Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati
Vangjush Dako gjatë një seance në GJKKO
Tiranë- Po zhvillohet ne GJKKO seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, për të cilin SPAK kërkoi dënimin me 2.8 vite burg, me gjykim te shkurtuar.
Ndaj ish-zyrtarit vendor rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës në dy raste.
Dako aktualisht në arrest shtëpie, nuk ndodhet vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij, Petrit Ismaili, i cili gjatë konkluzioneve përfundimtare kërkoi pafajësi ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.
Seanca e 21 Nëntorit u shty për mungesë avokatësh. Kurse më 12 Nëntor, SPAK-u dha pretencën për 4 të pandehurit e dosjes, ku për ish-kryebashkiakun kërkoi 4 vite izolim, që të konvertuara me gjykim të shkurtuar kthehen në 2,8 vite burg.
Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar 'arrest me burg' por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në 'arrest shtëpie' për shkak të kalimit të afateve. Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.
Në Tetor 2024 GJKKO vendosi që dosja të kalonte për gjykim në seancë normale.
Pretenca e SPAK-ut:
1-
Vangjush Dako, - ish kryebashkiaku i Durrës - Kërkohet 4 vite burgim, konvertohet në 2,8 vite me gjykim të shkurtuar
2-Fatmir Ejupi, - ish-topograf i bashkisë Durrës - Kërkohet 3 vite burgim, konvertohet në 2 vite me gjykim të shkurtuar
3-Fiqiri Farruku, - Ndërtuesi i pallatit 11 katësh - Kërkohet 3 vite burg. Konvertohet 2 vite me gjykim të shkurtuar. Dënimi pezullohet dhe kthehet 4 vite në shërbim prove
4 -
Adrian Bulku, - Kërkohet 3 vite burgim. Konverohet 2 vite me gjykim të shkurtuar. Dënimi pezullohet dhe kthehet me shërbim prove
(Lajmi në përditësim...)
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1021
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48
-
Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë
25 Nëntor, 10:25
-
Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit
25 Nëntor, 09:17
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Hetimet: Polici i komisariatit nr 2 në Tiranë ekzekutoi ndërtuesin, arrestohet dhe i vëllai! Motivi? Konflikte pronësie
24 Nëntor, 15:07
-
'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: Djali tjetër ka pasur thikë më të vogël
24 Nëntor, 12:44
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
24 Nëntor, 12:22
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55