Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka paditur ditën e sotme qeverinë, pasi kjo e fundit një muaj më parë më 12 qershor iu hoqi të drejtën për t'u pajisur me pasaporta shërbimi dhe diplomatike.
ReportTv ka siguruar padinë e shoqatës kombëtare të gjyqtarëve ku në 10 faqe, ata rendisin argumentet se përse vendimi i qeverisë është i padrejtës. Këtë të drejtë gjyqtarët e gëzojnë prej 2 shtator 1997, ndërsa tashmë ajo është hequr po me vendim qeverie dhe ka vënë gjyqtarët përballë qeverisë në një proces gjyqësor.
Padia është depozituar në Gjykatën e Apelit Administrativ ndërsa pritet që me short të përzgjidhet trupa gjykuese dhe të publikohet data e seancës. Sipas gjyqtarëve, kjo e drejtë atyre u lind nga Kushtetuta ku sipas tyre paga dhe përfitimet e tjera të magjistratëve atyre nuk mund t'i ulen. Gjyqtarët argumentojnë se heqja e kësaj të drejte atyre do t'i rriste kostot e marrjes së vizave tek vendet të cilat kërkojnë vizë dhe deri më tani ata kanë udhëtuar me pasaporta shërbimi.
Një tjetër argument i gjyqtarëve në këtë padi është edhe neni "138" i Kushtetutës ku sipas tyre flet për ta dhe statusin e tyre duke garantuar përfitimet dhe të drejtat që ju rrjedhin nga ky status. Ky vendim i qeverisë preku një sërë kategorish që kishin këto privilegje ndërsa reforma u ndërmor nga Ministria e Jashtme e cila së pari preku targat diplomatike, konsujt e nderit e më pas pasaportat e shërbimit dhe ato diplomatike.
Heqja e pasaportave diplomatike për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, shoqëruesve të zyrtarëve ka qenë një ndër punët e para të bëra të ministrit Cakajt sapo u emërua në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një grup me 14 gjyqtarë të dy shkallëve të GJKKO vizitë në SHBA: Ju mbështesim të vendosni në mënyrë të pavarur dhe me fakte, pavarësisht kërcënimeve!
25 Shtator, 10:57
-
Qytetarët bënë 2104 ankesa për gjyqtarët, ILD propozoi 3 shkarkime, 5 ulje page dhe 1 vërejtje publike
20 Nëntor 2023, 13:55
-
Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, vizitë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg
15 Nëntor 2023, 18:56
-
40 gjyqtarë i shtohen sistemit të drejtësisë! Mesazhi i Llagamit: Kultivoni durim dhe përulësi, drejtësia dhe e vërteta e gjejnë vetë rrugën e tyre
20 Tetor 2023, 12:29
-
40 gjyqtarë të tjerë i shtohen sistemit të drejtësisë, betohen nesër në KLGJ
19 Tetor 2023, 16:47
-
Vonesa në zbardhjen e vendimeve, ILD heton 3 gjyqtarë! 2 magjistratë zbardhën vendimet me 107 dhe 120 ditë vonesë! Hetimi: Një prej tyre s’i dorëzonte fare vendime
6 Tetor 2023, 17:16
-
Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Avokatët rezerva për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk jemi ne problemi
19 Shtator 2023, 15:51
-
Ndryshon ligji / Rritet me 350 mijë lekë paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si nisi beteja pas një gabimi në llogaritje nga Ministria e Financave
27 Prill 2023, 16:15
-
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Qeveria ka cenuar statusin e gjyqtarëve, u hoqi të drejtën për t'u pajisur me pasaportë shërbimi
6 Korrik 2022, 09:36
-
U shkarkuan nga vetting-u, dhjetëra prokurorë e gjyqtarë “bëhen” avokatë
28 Maj 2022, 11:06
-
EKSKLUZIVE/ Gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit rimarrin pasaportat diplomatike e ato të shërbimit! Fitojnë ‘betejën’ me Qeverinë në Gjykatën e Lartë
12 Maj 2022, 16:03
-
‘Respektin ma ka mësuar mamaja ime’, Casemiro shpjegon raportin e vështirë me gjyqtarët! Braziliani: Tifozët e Realit gabuan me Bale
12 Prill 2022, 15:59
Kete nuk e marr vesh flasin ne emer te popullit po kush i zgjedh keta gjyqtare
PërgjigjuNjerezit jane te barabarte perball ligjit. Pse disa duhet te jene me te barabarte??pa pyeti ata gjuqtaret e kalojne vetingun apo japin dorheqjen
PërgjigjuGjygjtaret kane te drejte te kerkojne te gjitha te drejtat e tyre qe i jep ligji . Po shqiptaret nuk kane te drejte ti kerkojne gjyygjtareve te japin te japin drejtesi sipas ligjit ? Nuk po shikon populli se cfar kane ndodh me drejtesine qe vec pasurimit, kane shkaktuar trauma sociale dhe kane te lire korrupsionin shteteror dhe pse pagohen me tajsat e popullit.Binomi politik drejtesi jane shkaktar te tranzicionit te traumatizuar shqiptar.Kjo nuk eshte demokraci ,por demokrature ku politika mban nen shtypje popullin me ligje dhe konjuktura antidemokratike
Përgjigjupasaporta diplomatike qe te nxjerin jashte parate e vjedhura ,se nuk kontrollohen neper aeroporte ..... jo vetem pasaporten por konfiskim pasurie dhe heqje te drejten e ushtrimit te pofesionit parazitet e shoqerise peme pa kokrra
PërgjigjuPerse u duhet pass diplomatike ketyre gjyqtareve??? Te kalojne vettingun njehere dhe te mos "dezertojne" pa dorezuar mundesisht vullnetarisht ate ckane pervetesuar nga puna e tyre e ndyre( jo te gjithe).,I kerkojne pass per te levizur lirshem neper bote , per te transferuar parate e tyre. Ah qena qena!
PërgjigjuPer çfare duhen pasaportat diplomatike kur ju jasht shtetit shkoni per interesa tuaja personale dhe per pushime, sipas jush gjithe populli duhet te marre pasaporta diplomatike
Përgjigju