Është shtyrë edhe sot seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit Armando Prenga dhe shkak për këtë është bërë mos prezenca në seancë e avokatit por edhe vetë të akuzuarit.

Seanca ishte e para pas ndërprerjes së saj në korrik 2016 ndërkohë në këtë trup gjykues ka qenë dhe Majlindja Andrea tashmë e pezulluar.

Ajo ishte zëvendësuar me gjyqtaren Evelina Qirjako.

Akuzat që rëndojnë mbi deputetin Armando Prenga, janë: “Plagosje të rëndë, me dashje”, “armëmbajtje pa leje”, dhe “Kanosje serioze për vrasje”. 

Ngjarja ka ndodhur me 4 shtator të vitit 2015 dhe lidhet konfliktin me familjen Cali, për të drejtën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut. Per pronen ne Lagune, pak dite me pare, Gjykata i dha te drejte familjes Cali.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)