Gjykata regjistron ndryshimet e 'Foltores' në Statut, Bozdo: Askush nuk ka të drejtë të bëjë ankimim! Gjendja financiare e korporatës energjetike më e keqja në 30 vite

Gjykata e Tiranës regjistroi pak ditë më parë ndryshimet e Sali Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.  Enno Bozdo, mbështetës i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, tha i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se çështja e PD-së tashmë është zgjidhur ligjërisht nga gjykata dhe se ky vendim nuk ka palë dhe se askush nuk mund të bëjë ankimim.

'Aty ka edhe deputetë që mendojnë asnjëri as tjetri. E rëndësishme është se çështja e drejtimit të PD-së është zgjidhur ligjërisht. Ato duhet ti bëjnë pyetje vetes a duhet të jenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së apo jo?! Kushti i tyre ishte për tu diskutuar mediatikisht, atëherë kur gjykata nuk kishte dhenë një vendim përfundimtar për PD-në. Tani gjykata njohu të drejtën ë Komisionit të Rithemelimit për të drejtuar partinë, deputeti ose vendos të jetë pjesë e kësaj forcë, ose të mos jetë pjesë e tij. Ky vendim nuk ka palë dhe askush tjetër nuk ka të drejtë që të bëjë ankimim. Ato po spekulojnë me të vërtetën, ky është një proces pa palë. Asnjë palë tjetër përveç nesh nuk mund të shkojë në apel. është një mënyrë e tërthortë.'- tha Bozdo.

Eno Bozdo, ish-koordinator kombëtar për energjinë në PD, foli edhe për rritjen e çmimeve të energjisë, problemet dhe ndërhyrjen që duhet ë bëj shteti. Ai pranoi se dhe edhe situata globale po ndikon, por mund të kishte zgjidhje të tjera.

'Së pari do ishte jo e ndershme të flisnim, këtu ka faktor ndërkombëtar të pakontrolluar, nuk fillon me luftën, përkon me daljen e ekonomisë nga pandemia. E paralajmëruan të gjithë, gazetat botërore. Sigurisht që dhe lufta ka ndikuar. Problemi është se kjo krizë ka kapur sektorin tonë të energjisë në ditën më të keqe në 30 vite. Nga pikëpamja financiare të 3 kompanitë janë në ditën më të keqe.  Gjendja financiare e këtyre kompanive është ende më e keqe se 2013.  Gjendja financiare e korporatës energjetike është më e keqe. Ekspozimi i OSHEE ndaj palëve të 3-ta është më i keq seç ka qene. Intersimet për vite të tëra kane vajtur në duar të gabuara. Reformat kane ngecur. Nëse krijohet bursa ka tender për energji, çmimet nuk ndikohen, është transparent, pa kosto korrupsioni. Kostot e operimit të këtyre ndërmarrjeve është rritur shumë,  për shkak të korrupsionit. Gjysma e pagesave që bëjnë qytetaret shkojnë për të mbuluar kostot e operimit te OSHE.'. u shpreh Bozdo.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it