IMT gjobiti 1.3 mln $ ‘Syrin e Tiranës', Rama: Gjykatësi i verbuar nga leku e rrëzoi! Mbajnë në këmbë pallatin pa leje në zonë turistike, kemi një vit bëjmë 'bam e bum'

TIRANË- 'Një drejtësi që të bën për të vjellë', edhe sot në bashkëbisedim me qytetarët Kryeministri, i ashpër ka drejtuar gishtin nga pjesë të korruptuara të sistemit të drejtësisë për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë të ndërtuar në qendër të Tiranës. Kryeministri Rama ka qenë i prerë me kritikët dhe akuzat ndaj qeverisë duke bërë publik një dokument të dytë ku në të afishohej gjoba me shifër 1.3 milionë euro për këtë shtesë, e vendosur në muajin qershor. Sipas Ramës, një gjykatës i verbuar nga leku, vendosi që të ‘rrëzonte’ shtetin dhe tha jo. 

Dje publikova një document, i cili tregon se ndërtimi pa leje, ose 4646 metra katrorë në qendër të Tiranës nuk janë aty si një zbulim i këtij momenti dhe është e pavërtetë që aty nuk ka pasur asnjë sy dhe asnjë veprim më parë. dhe publikova dokumentin me denoncimin e kallëzimit në Prokurori të kompanisë ndërtuese. Tani po ju jap një dokument tjetër që është dënimi me gjobë sipas ligjit i kësaj kompanie për ato 4646 metra katrorë të ndërtuara për qëllim fitimi jashtë lejes së ndërtimit. Është një dënim me gjobë dhe gjoba është sipas ligjit për metër katrorë, e kemi përcaktuar vetë në ndërhyrjen e fundit ligjore që kemi bërë, shumë 160 e kusur milion të reja, që i bie, shkurt muhabeti 1.3 milion dollarë. Kjo gjobë është vendosur në fillim të muajit qershor. Urdhëroni se çfarë ka ndodhur. E çojmë në gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzon shtetin. Një gjykatës i verbuar, unë besoj i verbuar nga paraja, por nuk jam nga ata që ngre akuza pa prova, por i verbuar totalisht dhe i padenjë fare, fare, fare i thotë shtetit “jo”, ndërkohë që gjobën e ka ligji, nuk e ka inspektoriati. Inspektoriati thjesht ka marrë sa është gjoba në ligj, ka bërë shumëzimin me metra katrorë dhe thotë, zotëria do paguajë gjobën dhe plus e ka çuar në prokurori. Janë bërë të gjitha hapat. Ky ka qenë rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar ne të futemi me vendimin e fundit të qeverisë për të vepruar në një mënyrë të atillë që të mos ketë mundësinë asnjë prokuror dhe gjykatës i korruptuar në mes sepse kemi pritur e kemi pritur.- tha Rama

Po përpos dokumentit me gjobë ndaj ‘Syrit’ të Tiranës, Rama foli me shifra ku tha se deri tani janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunash, përfshirë dhe socialistë, 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT si dhe 2 drejtorë të Aluiznit. Kreu i socialistëve tha se emrat e tyre janë çuar në prokurori. Rama gjithashtu bëri me dije se ekziston edhe një tjetër pallat në një zonë turistike, i gjithi pa leje dhe qeveria ende nuk po arrin dot të ekzekutojë vendimin. I qartë e i prerë, kreu i qeverisë tha se ‘parallinjtë’ që ndërtojnë pa leje do iu kushtojë aq shumë sa nuk do kenë mundësi e as do u vi nëpër mend të ndërtojnë sërish pa leje.

Pyetja është sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë. Këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurori.

Edhe unë këtë pyetje bëj dhe pikërisht se jam 100% dakord me ty kam marrë përsipër bashkë me ty dhe do e bëjmë me gjithë qeverinë. Është një pallat i tërë pa leje në një zonë turistike ka mbi një vit që jemi bam e bum dhe s’po arrijmë dot të ekzekutojmë vendimin. Tani ka ardhur momenti që t’i japim një mesazh këtyre parallinjve që çdo metër katror pa leje do ju kushtoj aq shumë sa s’do keni më shans që të bëni sërish.- tha Rama.

Nisur nga pyetjet e qytetarëve lidhur me drejtësinë dhe ndjekjen penale ndaj këtyre subjekteve, Rama sqaroi se penalisht ndiqen vetëm nga drejtësia duke e cilësuar si një luftë titanike për të pastruar ‘llumin’. Kryeministri tha se shumë dosje 'flenë dhe kanë zënë myk' në prokurori. 

Penalisht nuk i ndjek qeveria njerëzit e tij, i ndjek drejtësia. Dhe lufta jonë me drejtësinë është një luftë titanike, për ta pastruar këtë llum. Unë luftoj për të njëjtën gjë dhe kemi arritur të vendosim bazat me institucionet e drejtësisë për zyrtarët e lartë, po kush lufton me parellinjtë? Po s’janë vetëm këto, janë dhe rastet madhështorë të evazionit fiskal, miliona e miliona evazion dhe dosja fle në prokurori. Dhe burri huaj të bën kryesor nëpër media e portale.- tha Rama.

Kreu i qeverisë iu përgjigj shqetësimeve të qytetarëve se do bëjë ç’është e mundur për të mbajtur në ‘shina’ Tiranën e cila dikur ishte një katund e sot një metropol.

Mund ta bëjmë këtë sot se e kemi sjellë situatën në progres, se nuk ka pasur në Tiranë se nuk kishin një hipotekë. Kishin metra katrorë shtesë dhe sot nuk ka më të tilla masivisht, janë thjesht një dyzinë. 10-12 raste deri tani, këto janë tmerr por s’janë asgjë.' - u shpreh Rama

Kujtojmë se Rama publikoi dje dokumentin që tregon se IKMT ka kallëzuar kompaninë “Ideal Cosntruction shpk”, për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti, por drejtësia nuk ka lëvizur për sekuestrimin e tyre. Sot, kreu i qeverisë publikoi dokumentin e dytë ku tha se gjoba me vlerë 1.3 milionë dollarë është vendosur në muajin qershor. Ndërkaq, Report Tv mëson se prokuroria ka regjistruar çështjen penale. Sipas prokurorisë por priten materiale nga institucionet shtetërore. Hetimi do të vijojë dhe çështja do të dërgohet në gjykatë nëse do të vërtetohen element të veprës penale ndërtim pa leje. Prokuroria sqaron se hetimi as nuk është pushuar dhe as nuk është neglizhuar por po vijon.

Pas sekuestrimit nga qeveria, kompania “Ideal Cosntruction shpk” vendosi t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe tre pallate të tjera. Ditën e sotme u sekuestrua pallati në rrugën 'Myslym Shyri' në Tiranë, pasi kishte ndërtuar 2700 metra katrorë shtesë pa leje, nga firma ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit. Nga ana tjetër është sekuestruar edhe ndërtesa 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina e ndërtuar pa leje. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 metër katror. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Rama bën publike dokumentet për ‘Syrin e Tiranës’: Gjoba ka rënë në duart e një gjykatësi të verbuar, sa pa iu dridhur dora i dha të drejtë kompanisë

Kryeministri Edi Rama bën publike dokumentet e gjobës për ‘Syrin e Tiranës’ në qendër të kryeqytetit. Rama insiston në datën e vendosjes së gjobës nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ndërsa thotë se gjoba ka rënë në duart e një gjykatësi aq të verbuara sa që ka hedhur poshtë kallëzimin.

“Pas dokumentit të kallzimit penal që patë dje, ja edhe dokumenti i gjobës prej 162 milionë 634 mijë e 500 lekë të reja ose 1 milionë 366 mijë e 130 USD, për metrat katrorë pa leje në qendër të Tiranës, të cilat para pak ditësh i mori shteti, për interes publik

Shikojeni edhe datën e vendosjes së kësaj gjobe nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe përmes dokumentit tjetër bashkëngjitur, informohuni se kjo gjobë, ka rënë në duart e një gjykatësi aq të verbuar, sa që pa iu dridhur dora i ka dhënë kompanisë të drejtë në shkallën e parë, ndërkohë që ligji është i qartë, sasia e gjobës për metër katror shtesë pa leje përcaktohet me ligj, metrat katrorë shtesë pa leje janë aty…

Sinqerisht, ju që shani e akuzoni qorrazi këtu, mund të keni një mijë e një arsye për të mos votuar për mua apo për të menduar, se politikanët janë të tërë njësoj, por ama, të mos e shohësh vullnetin e plotë për t’i dhënë një goditje finale këtij fenomeni të shëmtuar dhe të mos e kuptosh, se këtë vullnet mund ta ketë vetëm kush as është i kapur prej parellinjve, as kapet dot me asnjë lloj shume parash, kjo është të tallesh keq me veten në rastin më të mirë ose në rastin më të keq, kjo është të jesh një i korruptuar potencial, që s’e koncepton dot në botë se paraja nuk është gjithçka…”, shkruan Rama.

Ora 10:13
Miliardat e parasë së krimit ‘lahen’ te kullat? Rama: Broçkulla, turp i madh! Transformuan Tiranën nga katund në metropol

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se ndërtimet në Tiranë po e tranformojnë kryeqytetin nga një katund i madh në një metropol.

‘Ky përshkrim i komunitetit rom është e kaluarës, situata shumë ndryshe nga sa ka qenë. Janë zmadhuar në gjerësi apo lartësi, por jo duke marrë tokë tjetër se nuk i lejon njeri ti marrë.

Këto janë ekonomi, i blejnë shqiptarët. Ato broçkullat me miliardat e parasë së krimit që lahen në këto ndërtime, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë. S’kanë bazë argumenti, s’kanë dokument faktik. Nga ana tjetër një kullë punëson afro 1000 vetë në sistemin e ndërtimit, pastaj sjell të ardhura si taksë mbi pronën, strehim, mjedise biznesi, patjetër punësim për shërbime dhe vizitorë. Kjo varet e gjitha nga cilësia, arkitektura. Koha do jetë zonja e rëndë që do flasë, këto ndërtime që po transformojnë Tiranën nga një katund i madh kaotik si ai gjeta unë në një metropol rajonal, janë ato që po i japin Tiranës identitetin e një kryeqyteti me histori dhe të ardhme.’- tha Rama

Ora 10:04
Rama: Kjo drejtësi më bën për të vjellë! I çon aty 4646 m2 pa leje ja lexon ligjin dhe ta rrëzon me çekiçin e papërgjegjshmërisë

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh edhe njëherë për paaftësine e ligjit dhe drejtësisë të cilët kanë papërgjegjshmëri totale për të zbatuar ligiin.

Kur më thua drejtësia që keni më vjen realisht të vë ulërimën, është drejtësia që ne po luftojmë. Nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë, që ja çdon aty 4646 m2 ja lexon ligjin dhe të rrëzon me çekiçin e papërgjegjshmërisë totale. Ja kjo është drejtësia që më bën për të vjellë. Mos u sorrollat në asnjë derë se i ke online.- tha Rama. 

Ora 10:00
Ndërtimet pa leje, Rama: Janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkie e komune, 25 kryeinpektorë të IMT-së si dhe drejtorë të Urbanistikës e Aluiznit

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar gishtin ndaj drejtësisë sa i përket lejimit të ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë foli me shifra ku tha se deri tani janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunash, përfshirë dhe socialistë, 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT si dhe 2 drejtorë të Aluiznit. Rama tha se emrat e tyre janë çuar në prokurori.

'Po jap dhe një shembull tjetër, se meqë po thonë se këtu nuk i sheh njeri, këtu të gjitha bëhen se ky i gjati... Inspektoriati kombëtar ka kallëzuar penalisht në gjithë këtë periudhë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, nga të cilët jo vetëm kryetarë bashkish të palës tjetër, por edhe kryetarë bashkish të Partisë Socialiste, 12 drejtorë urbanistike nëpër bashki, 25 kryeinspektorë të inspektoriatit të Mbrojtjes dhe Territorit nëpër territor, 2 drejtorë rajonalë Aluizni dhe 4 anëtarë këshillash rregullimi të territorit. Janë këtu, janë me emra, janë me mbiemra. Pyetja është: Sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë! Të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurorira. Dakord.’- tha Rama.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A Taci: 02/10/2022 19:12

    Gjykatesit ne Shqiperi do bejne cfar te duan per sa kohe nuk mbajne pergjegjesi ligjore per vendimet e padrejta e ne kundershtim flagrrant me ligjet e vendit . Eshtr e lehte Z. Kryeministr. RiVendosni ne kodin penal dhe ne ligj qe gjyqtari qe jep vendim te padrejte e ne kundershtim me ligjet te marre denim me burg 10 vjet dhe ti sekustrohet pasuria e vene nga korrupsioni . Kjo shpeton drejtesine nga vendimet e padrejta nga korrupsioni dhe cdo gje shkon vetem sipas ligjit. Sot nuk ekziston asnje ligj qe denon keto gjyqtare qe shesin ligjin ne kembim te parave . Jane kthyer gjyqtaret e prokuroret si shitesit e perimeve . Po ne kete rast shesin ligjin shtetin dinjitetin e qytetareve dhe te vendit .Kjo eshtr orgjente . Tjeter ligj orgjent eshte:: Te gjithe zyrtaret e shtetit qe shkelin ligjin dhe bejne korrupsion e favore te kene denim fiks 10 vjet burgim e sekustrim pasurie te vene nga korrupsioni.Sepse shkelin besimin tuaj e te popullit ne menyre flagrrante per interesa privete. Keto dy ligje do rregullojne cdo gje dhe mos te merremi me fjale boshe . Drejtesia vuan nga mungesa njerezore . Merrni ekselentet ne vite qe kane mbaruar Drejtesi pa nepotizem dhe futi ne sistem . Te vazhdojne magjistrature mbas orarit te punes . Ato jane te afte e pershtaten . Eksentet jane aseti kombit mos i leni te veniten rugeve . Sot drejtesia eshte kanceri i Shqiperise e shqipetareve . Ju lutem sherojeni kete kancer popullit se ju dhe vetem ju e keni ilacin duke vendosur ligjet e duhura qe thame me lart qe kane qene por i hoqen Hajdudet e matrapazet e ligjeve. Cdo njeri duhet te mbaje pergjegjsi per ato qe ben . Edhe ne parlament na eshte ligji qe deputeti smban pergjegjesi per ato qe flet . Gabim . Deputeti te mbaje pergjegjesi se nuk eshte i papergjegjshem . Te kete denime si gjyqtari . Keto jane ato qe vertete kerkon populli nga ju Z. Kryeminister. Shpresoj te lexoni dhe te marr nje pergjigje . Ju faleminderit pe mirekuptimin .

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/10/2022 10:44

    Sa i pështirë që je sa i pa durueshëm në syt e këti populli o Edvin shkjau shqipfolës, rrëzoje ashtu si e rrëzove teatrin kombëtar o serborus shqipfolës

    Përgjigju
  • beni: 02/10/2022 02:20

    ata gjyqtare qe jane te korruptuar,,,,duhet te arrestohen sa me pare ,e te denohen mbi 10 vjet burg,,nuk mund te lejohen keta maskarenj te lirojne kriminele nga burgu,, dhe te legalizojne pallate e shtepi pa leje....duhet te jete nje komision mbi gjyqteret qe ti kontrolloje.....

    Përgjigju
  • Iris: 02/10/2022 01:33

    Jo z.Rama e ke shume gabim,Tirana ishte metropol dikur,keto 31 vjet,sidomos keto 10 vjetet e fundit eshte kthyer jo vetem ne katund,por ne katundin me te shemtuar te Shqiperise.Mire gjykatesit qe ia zune leket syte,po ju te tjereve nuk u pellcasin syte kur shikoni shemtira te tilla qe po zene qiellin dhe ajrin,se token e zuri Saliu me shoke?! Kur NY ka ngritur qiellgervishtes,i ka ngritur nga e keqja,sepse te atille e ka poziten gjeografike,kurse Tirana nuk eshte NY,po ju me c'tru lejoni perbindesha te tille qe shemtojne vijen horizontale te Tiranes dhe kane mbire rreth qendres si cibane qe garojne mes njeri-tjetrit per shemtine? Shembini dhe ktheini Tiranes identitetin dhe bukurine ekzotike dhe estetike qe kishte,ose te pakten cerekun e asaj qe kishte dikur.

    Përgjigju
  • Askushi: 01/10/2022 20:28

    Apapapapa jane turrur sufllaqexhinjt e PD dhe PS. Po këtë radhë ata të PD po bëjnë kundërsulm të egër. Ju të PS ku jeni?

    Përgjigju
    • Rilindasi: 01/10/2022 23:31

      Po dale or cun te mbarojme sufllaqen e darkes njehere pastaj ti perveshemi komenteve.

  • One: 01/10/2022 19:12

    Konfisko ndertesen dhe hiqi licensen. Cdo gje tjeter eshte bla bla bla

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/10/2022 16:35

    Investitori kur te ka bler ty si kryetar te KRRT REPUBLIKES@KRYEMINISTER nuk rregulloka letrat me nje gjyqtar qe eshte vene ne ate detyre nga Politikanet kriminele e MAFIOZE???? Çna çudit dite per dite o gjigando! Hidh ne sulm ortën e jeniçereve o vellai i Erdoganit dhe Vuçiqit..... Ti duhet te pish ilaçet dhe te qetsohesh o gjigando perzotin,je bo per tu mëshiru mer jahu pz.....

    Përgjigju
  • Balo: 01/10/2022 16:12

    Nje qeveri mender e dhj..e qe nuk le qime pa pare ne syte e te tjereve ndersa traun ne te vetet e mban si "piercing"! Ndertimi behet ne baze te nje leje aprovuar nga organi kompetent qe edhe ka per detyre supervizimin. Maskarenj. Mire qe vidhni dhe meperkembni ligji sipas qefit por pa pike turpi e shisni te ligen si vlere. Plehre.

    Përgjigju
  • jea: 01/10/2022 15:10

    na e shpife, nuk te durojm dot me

    Përgjigju
  • helius: 01/10/2022 15:07

    ne qofte se esht pa leje prishe pse i ve gjob, gjoba vetem mbush arken e xhepit te kryeminstrit por pallati ngelet atje sci esht, por nuk funskionon kshu, neser kur do behen gati te shkaterrojn veprat e edi rames ai do boj pakt per gjoba jo per prishje

    Përgjigju
  • Gon xhafa: 01/10/2022 13:39

    Ska gjo se e heq fatmir xhafa gjoben se nk e rrun per njeri se ky per te punon e ka punu tan jeten

    Përgjigju
  • tartan: 01/10/2022 13:28

    keto jane efktet ansore te saliut qe i ka mesuar vetem duke vjedhur

    Përgjigju
  • marian: 01/10/2022 13:28

    po e shikojme qe drejtesia keto kohet e fundit po vihet ne vend,boll duhen zhdukur keta plera

    Përgjigju
  • regi: 01/10/2022 13:27

    ja po e shikojme sesa mire dhe bukur po e kalojne vetingun keta bosat

    Përgjigju
  • elda: 01/10/2022 13:24

    ja pse eshte i nevojshem vetingu qe kta gjyqtar te korruptuar te marrin denimin qe meritojne

    Përgjigju
  • Lili: 01/10/2022 13:24

    Turp per ne qe votojme Salen Ilirin Edin.Kishim shprese tek Rama.Kur shikon ne Vlore drejtues skandaloze qe i vuri Vilma Bello me Gjiknurin eshte skandaloze.Njerez pa karakter ,zhvates,dembele,pijanece,servila...Perfundimi?Dekorohet Vilma si zv.ministre per''kontributin e dhene,,O zot!

    Përgjigju
  • Mondi: 01/10/2022 13:23

    Gjithe keto vite kane ndertuar vend e pa vend dhe kane bere cfar ju ka dashur qejfi dhe tani ankohen pse ja u prishin

    Përgjigju
  • renis: 01/10/2022 13:17

    ska me tolerime per askend, te mbajne pergjegjesi per shkeljet qe bejne

    Përgjigju
  • Nekiu: 01/10/2022 13:07

    O Piktor, ne shohim ate qe sheh dhe ti, abuzime ne mes te dites. Bojkeni hapi nje dritare te bllokuar dhe u denua nga gjykata. Vella ti ke humbur busullen, ke dale jashte realitetit. Rrethohesh nga disa servila dhe nuk kupton fare situaten. Ndihem i keqardhur qe te votova. Ti nuk ke ne fokus qytetaret per Cetin Samirin Cimin Rrokun and co. Nuk mbahet pushteti me duke thene Saliu i 97. Je bere si Ali Baba me 40 hajdute. Te kane blere qe ne gjeneze. Nuk i kundershton dot. Lere popullin te zgjedh i lire. Largohu se kembengulja e madhe per pushtet do te thote se je njollosur. E ke kthyer PS ne nje bande rrjepsash dhe kurvash. Ska fare nivel. Hidhi syte nga parlamenti, asnje deputet liri fjale pervec Braces. Cdo gje ka marre fund, por qendron ne kembe prej propagandes. Nuk jam me Saliun as Ilirin sepse jane bashkeudhetaret e tu. Jam me brezin e ri qe detyrohen te te bejne lavde sepse i hedh ne rruge....

    Përgjigju
    • Qytetar: 01/10/2022 15:47

      Nje nga komentet më te bukur, po mbeten vetem njerezit qe nuk kane asnje shprese ne Shqiperi, po ikin te gjithe. Boll duruan Ali Baba-n me hajdutet e tij, na e ke shpiff qe mos u ngopsh!

  • Luan: 01/10/2022 12:53

    Nese nuk finalizohet vettingu sa e shpejt o kryeminister nuk do shohim kurre hajer ne vend sepse jane shume ato , ti bej nje te mire ato 3 te keqia, e ne fund po ti i keqi.

    Përgjigju
  • Alban: 01/10/2022 12:49

    Gjykates kryecekan qe e kane bere magjistraturen ne plepa me kurs 6 mujorsh, nuk shohin gje tjeter pervec lekut.

    Përgjigju
  • AsnjanesRealist: 01/10/2022 12:47

    Shtet i shkermoqur ,pa bythe, pa karakter pa force ,shtet qe gjynjezohet nga droga,kjo ndertese nuk u ngrit ne ndonje cep te harruar te shqiperise ku nuk shkonte dot dhia e eger,u ngrit ne mes te Tiranes aty ku ti dhe gjithe qeveria jote ,aty ku kryekari bashkise Tiranes kalon cdo dite. Thjesht jeni te peshtire ,te neveritshem njesoj si Sali shpellari vetem me nje ndryshim qe ky ndertim nuk ndodhi ne kohen e tij por ne kohen tuaj!!

    Përgjigju
  • Serena: 01/10/2022 12:36

    Nje pytje tjeter kto katet jasht projektit i mban ai pprojekti bje fjala per termete per rregulla duke qene se presupozohet t jete fillu per 14 kate me pak apo kta qe kur e kane fillu e kan nis me mendjen per ti be kto katet dhe nuk ju ka lind si mendim rruges

    Përgjigju
  • drilon: 01/10/2022 12:30

    po duhet te ndeshkohet ai qe e ka marr kete vendim pasi eshte komplet i gabuar dhe si mund ti dalesh kundra qeveris per nje vendim te till

    Përgjigju
  • miri: 01/10/2022 12:28

    po shume gabim kan bere prandajshkoja gjith ate ndertes po ai pronari si bene gjith ate pallat pa leje se kupto

    Përgjigju
  • Jorgo: 01/10/2022 12:27

    Shum mir po ja u ben se jan mesuar mir keta plehra duke ndertuar vend e pa vend

    Përgjigju
  • Eno: 01/10/2022 12:22

    Nxirrini perpara ligjit keta gjykates te cilet abuzojn me detyren dhe postin qe kane

    Përgjigju
  • Ani: 01/10/2022 12:19

    Keto gjykates qe abuzojn me punen dhe pushtetin e tyre meriyojn nje denim maksimal

    Përgjigju
  • Gezim: 01/10/2022 11:59

    Un si kuptoj kto njerz realisht. Sa paguhten gjykatsa prokurora e me the te thash kishin nxjerr ato lejet e ndertimit tamam edhe ishin ne rregull

    Përgjigju
  • Ledi: 01/10/2022 11:39

    Per vite kan ber cfar ju ka dashur qefi erdhi koha qe tani cdo kush te denohet per cfare ka ber

    Përgjigju
  • Tea: 01/10/2022 11:38

    Mir ben rama qe nuk toleron askend por te gjithve i jep denimin e duhur

    Përgjigju
  • Qytetari: 01/10/2022 11:35

    Ne skemi uji akoma ne rubinetaaa…. O Edi meru me problemet reale te Shqiperise, siguri, shendetesi, arsim dhe infrastrukture, meru me vende pune dhe ndihmat sociale. Nuk u ngope kaq vite?? 4 derrasa dhe 1meter kub dhe ke per te marr dhe ti, si te gjithe te tjeret. Bej per popullin kete mandat se na lodhe me fasadat.

    Përgjigju
    • Serena: 01/10/2022 12:37

      Ka 15 vjet vetem llafe ka cdo dite konference shtypi

  • Kudret: 01/10/2022 11:22

    Ska me toleranc per asnje , te gjith duhet te trajtohemi si te barabarte dhe cdo ndertim pa leje le te rrezohet

    Përgjigju
  • Ani: 01/10/2022 11:22

    I erdhi fundi kohes se ryshfeteve eshte koha e drejtesis

    Përgjigju
  • Klea: 01/10/2022 11:21

    Ka mjaft te drejt sepse kjo gje ka ndodhur me vite por tani erdhi koha te marri fund

    Përgjigju
  • Orion: 01/10/2022 11:20

    I duhet terrhequr veshi edhe ketyre prokuroreve se akoma vazhdojn si ne kohen e sales me lek, e blihen

    Përgjigju
  • Berti: 01/10/2022 11:17

    Tashme nuk kemi pare me njerezit rom me cadra andej nga bregu lumit ,fatmiresisht ju i keni strehuar komunitetin rom te pallatet ne Shkoze

    Përgjigju
  • Joni: 01/10/2022 11:16

    Le te denohen te gjithe dhe prokuroret te bejne punen tamam

    Përgjigju
  • Flori: 01/10/2022 11:15

    Drejtesia duhet te funksionoje per te gjithe dhe te futen ne burg keto qe ndertojne pa leje

    Përgjigju
  • Fatmir: 01/10/2022 11:15

    Shume e vertet me perpara cdo punonjes shteti korruptohej dhe prandaj kemi arritur deri ne kete situate qe jemi sot,se po mos te merrnin ryshfete keto njerez nuk do ishin problem tani ndertimet pa leje

    Përgjigju
  • aleks: 01/10/2022 10:31

    kjo drejtesi esht ajo drejtesi qe po te shpeton koken ty, masonit tend gjiknurit, spiropalit, kokcepit balla, edhe kushedi sesa te tjere qe sdihet sesa kan vjedhur edhe shitur shqiperine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm