Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e afro 10 mln euro pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e afro 10 mln euro pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij

Ervis Martinaj

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pronave dhe pasurive të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij.

Gjykata rrëzoi rekursin e dorëzuesve, Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj dhe Valentino Kaco. Pasuritë e sekuestruara, ku përfshihen, prona, sipërfaqë trualli, llogari bankare, automjete, aksione kompanish etj kapin shifrën e 10 milion eurove.  Kujtojmë se pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe Apelit të Posaçëm

Familjarët kërkuan heqjen e sekestros ndaj shoqërive ‘King Kasino’, 50% të aksioneve dhe aseteve të shoqërisë "Alba Telecommunication", shoqerisë "Mati Union", shoqërisë "Martinaj E.M" sh.p.k, shoqërisë "Real Fenix", subjektit "Drenica Martinaj PF", Subjektit "Valentino Kacorri PF", shoqerisë S.P.E Energy" sh.p.k, 21% te aksioneve dhe aseteve te shoqëria "S.P.E. Gjader", etj.

 Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi ankimimin e familjarëve të tij në më 20 mars, për sekuestrimin e 34 pasurive. Të shumëkërkuarit Martinaj, fati i të cilit është i paqartë që prej gushtit të vitit të kaluar, i janë sekuestruar 34 pasuri më 15 shkurt. Pjesa më e madhe e tyre ishte vënë  në emër të prindërve, motrave dhe gruas.

34 pasuritë e ‘mbretit të kumarit’ Ervis Martinaj janë vënë nën sekuestro pas vendimit të GJKKO. Policia dhe SPAK kanë ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e 34 pasurive të Martinaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohen se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale. Kontrollet janë ushtruar në Kurbin e Fushë-Milot, aty ku janë sekuestruar edhe pjesa më e madhe e pasurive, pasi kjo është edhe zona e cila kontrollohej nga Martinaj dhe ‘ushtarët’ e tij. Hetimi po vijon për të vërtetuar nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistruara në emra të miqve të tij. Vendimi, i siguruar eksklusivisht nga Shqiptarja.com, është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 21 janar, por ekzekutimi është bërë sot (15 shkurt). Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet disa milionë euro.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë disa biznese në emër të Martinajt, disa në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë në emër të prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe në emër të bashkëshortes së tij Roberta Martinaj. Disa pasuri janë në emër të bashkëpunëtorëve të Martinajt apo familjarëve të tyre, siç është rasti i Bisere Hato, mamaja e njërit prej miqve të Ervis Martinaj Eljon Hato, i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" në 'Ish Bllok' ku u vra Fabiol Gaxha.

Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht edhe vendimin e GJKKO, për pranimin e sekuestros së pasurive Martianjt, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se 6 muajsh. Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në kuadër të hetimeve të dosjes ‘Plumbi i Artë’, në të cilin Martinaj përmendet nga i penduari drejtësisë Nuredin Dumani se ka qenë gati të paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në vendimin e GJKKO që siguroi Shqiptarja.com thuhet se përpjekja për vrasjen e Dokles nuk ka mbetur vetë në kuadër të dëshmisë së Dumanit, por SPAK ka arritur të mbledhë fakte për të pasur dyshime që Martianj ka pasur qëllim vrasjen e Dokles.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pasunari: 01/07/2023 12:25

    E paskit thy n'mes me keto sekuestrime. Nuk jetojn dot më se nuk kan cfar te hane. Kur e quani mbret mendoni se ka kaq pasuri? Mund te jet 10% i pasurise se atij o spak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë