Gjykata urdhëron rinumërimin e votave në rundin e parë të zgjedhjeve në Rumani: Vendimi është përfundimtar!

Gjykata urdhëron rinumërimin e votave në rundin e parë të zgjedhjeve në Rumani: Vendimi është përfundimtar!

Calin Georgescu, kandidati prorus në Rumani

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka urdhëruar rinumërimin e votave të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në vend, të cilin e fitoi befasisht kandidati i ekstremit të djathtë.

Kushtetuesja tha në një komunikatë më 28 nëntor se ka “urdhëruar njëzëri rishikimin dhe rinumërimin e votave për zgjedhjet presidenciale të 24 nëntorit".

Gjykata në Bukuresht tha se vendimi i saj është përfundimtar. Komisioni Qendror Zgjedhore do të takohet më vonë gjatë ditës për të diskutuar për vendimin e gjykatës.

Calin Georgescu, kandidati i pavarur dhe prorus i ekstremit të djathtë, shënoi fitore befasuese në rundin e parë të zgjedhjeve, duke i marrë afro 23 për qind të votave.

Georgescu pritet të përballet me Elena Lasconin, kandidaten e qendrës së djathtë dhe mbështetësen e fuqishme të integrimit euro-atlantik, në balotazhin e 8 dhjetorit, pasi që të dy morën më shumë vota se kryeministri majtist dhe favoriti, Marcel Ciolacu.

Pa përkrahjen e asnjë partie politike, fushata e Georgescut u mbështet kryesisht në platformën sociale TikTok, ku llogaria e tij kishte 1.6 milionë pëlqime.
Përveçse shprehte pikëpamjet e tij politike, Georgescu e përdorte gjithashtu TikTok-un për të postuar video ku shihej duke shkuar në kishë, duke bërë xhudo dhe duke vrapuar në pistë.

Presidenti i Rumanisë ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse, përfshirë per çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

I zgjedhur për një mandat pesëvjeçar, presidenti gjithashtu ka pushtet të mos i pranojë kandidaturat partiake për kryeministër dhe emërimet qeveritare për poste gjyqësore. /REL/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit