Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në janar shqyrtimin e kërkesës së ish kryeministrit Sali Berisha, për vlerësimin e masës ‘arrest në shtëpi’.
Seanca ishte planifikuar për në datën 27 dhjetor, por sot (24 dhjetor 2024) Gjykata njoftoi se seanca do të zhvillohet më 17 janar të 2025.
Më 21 nëntor 2024 Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e Sali Berishës për të shpallur 'antikushtetuese' masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje’, dhënë fillimisht nga GJKKO, me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve të dosjes për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv ‚Partizani‘.
E quajti “joproporcionale dhe e panevojshme' pasi qëllimet përmbusheshin nga masa e parë e sigurisë.
Në këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur ish kryeministrin për ‘korrupsion pasiv në bashkëpunim’, duke e akuzuar se favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si një nga pronarët e terrenit, ku më pas u ndërtuan 19 kulla.