Gjyqtari i shkarkuar nga Vettingu kërkon rikthimin në detyrë: Pasuria ime e justifikuar!

Gjyqtari i shkarkuar nga Vettingu kërkon rikthimin në detyrë: Pasuria ime e justifikuar!

Gjyqtari Besim Trezhnjeva përpara KPK-së

Në seancën e 13 prillit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli si të papërshtatshëm për të vazhduar udhëtimin në drejtësi gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke iu referuar raportit të ILDKPI tha se Trezhnjeva ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave.

Si pasuri të gjyqtarit u treguan tre apartamente në Tiranë e Durrës, një sipërfaqe prej 1920 metra/katrorë tokë në Baldushk, e blerë gjatë 2012 për 878 mijë lekë dhe një automjet prej 16 mijë eurosh.

Por, sipas kontrollit të Vettingut dyshohet se gjyqtari nuk justifikon burimin e aseteve në vlerën e 20 milione lekëve, ndërsa nuk ka deklaruar edhe një llogari bankare prej 150 mijë lekë, kjo e fundit u konsiderua nga avokati i tij si një harresë e të bijës. Gjyqtari s'e ka pranuar shkarkimin dhe këtë të mërkurë, në KPA është regjistruar çështja e Besim Trezhnjevës, që kërkon rrëzimin e vendimit të KPK-së dhe rikthimin në detyrën e gjyqtarit të Apelit, e njëkohësisht edhe në garën si kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Pas shortit të hedhur, trupa gjyqësore që do të vendosë për Besim Treshnjevën përbëhet nga kryesues, Ardian Hajdar, Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën