TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka një borxh prej 46 milionë lekësh, si palë humbëse e vendimeve gjyqësore kundër tij, ku kanë fituar të drejtën e dëmshpërblimit deputetë, ish deputetë dhe ish-punonjës. Një shkresë e Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla drejtuar Komisionit të Ekonomisë, konfirmon se janë 32 vendime gjyqësore që pritet të ekzekutohen, ku Kuvendi u detyrohet deputetëve, ish-deputetëve dhe ish-punonjësve.