Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë të dosjes e mbështetën kërkesën e tyre duke u bazuar në Kodin e Proçedurës Penale, i futur në fuqi në datën 1 gusht, i cili qartëson se të gjitha gjykatat e shkallës së parë duhet të kenë trupa gjyqësore me përbërje 3 gjyqtarë.
Por kjo kërkesë e të pandehurve, është quajtur si e pabazuar në ligj.
Nisur nga kjo situatë, të pandehurit kanë akuzuar gjyqtarët se janë të njëanshëm dhe për pasojë, kanë kërkuar përjashtimin e tyre. Pas kësaj kërkese, 5 të pandehurit janë larguar nga salla e gjyqit, duke refuzuar të dëgjojnë dëshminë e noterit Mitri Prifti.
Ky i fundit djali i hallës së biznesmenit Jani Zaka, që dyshohet se është kërcënuar nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për marrjen e një garazhi prej 1200 m2 që Zaka e kishte blerë vetëm disa muaj tek biznesmeni Fatmir Sinanaj.
Prifti i ka thënë gjykatës se nuk ka asnjë njohje me personat e pandehur.
Ndërkohë që për sa i përket dëshmisë së tij për kërcënimit, noteri deklaroi se kushëriri i tij Jani Zaka ka pasur probleme vetëm me shtetasin Fatmir Sinani dhe djalin e tij, Ardi Sinani.
Në seancën e djeshme ishte planifikuar të pyetej dhe babai i biznesmenit Jani Zaka, por dëshmia e tij nuk u dëgjua për shkak se ishte paraqitur pa kartën e identitetit.
Dëshmia në Gjykatë
Prokurori:Dëshmitar mund të na tregoni para gjykatës se çfarë lidhje keni me shtetasin Jani Zaka, si jeni njohur me të dhe çfarë lidhje keni juve me këtë person?
Prifti: Me Jani Zakën jemi kushërinj, e kam djalin e hallës.
Prokurori:Me sa kini dijeni kujtoni ndonjë bisedë që keni pasur me Jani Zakën për çështjen e problemesh që ai ka pasur?
Prifti:Kemi diskutuar disa herë për probleme të ndryshme, por herën e fundit kam folur me të për një problem që i kishte dalë me një garazh 1200 m2.
Prokurori:Ku ndodhej ky garazh, kujtoni çfarë zone ndodhet?
Prifti: Këtu në Tiranë ndodhet në zonën e “Nisharakut”.
Prokurori:Çfarë keni dikutuar me Jani Zakën për këtë problematikë që i kishte dalë me këtë pronë?
Prifti:Biseda që donin tja mernin pronën.
Prokurori:Kush kërkonte tia merte?
Prifti: Ai më tregonte se garazhin ja kishte blerë shtetasit Fatmir Sinani, por pas disa kohësh Sinani së bashku me djalin e tij, pretendonin se pronën e kishin shitur me çmimin jo real të saj.Dhe në këto kushte ja kërkonin Janit që tia kthente. Me sa di unë Jani i ka kërkuar, që familja Sinani ti kthente shumën e parave që i kishte blerë pronën dhe ai do ja kthente garazhin.
Prokurori: Po me persona të tjerë ju ka treguar Jani Zaka që të ketë pasur konflikte?
Prifti: Ai në atë periudhë më tha se konflikt dhe kërcënime kishte vetëm nga familja Sinani.
Prokurori: Sa kohë keni që nuk e keni takuar Jani Zakën. Ose kur ka qënë takimi i fundit mes jush
Prifti: Para një viti.
Prokurori: Ku ndodhet tani Jani Zaka, pse është larguar nga Shqipëria?
Prifti: Ka dalë jashtë. Për arsye financiare, ka jetën e tij…
Prokurori: Po ndonjë nga të pandehurit që ishin në këtu njihni apo keni njohur më pare ndonjërin prej tyre?
Prifti: Jo.
Shullazi largohet nga salla e gjyqit
Vendimi i Krimeve të Rënda për të lënë në fuqi trupën prej 5 gjyqtarë në procesin ndaj Emiljano Shullazit, ka sjellë pakënaqësi te ky i fundit.
Pas këtij vendimi të Krimeve të Rënda, Emiljano Shullazi me të pandehurit e tjerë janë larguar nga salla e gjyqit në shenjë proteste.
Më pas procesi ka vijuar me dëshminë e noterit Mitri Prifti.
Kërkesa e avokatit Vladimir Meçi është bazuar te një vendim i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori i cili ka urdhëruar krijimin e trupave me tre gjyqtarë dhe jo pesë.
(Urdhri i Zaganjorit për krijimin e trupës me 3 gjyqtarë te Gjykata e Lartë)
(Noteri Mitri Prifti)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com