qëra. Makina tip Golf ishte marrë nga shoku i vëllezërve Bushgjokaj, Elton Leka. Ky grup drejtohej nga Fatjon Bushgjokaj dhe e dashura e tij Kristina pjetri.
 
Ndërkohë që Gjykata ka lënë në burg 4 djemtë të cilët grabisnin qytetarët duke i mashtruar.

Policia ka dokumentuar 7 raste grabitjesh, por dyshon se ky grup kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera në harkun kohor të një muaji.
 
Gjithashtu ky grup dyshohet se ka marrë në makinë një të ri si udhëtarë në makinë rreth 1 muaj më parë dhe më pas në Vorë e kanë plackitur dhe e kanë nxjerrë nga makina me dhunë. Fatjon Bushgjokaj dhe dy vëllezërit e tij kanë qënë të dënuar më parë.

Siç mund të dallohet në foto, Fatjon Bushgjokaj ndodhet në qelinë e burgut.
 
Ndërkohë Kristina Pjetri ishte e dashura e tij.

Policia ka arrestuar 3 vëllezërit Busgjokaj dhe shokun e tyre Elton lekën, ndërkohë që Kristina Pjetri është shpallur në kërkim.

Në momentin e arrestimit të rinjëve u janë gjetur 7 telefona të markave të ndryshme, një varëse floriri, si dhe katër kuleta. Disa prej telefonave dhe sendeve me vlerë të arrestuarit i kishin groposur në një shtëpi të braktisur në Kamëz. 

Pendohet Kristina: Grabitjet i bëra nga dashuria
Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Kristina Pjetri u shpreh se ka kryer tre vjedhje, 2 në mars dhe një në prill, ndërsa gjithçka e ka bërë nga dashuria për Fatjonin, i dashuri i saj.
 
"Kam marrë pjesë në 3 vjedhje në 29 mars dhe dy në 1 prill. U binda nga Fatjoni, i dashuri im pasi e doja shumë.
 
Kisha rreth dy javë që isha lidhur me të, por e doja. Në grabitjen e fundit pamë që po na ndiqte dikush dhe menduam se ishte policia.
 
Por pasi u larguam menduam se shpëtuam. Kur u larguam i thashë Fatjonit se nuk mund ta bëjmë më këtë gjë.
 
Nuk doja të isha më pjese e atyre veprimeve. U kërkoj falje 3 burrave që i mashtrova, por e bëra vetëm për Fatjonin" u shpreh ajo.

Njoftimi i policisë së Tiranës:
Vijon operacioni "Gracka".

Arrestohet shtetasja e shpallur në kërkim

Më datë 04.04.2017, në kuadër të operacionit "Gracka", Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë bërë të mundur kapjen e shtetases së shpallur në këkim,

- K. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë

Kjo shtetase dyshohet të jetë bashkëpuntore në 7 vjedhje me dhunë të kryera nga katër shtetasit e arrestuar në operacionin "Gracka", më datë 02.04.2017. 

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com