Gjyqi ndaj Shullazit, dëshmon
shoferi i Beqajt: Më kërcënuan

Prokuroria e Krimeve të Rënda siguron një tjetër dëshmitar për të mbrojtur akuzën e ngritur ndaj Emiliano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës, Endrit Qyqes dhe Blerim Shullazit.

Për afro 1:30 minuta në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të martë ka dëshmuar shoferi Ylvi Beqaj Besnik Musai. Musai dëshminë e tij para togave të zeza duke deklaruar se dy ditë më parë ditën e dielë pasdite familja e tij në Durrës ishte kërcënuar nga dy persona të panjohur.

Sipas Musait ai kish mbërritur në gjykatë për të treguar gjithçka dinte në lidhje me mosmarrëveshjet që punëdhënësi i tij Beqaj njëherazi dhe bashkëjetuesi i motrës së tij kishte me Shullazin.

Musai ka deklaruar para togave të zeza se ditën që është nënshkruar kontrata e dhurimit të hotel Vollgës mes Beqajt dhe Shullazit ky i fundit e ka kërcënuar Beqajn para zyrës së noteres Aida Spahiu në Durrës duke i vënë pistoletën në bark.

Musai ka rrëfyer dhe për pagesë 80 mijë euro që Beqaj i kish dhënë Gilmando Danit pas kërcënimeve me jetë, por këto pretendime u kundërshtuan nga të pandehurit.
Avokati i Shullazit, Vladimir Mece u shpreh se dëshmia e Musait është e rreme dhe për ta vërtetuar këtë gjykata ka pranuar kërkesën për ballafaqim.

Në seancën e kësaj të marte ishin planifikuar për të dëshmuar dhe ish kreu hipotekave Ilirjan Muho, Merita Qato, Fejzi Kodra, Luan Leka e Roland Tare por dëshmitë e tyre u shtynë për seancën e të martës së ardhshme.

Besnik Musai u shpreh se konfliktet mes Shullazit e Beqajt nisën pas nënshkrimit të kontrates Noteriale për të cilën dhe ai ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2016 është dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë.

Dëshmia e plotë
Prokurori: Cila është njohja juaj me Ylvi Beqjan, dhe në çfarë rrethanë jeni njohur juve me të?

Musai: Njihemi. Kemi marrëdhënie punë. Ai ka qenë punëmarrësi im si shofer. Nuk kam marrëdhënie tjetër me të.

Prokurori: A ju ka folur shtetasi Ylvi Beqja për të pandehurin Emiliano Shullazin dhe personat e tjerë të pandehur në këtë gjykim?

Musai: Më ka treguar, për një rast rast kontrate. Bëhej fjalë për cështja e pronësie, për çështjen e Vollgës? 

Prokuroria: Dëshmitar, çfarë ju ka treguar më konkretisht? Mund të na thoni më shumë për këtë rast, çfarë bisedash keni kryer me Beqjan për këtë pjesë?

Musai: Ditën që shkuam tek noterja Aida Spahiu për të dërguar disa dokumente.

Prokuroria: Ishte ndonjë person tjetër që njihnit aty. Gjatë qëndrimit aty patë ndonjë person aty që e njihnit?

Musai: Pastaj u kthyem po aty pasdite vonë. Ishte Gilmando Dani dhe Endri Qyqja. Ylviu më tha që do të bënim kontratë për dhurimin e një pjese të “Vollgës”.

Prokuroria: Kur shkuat aty,cfarë dite ka qënë, mbani mend sa ka qënë data?

Musai: Nuk e kujtoj datën, por ka qenë pasdite.

Prokuroria: Po pasi keni shkuar aty, keni vënë re persona të tjerë, më konkretisht shtetasin Emiliano Shullazi ishte aty?

Musai: Në Durrës Shullazi ka ardhur pak me vonesë. Ai u fut brenda në zyrën e noteres bashkë me Gilmandon, kurse Endrit Zela mbylli qepenin. Pas 15 minutash dëgjova të thirrura. U hap qepeni dhe doli nga aty Shullazi bashkë me Ylviun, të cilin e kishte kapur në qafë.

Prokurori: Jeni në gjëndje të na tregoni çfarë bisede po bënin I pandehuri Shullazi me Beqjan?

Musai: Nuk i dëgjoja dot fjalët, pasi unë isha në një farë distance, por pashë Shullazin t’i verë Ylviut pistoletën në bark. 

Prokurori: Mirë dëshmitar. Në këtë moment çfarë veprimi bëtë ju?

Musai: Nuk më pëlqyen veprimet e tij por qëndrova i qetë. Ata u futën në zyrë dhe dolën pas 15 minutash. Ylviu doli i mërzitur. Në makinë thuajse nuk foli fare. Unë në një moment i thashë “…Ç’miq i paske ti këta…?”. Disa ditë më vonë ai më tha që pas takimit tek noterja ata i kishin kërkuar shuma të mëdha parash.

Prokurori: Jeni në dijeni se kush nga të pandehurit komnunikonte me Ylviun dhe i kërkonte në mënyrë të vazhdueshme para?

Musai: Ylviu komunikonte me Gilamdo Dani, që i kërkonte shumat e parave.

Prokurori: Nga e dinit juve këtë gjë, keni pasur biseda të tilla me Ylvi Beqjan apo keni qënë prezent në ndonjë takim mes tyre?

Musai: Unë isha me të në makinë dhe i dëgjoja bisedat që zhvillonte Ylviu me këta persona që përmenda.

Prokurori: Dëshmitar në dijeninë tuaj Ylviu ka dhënë shuma parash tek këta persona që ju përmendët. Nëse po mund të na tregoni në sa raste ka ndodhur një gjë e tillë?

Musai: Po,me sa mbaj mend më kujtohen disa raste. Në rastin e parë u nisëm drejt parkut. Unë pashë tek xhepi makinës një sasi të madhe parash, të ambalazhuara me një letër. Ishin 80 mijë euro. Shkuam tek një lokal tek ish-parku jashtë të cilit priste Gilmando Dani. Unë ndenja në makinë. Ylviu ndenji 5 minuta me të dhe pastaj u kthye. 

Prokuroria: Po veç këtij rasti, a ka pasur ndonjë rast tjetër?

Musai: Po ka pasur dhe raste të tjera. Në një rast tjetër kishin 70 mijë euro. Po vinin nga Durrësi drejt Tiranës. Në Vorë patëm një incident, dikush na përplasi automjetin me indietro. Shkuam në servis dhe nuk vazhduam rrugën për Tiranë. Ylviu më tha që shumën e parave do ia dorëzonte sërisht Gilmandos. 

Prokuroria: Po gjatë bisedave që bënit me shtetasin Ylvi Beqja, ju ka treguar për ndonjë kërcënim nga ana e të pandehurve?

Musai: Po më ka treguar. Ka qenë një periudhë ku ai merrte kërcënime. Ai ikte në Turqi dhe ne kontaktonim përmes numrave turq dhe arabë. 

Prokuroria: Dëshmitar, veç juve, në dijeni të këtyre kërcënimeve ka qenë njeri-tjetër në dijeni të tyre?

Musai: Po ka qënë. Ishte një punonjës i tij, Romeo Tarja, bodigard i Ylvi Beqjes. Ai i shmangej punës kur bëhëj fjalë për të pandehurit,gjente ndonjë justifikim. 

Prokuroria: Dëshmitar kush është M. Musai?

Musai: Është motra ime.

Prokuroria: Gjatë kësaj kohe që çështja ka qënë në gjykim, ju vetë keni pasur telashe dhe probleme për këtë çështje?

Musai: Po kam pasur. Të dielën familjen time në Durrës e kanë kërcënuar me jetë dhe më shpërthim të shtëpisë. Mamaja ime ka parë dy djem që kanë tentuar të kalojnë avllinë. I ka pyetur se ç’kërkonin. Ata i kanë thënë: “Ti ke një djalë. Nëse ai vjen në gjyq dhe thotë ndonjë gjë që s’duhet do t’i keni punët keq”. Shqetësime të tjera nuk kemi pasur…. 

Përfundon pyetjet prokuroria, radha e pyetjeve i kalon avokatëve mbrojtës dhe të pandehurve

Avokatët: Zoti dëshmitar, mbani mënd kur është nënshkruar kontrata për pronësinë e Vollgës?

Musai: Nuk e kujtoj dot, por ka qenë kohë dimri. Mbaj mend që kishim veshur xhupa. Takimi i parë ishte paradite. I dyti ishte pasdite vonë. 

Avokatët: Dëshmitar mund të na thoni si e keni njohur shtetasin  Endrit Qyqen?

Musai: E kam njohur në disa takime që bënte Yliu me Emilianon ishte edhe Qyqja. Unë i kam denoncuar veprimet e tyre në polici.

Ndërhyn i pandehuri Shullazi

Shullazi: Dëshmitar, a flisni ju me motrën tuaj?

Dëshmitari Musai, gjykatës: Nuk pranoj t’i përgjem kësaj pyetje. Nuk ka lidhje me akuzën.

Shullazi: Unë kaq po të pyes, flet, apo nuk flet, çfarë ka këtu?

Musai: Është pyetje që ka lidhje me famijarët e mi, jo me akuzën. Nuk përgjigjem. 

Shullazi: Dëshmitar mund të më thuash a e kam ngacmuar ndonjëherë motrën tuaj unë?

Musai: Nuk kam dijeni për këtë gjë.

Shullazi: Unë a të kam thënë që e kam ftuar ndonjëherë për kafe?

Musai, i drejtohet gjykatës: Refuzoj t’i përgjigjem pyetjes.

Gjykata: I pandehur, nuk pranohet pyetja dhe ju tërheq vëmëndjen. Vazhdoni me pyetje tjetër dhe përmbaju akuzave që janë objekt gjykimi dhe mos u
përqëndro në marrëdhëniet familajre.

Shullazi, gjykatës: Zoti gjyqtar, pyetje po bëj dhe më lejo në të drejtën time të pyes.

Gjykata:Pyet për objektin e gjykimit jo për gjëra që s'janë objekt gjykimi.

Shullazi: O Zoti gjyqtar do ta mbash gjyqin si është për t’u mbajtur apo jo? Apo të ikim fare?

Avokati: Dëshmitar erdhët me policë këtu, po na e sqaroni njëherë se me çfarë statusi jeni, i penduar, bashkëpunëtor i prokurorisë, apo çfarë?

Musai: Unë jam dëshmitar i mbrojtur i shtetit. 

Shullazi: Të thirri prokuroria, apo shkove vetë?

Musai: Shkova vetë tek Prokuroria për Krimet e Rënda.

Shullazi: Kush të priti aty?

Musai: Më priti një oficere aty.

Shullazi: Po si e dije, që ishte ajo oficere që kishte dosjen hetimore kundra nesh?

Musai: Nuk e di. Mua më orientuan tek hyrja e Prokurorisë të shkoja tek ajo. 

Shullazi: Ore sa vjeç e ke mamin ti?

Musai, gjykatës: Zoti gjyqtar refuzoj të përgjigjem.

Krijohet ilaritet në sallë

(Ndërhyn gjykata)

Shullazi: Nuk kam më pyetje.
shullazi
Emiljano Shullazi sot para gjykatës së krimeve të rënda

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis