Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik, në orën 14:30.
Po ashtu bëhet e ditur se seanca do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë. Seanca pritet të jetë konferencë për ecurinë e çështjes së ish-presidentit Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Palët e lartpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë. Ndërsa më 14 korrik, do ketë konferencë nga ora 15:00 për ecurinë e çështjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.
Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.4%
Vota total: 3797
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Mungesa e financave do shtynte procesin me 6 muaj!' Thaçi po 'braktiset' nga avokatët në Hagë, ekipi i ish-presidentit i kërkon Qeverisë fonde shtesë
22 Gusht, 19:18
-
'Po i shërben Serbisë', 'e keni tradhtu UÇK-në', largimi i avokatit të Veselit nxit kritika ndaj Qeverisë Kurti
22 Gusht, 11:44
-
Avokati Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale
22 Gusht, 07:56
-
Debate të ashpra në gjyqin ndaj Thaçit, ish-majori i KFOR ‘dëshmon’ me interpretime, përplaset me avokaten
20 Gusht, 11:32
-
'Fakte jo reale', në gjykatë, kronistët e luftës së Kosovës mohojnë shkrimet
13 Gusht, 22:24
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Serbia kërkon ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani
25 Korrik, 16:11
-
U ndalua me fletëarrest të Serbisë, ish-ushtari i UÇK-së dërgohet në paraburgim për 30 ditë në Maqedoninë e Veriut
18 Korrik, 22:03
-
Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia
17 Korrik, 22:45
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale
16 Korrik, 15:30
-
Trump lirohet nga akuza, Grenell: Radha është te Hashim Thaçi
15 Korrik, 22:17
-
Jakup Krasniqit iu ndalua mbajtja e kravatës kuqezi në Hagë, reagon e bija e tij: Nga gjoksi mund t’ia zhvishni shqiponjën, por kurrë nga zemra
9 Korrik, 12:54