Akte dhune janë regjistruar mesditën e 4 shkurtit në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, gjatë një proteste të punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë së qytetit bregdetar.

Sipas policisë, gjatë protestës ku ndodheshin edhe gazetarë për pasqyrimin e situatës, personi me inicialet A. H., 33 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se në gjendje të dehur ka nisur fillimisht debate verbale dhe më pas fizike me gazetarin G. K., 33 vjeç.

Më pas, i njëjti person ka goditur me grushte edhe një 67-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Autori i dyshuar u shoqërua në Komisariati i Policisë Vlorë, ku pas veprimeve të para hetimore dhe komunikimit me prokurorin e gatshëm, u mor nën hetim në gjendje të lirë.

Materialet janë referuar në Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. 

Njoftimi i plotë i Policisë

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit A. H., 33 vjeç, banues në Vlorë. Më datë 04.02.2026, rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku ishte njoftuar zhvillimi i një proteste nga punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë, dhe ku të pranishëm ishin edhe gazetarë të mediave të ndryshme për pasqyrimin e situatës, shtetasi A. H., dyshohet në gjendje të dehur, ka nisur fillimisht debate verbale dhe më pas fizike me shtetasin G. K., 33 vjeç, me profesion gazetar.Më pas ka goditur me grushte edhe një 67-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Shtetasi A. H, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore dhe komunikimit me Prokurorin e gatshëm, u procedua penalisht  në gjendje të lirë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"


Lajmi kryesor:

Punonjësit e pastrimit në Vlorë në protestë për pagat! Mersini: Pagesa kryhet sot, vonesa erdhi nga Thesari i Shtetit