Gjykata e Korçës ka lënë në burg 4 personat e arrestuar që tentuan të trafikonin 195 kg kanabis sativa në Greqi dhe më pas drejt Turqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.
Të arrestuarit Shefki Hima 64 vjeç, Vilfred allias Alfred Cenolli 55 vjeç, Mondi Janko 48 vjeç dhe Safet Velaj 54 vjeç dolën sot para trupit gjykues ku u njohën më masën e sigurisë. Ata akuzohen për "trafik të lëndëve narkotike” dhe “Falsifikim të dokumentave”.
Ndërkohë në kërkim vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë.
Dy ditë më parë "Shqiptarja.com" zbardhi skemën e trafikut të 195 kg drogë nga Tirana në drejtim të Greqisë e më pas në Turqi. Personat organizatorë të këtij trafiku kanë shfrytëzuar një shofer të papunë, për ta vënë në provë. Safet Velaj, ditën e arrestimit e kishte ditën e parë të punës, pasi kishte qëndruar një periudhë disa mujore i papunë dhe pa të ardhura. Ndërkohë nga ana tjetër, plani për tu maskuar më së miri për trafikimin e kësaj sasie droge ka vijuar me themelimin e një kompanie transporti. Regjistrimi i këtij biznesi është kryer në 5 mars 2020, gati dy muaj nga kapja e sasisë së drogës në pikën kufitare të Kapshticës.
“Shqiptarja.com” zbuloi se kjo kompani fiktive është hapur duke përdorur emrin e një personi anonim në Korçë, që nuk dinte të shkruante dhe lexonte. Ky person analfabet quhet Denis Potgorija dhe sipas dokumentacionit të verifikuar në QKR, rezulton të jetë pronari i kompanisë së transportit “Deni Trans” dhe kamionit që u kap me 195 kg drogë. Ndërkohë që Denis Potgorija zotëronte 100 për qind të kapitalit të kompanisë, të dhënat e kontaktit të kësaj firme, i përkasin një personi tjetër të quajtur Bledi Rafa, por që ende po verifikohet nga prokuroria.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
12.3%
-
Pak
30.4%
-
Shumë pak
57.3%
Vota total: 513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po kontrabandonte 50 pako me ilaçe nga Greqia, pranga në Kapshticë 36-vjeçarit. U gjetën të fshehura në pjesën frigoriferike të autobusit
26 Gusht, 13:31
-
Kush është shqiptari Armando Pacani, i arrestuar në Dubai për trafik kokaine nga Brazili? I kamufluar si CEO i një kompanie, në SkyEcc ishte ‘Albanes’, ‘Forbes’ dhe ‘GlobeI'
10 Gusht, 15:27
-
Nga banda e ‘Diabolikut’ te prangat në Dubai, merr fund arratia për ‘mbretin e narkotikëve’, Dorian Petoku! Si u arratis nga qendra e rehabilitimit në Itali
2 Gusht, 09:42
-
Fier/ Në kërkim nga Italia për trafik droge! Arrestohet me qëllim ekstradimin 33-vjeçari
25 Korrik, 11:33
-
Sezoni turistik, fluks emigranëtsh në portin e Vlorës dhe pikën kufitare të Kapshticës
14 Korrik, 11:01
-
Balla në Samitin e Shefave të Policisë së OKB-së: Veprime të forta kundër trafikimit të drogës
27 Qershor, 19:00
-
Korçë/ I dënuar me 10 vite e 2 muaj burg në Turqi për trafik droge, arrestohet në pikën kufitare në Kapshticë 50-vjeçari turk
25 Qershor, 11:33
-
EMRI/ Shqiptari kapet me 100 kg drogë, policia spanjolle çmonton grupin kriminal! Udhëtonte shpesh mes Shqipërisë dhe Dubait
21 Qershor, 10:23
-
Murale në doganë/ Rrëfimi i Marias, artistes polake që po ‘vesh’ me lule Kapshticën
18 Qershor, 16:37
-
FOTO/ Artistja polake realizon murale në doganën e Kapshticës
17 Qershor, 18:24
-
7.3 kg kokainë në Durrës, pronari i furgonit me porosi “spiunon” kushëririn pritës në Angli
27 Maj, 15:02
-
Kokaina në portin e Durrësit/ Identifikohet pritësi i 7 pakove me drogë në Angli, me të arrestuarit kushërinj! Kërkohet ndihma e Londrës për arrestimin e tij (EMRI)
27 Maj, 10:19