Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për Deputetin Kristian Demokrat, Mark Frroku.
Gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë për deputetin e qarkut të Shkodrës, trupi gjykues i përbërë nga pesë gjyqtarë, Relator Artan Broci dhe anëtarët Ardian Nuni, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj dhe Tom Ndreca, pranoi kërkesën e prokurorisë për të ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest shtëpie" në "Arrest me burg".
Deputeti Kristian Demokrat, mbi supe tashmë ka disa akuza. Hetuesia shqiptare po heton deputetin Frroku për "kallëzim të rremë", lidhur me çështjen "Doshi", teska nga dita e djeshme janë shtuar dhe 4 vepra të tjera penale të "Refuzim për deklarim pasurie", "Deklarim i rremë pasurie", "Fshehje pasurie" si dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale".
Deputeti Mark Frroku u arrestua ditën e djeshme, 1 javë pas arrestimit të parë, pas urdhër ndalesës të mbërritur nga hetuesia belge, e cila akuzon Frrokun për dy vepra penale mjaft të rënda, "Vrasje me paramendin dhe në bashkëpunim", lidhur me ezkekutimin e një shtetasi në vitin 1999 në Bruksel dhe "Shfrytëzim prostitucioni". /atsh/
/Shqiptarja.com